Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha solli sërish në vëmendje zgjedhjet e Himarës, ku tha se Rama solli votues nga Dropulli në Himarë që të merrte fitoren e zgjedhjeve.
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi anëtarëve që të sqarojnë çdo qytetar se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit.
Për sa i përket zgjedhjes së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025-sës, Berisha theksoi se do vijohet me primaret brenda partisë.
Kryedemokrati tha se "jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij." Berisha solli sërish në vëmendje zgjedhjet e Himarës, ku tha se Rama solli votues nga Dropulli në Himarë që të merrte fitoren e zgjedhjeve.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Dhe meqë jam këtu, unë ju lutem shumë të sqaroni çdo anëtare dhe anëtar tonin dhe çdo qytetar dhe qytetare, se ajo që votuat në parlament nuk ka asnjë lidhje me problematika e mëdha të zgjedhjeve, të cilat kanë rrënuar barazinë e zgjedhjeve, karakterin e tyre, kanë siguruar kontrollin e vullnetit të qytetarëve nga qeveria.
Me këtë rast, dua të them se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit. Dhe unë besoj se, asnjë demokrat nuk duhet të imagjinojë se një parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve do mund t’i lejonte vetes t’i bëhej shkak që ajo e drejtë themelore kushetuese t’ju mohohej qytetarëve shqiptarë në kohën që ajo e kishte shpallur publikisht atë që nga viti 2012 e në vazhdim.
Së bashku me të, PS kushtëzoi edhe shqyrtimin e vendimit tjetër të gjykatës, dhe natyrisht nqs ne nuk pranonim shqyrtimin e atij vendimi, sot 1.6 mln shqiptarë do të ishin pa të drejtë vote. Ne nuk mund të merrnim atë përgjegjësi. Ai vendim u shqyrtua dhe, ai vendim hoqi disa pengesa artificiale të vendosura që rekomandoi gjykata.
Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e Primareve. Të dashur miq, jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij. Ç’ka do të thotë se në zgjedhjet e vitit 2025, do të bëhet e vërtetë fjala e tij se, nuk keni parë gjë akoma. Se do të përdorë mekanizma të tjerë për të grabitur votën që ne akoma nuk kemi parë.
Se i tillë është oreksi i tij për pushtet, e bën që të heqë dorë nga çdolloj parimi. Ju e patë në Himarë, nuk ngurroi të sjellë nga Dropulli votues në Himarë, dhe të shkarkojë drejtorin e pergjithshëm të Gjendjes Civile vetëm e vetëm se ai refuzonte një akt të tillë.
mbledhja e kryesisë TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka zba...
mbledhja e kryesisë se pd TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjatë fjalë së tij se që nga viti 2017 deri në...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike po mban fjalën e tj në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë...
Rama dhe Koçiu Teksa spitalet publike përballen me mungesën e ilaçeve dhe pacientët lihen pa kurim deri në vdekje me just...
mbledhja e komisionit TIRANË-Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi...
Fjoralba Dizdari TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka dalë sot në nj&...
Selia e PD TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme rreth orës 18:00. Këtë lajm e ka konfirmua...
Armela Krasniqi TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi ka bërë një raportim në Komisionin e M...
Elina Valtonen dhe Igli Hasani TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një ta...
Këshillit të Rregullores dhe Mandateve TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku po diskutohej çës...