E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Kryedemokrati ngriti dyshime se pas investimit në Portin e Durrësit, qëndrojnë njerëz me të shkuar kriminale.
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, lidhur me refuzimin që ky i fundit i bëri projektit të marinës për qytetin bregdetar të Durrësit. Duke folut në tryezën e diskutimit mbi zhvillimet e Portit të Durrësit, Lideri i opozitës tha se refuzimi erdhi për shkak se Rama kërkoi ryshfet prej 10 milionë euro në mënyrë që të niste ndërtimi i portit të marinës për Durrësin. Kryedemokrati ngriti dyshime se pas investimit në Portin e Durrësit, qëndrojnë njerëz me të shkuar kriminale.
"Ishte bërë projekti, ishte bërë tenderi, ishte shpallur fituesi dhe do fillonte puna dhe Durrësi do bëhej me portin e marinës që i takonte, që i mungonte. Cila është historia? Historia është kjo, është e regjistruar biseda e Edi Ramës me Ylli Ndroqin, në të cilën Edi Rama i thotë Ylli Ndroqit, i thuaj atij arabit tënd që pa 10 milionë euro nuk fillon punën. Ylli Ndroqi i thotë, unë për 10 milionë nuk i them dot. Kjo është e vërteta. Kjo është në dosje. Këto i ka denoncuar Ylli Ndroqi. Dhe ky refuzim rrëzoi projektin e shkëlqyer të portit të marinës për Durrësin, sepse Edi Rama donte së paku ryshfet 10 milionë.
E kemi denoncuar shumë herë, publikisht dhe në të gjitha mënyrat. Dhe pastaj i vuri syrin portit mijëravjeçar.
Port, i cili kishte mundësi thellimi dhe një tender ishte bërë për ta thelluar në mënyrë që të merrte anije gjer në 50 mijë ton. Dhe një nga kompanitë gjermane më të mëdha të fushës ishte prokuruar për këtë thellim të portit. Ky del tani e thotë porti është pronë e imja. Nuk ka njeri të pangopur, nuk ka njeri si ky. Jo, thotë, do ta çoj në Porto Romano dhe këtu do ndërtohet Dubai i 1001 netëve i Edi Ramës.
Me armën e tij më ordinere, më të turpshme, mashtrimin, u tha shqiptarëve se do e ndërtojë arabi, do e ndërtojë Alabari. Alabari, një person kontraversal, duhet ta pranojmë, por investitor, deklaroi se unë do investoj gjithsej 70 milionë, kaq është kapitali im. Tjerat del se do investonte Franc Çopja për Edi Ramën. Kush do investojë paratë për ndërtimin e 12.600 apartamenteve, e pesë-gjashtë hoteleve, për ndërtimin e marinës, për ndërtimin e pishinave Këto do i investonte Edi Rama me Troplinët, me Çopjat, me Çelët e tij. Ata kanë miliardat, i kanë të groposura në kontejnerë dhe ata i nxjerrin," tha Berisha./Dosja.al
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi se qeveria ka miratuar një pr...
Ermal Nufi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se Shqipëria do ta vlerësojë një kërkesë të mundshme t&eum...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh se qëllimi i Bordit të Transparenc&eum...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije se mësuesit që kontribuojn&eum...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se një nga aktet që ka propozuar është projektligji i...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, deklaroi se nga monitorimet e kryera është v&eum...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur për kërkesën e opozit&e...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi citoi raportin e DASH, i cili ngre shqetësimin...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, pas një seance maratonë 12-orësh, ka rrëzuar kërkesat e opozitës për ngri...
Porto Romano, Taulant Balla TIRANË- Në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti...