LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po mbyt qytetarët, inflacioni ka shkuar 29%, vendi po braktiset

Berisha gjatë takimit të sotëm, tha se Rama me vendimet që po merr po u ngushton lakun qytetarëve.

28 Qershor 2022, 18:43 Nga I.A,F.M
Berisha: Rama po mbyt qytetarët, inflacioni  ka shkuar 29%, vendi po
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendi po braktiset nga qytetarët për shkak se qeverisë së Ramës. Berisha gjatë takimit të sotëm, tha se Rama me vendimet që po merr po u ngushton lakun qytetarëve.

Ai gjithashtu ka thënë se rritja e çmimeve e ka çuar inflacionin në 29%. Berisha tha se Rama po e mbyt biznesin ndërsa shtoi se profesionistë të profesioneve të lira do të lënë vendin prej keqqeverisjes së Ramës.

"Në çdo vendim, në çdo akt dëshmon një mos ndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë. Një qeveri e cila nuk është një qeveri e cila përpiqet të zgjidhë, t’u japë përgjigje problemeve madhore të qytetarët të vendit dhe vendit në tërësi, por një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë. Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, në rrafshin shqiptar vendos për t’i thënë jo ose po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar as Presidencën, as Parlamentin, askënd, por na informon se u lidha me Aleksandër Vuçic. Në fakt u lidh pasi mori vendimin. Një qeveri e cila shkon në Bruksel e dhe absolutisht flet pesë herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë, kurse Kosovën e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë për të apo të bëjë avokatinë e saj. Një kryeministër që sulmon në mënyrë të shpëlarë një vend mik, nga i cili në 32 vitet e fundit shqiptarët kanë pasur vetëm miqësi, me aq sa ka pasur në mundësitë e saj Bullgarinë. Dhe pse? Jo se Bullgaria ka penguar Shqipërinë, e vërteta është që Shqipërinë e ka penguar Edi Rama për hapjen e negociatave. Ia tha bukur padroni i tij, janë disa vende që nuk pranojnë ti hapin Shqipërisë negociatat, por për lehtësi pune vetoja tha për veton bullgare. Vetoja bullgare është për Maqedoninë. Me Maqedoninë, Bullgaria ka një tufë problemesh që po shkon drejt zgjidhjes, me Shqipërinë s’ka asnjë problem. Shqipëria ka problem qeverinë e saj, ka problem një njeri i cili mburret se nuk ka master dhe doktoratë, një njeri që nuk kupton se çfarë flet në shumicën e rasteve kur vjen fjala për qeverisjen dhe një njeri i cili do të shfrytëzojë çdo fatkeqësi të këtyre qytetarëve jo për t’i zgjidhur ato, përkundrazi për të fituar kapital politik nëpërmjet tyre. Ose dhe kapital tjetër.

Shikoni çfarë bëhet me çmimet. Çmimet këtu rriten si në asnjë vend tjetër. S’ka asnjë vend në rajon që çmimet të kenë kapur, siç ka ndodhur me çmimet në Shqipëri, mbi 107% të çmimit mesatar të BE-së për ushqimet bazë. S’ka asnjë vend tjetër që nafta të ketë këtë çmim stratosferik si në Shqipëri. Të gjitha këto na e diktojnë bordet, që ky zotëria thotë që janë komuniste po janë të dobishme. Një klime mbytëse për biznesin, pasigurie të madhe. Një klimë e cila në qoftë se paketa fiskale që ai e avancon, se e thashë dhe një herë nuk merr asgjë parasysh për qytetarët. Me dhjetëra mijëra biznese dhe profesionistë të profesioneve të lira do të lenë Shqipërime. U vendos një taksë që se përballon dot asnjë prej tyre. Të marrim rritjen e çmimeve. Ajo automatikisht çon inflacionin 29% dhe jo inflacioni që thotë ai me tërësinë e tij. Sa janë rritur rrogat, sa janë indeksuar. Asgjë s’ka ndodhur përveç politikës së vjetër së shtrëngimit të rripit, që thuhej dikur. Në këtë kontekst përgjigja jonë është jetike. Në këtë kontekst reagimi i shoqërisë civile dhe personaliteteve të vendit, është i pazëvendësueshëm në betejën politike të PD-së dhe forcave të tjera politike. Kam kënaqësi të madhe që shoh sot këtu përfaqësues të diasporës. Është i domosdoshëm, është i një rëndësie shumë të madhe për këtë lëvizje mbështetja e diasporës dhe emigracionit. Kjo lëvizje ka si qëllim të vendosë për emigracionin dhe diasporën të drejtën e votimit. Të gjithë këta vëllezër motra, që janë sot në emigracion në diasporë, me ndihmat e përmuajshme dhe të përvitshme që u dërgojnë njerëzve të tyre janë aksionerë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e këtij vendi në zhvillimin e kësaj shoqërie," tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet