LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD do e ketë përparësi absolute arsimin, ne do të rikthehemi me një buxhet prej 5 përqind ose më shumë

Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës theksin e vuri edhe tek rënia e numrit të nxënësve në shkolla, teksa shtoi se pa rindërtuar arsimin, çdo hap përpara për vendin është i pamundur.

7 Mars 2026, 12:47 Nga E. D
Berisha: PD do e ketë përparësi absolute arsimin, ne do të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do e ketë përparësi absolute arsimin, duke e rikthyer atë në qendër të politikave kombëtare dhe duke garantuar një buxhet prej 5 përqind ose më shumë për modernizimin e sistemit arsimor në të gjitha nivelet. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës theksin e vuri edhe tek rënia e numrit të nxënësve në shkolla, teksa shtoi se pa rindërtuar arsimin, çdo hap përpara për vendin është i pamundur. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se një pedagog pa kërkim shkencor nuk ka vlerë dhe kërkimi shkencor duhet të jetë testi më kryesor për qenien e tij pedagog ose jo.

"Pra, gjithçka shkoi në një degradim të madh. Arsimi në të gjitha nivelet, në të gjitha ciklet. Asnjë pushtues nuk do mund ta shkatërronte në 11 vite kaq shumë sa e ka shkatërruar ky regjim. Sot, në vitin 2025 në shkollat tona kishte 405 mijë nxënës. Në vitin 2013 kishte 801 mijë nxënës. Pra, 49 përqind më pak në 11 vite. Pa luftë civile. Pa kalamitete kombëtare, veçe me politikat shpopulluese të Çubrilloviçit, në të cilat është edhe shkatërrimi i arsimit. U përmend këtu se nga Kukësi shkojnë në Prizren, sepse në çdo gjë Kosova është shtet, nuk është narkoshtet. Nuk është shtet i pasur, por është shtet dhe mban qëndrimin që një shtet duhet të mbajë ndaj arsimit, bujqësisë, shëndetësisë.

U them unë, e gjithë zona nga Kalaja e Dodës gjer në Valbonë shkojnë dhe mjekohen në Gjakovë dhe Prizren sepse është shtet dhe jo një mafie e tmerrshme si kjo këtu. Imagjinoni ju. Ndaj dhe ju siguroj se PD do të ketë përparësi absolute arsimin dhe në qoftë se bëhet fjalë nga do ta nisim ne rindërtimin, nga arsimi do niset. Pa rindërtuar arsimin, nuk ka hap të vërtetë përpara. Do ta nisim përsëri me mësuesin duke e vendosur atë në piedestalin që meriton. Meriton respektin, nderimin. Meriton shpërblimin për misionin që ka. Dhe ne i rikthehemi kësaj fuqishëm. Sikundër ne i rikthehemi me një buxhet 5 përqind apo më shumë investimit në modernizimin e këtij sistemi në të gjitha aspektet.

Nuk ka akt më armiqësor se sa të godasësh kërkimin shkencor në universitete. Një pedagog pa kërkim shkencor nuk ka vlerë dhe kërkimi shkencor duhet të jetë testi më kryesor për qenien e tij pedagog ose jo. Por që të bësh këtë duhet të krijosh kushte. Sot është e pamundur. 50 vite më parë ishte zëvendësdekani që na firmoste të gjitha dokumentet për projektin shkencor. Dhe ato kushtonin se ishin kimikate, lepuj, minj, kavie. Ai kishte kompetencën. Tani duhet ministria. Duhen xhahilët. Injorantët, hajdutët. Si mundet?" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj