Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama mashtroi për shembjen e rrugës, në aksin kombëtar Dragostunjë-Përrenjas.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Rama fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama mashtroi për shembjen e rrugës, në aksin kombëtar Dragostunjë-Përrenjas.
Sipas tij, shkaktar është dora e njeriut, nga lejet e tij të dhëna për të rrënuar shtratin e Shkumbinit në kundërshtim të çdo lloj kondicioni. Lideri i opozitës tha se prej 1 jave, juglindja e vendit është e përjashtuar nga Shqipëria, ndërsa Rama akuzon motin dhe jo korrupsionin.
Ai u shpreh se Rama nuk gjeti një fjalë për të përgëzuar vrasjen dhe eliminimin e Ayatollah Khamenei, diktatorit më mizor që Irani ka njohur në historinë e tij. Kjo pasi sipas tij, Rama ndihet i pasigurtë nga shqiptarët dhe nga bota.
Sali Berisha: Së pari, dua t’ju përshëndes me përzemërsinë më të madhe ata dhjetëra e mijëra qytetarë që me marshin e tyre epik shënuan një fitore të re të kryengritjes sonë paqësore drejt përmbysjes së regjimit diktatorial të Edi Ramës, regjimit të bazuar në krimin dhe drogën. Do të ndalem pak te zhvillimet.
Shqipëria javën që kaloi ishte e tëra në bankën e akuzës për shkak të Edi Ramës, mbrojtjes që ai u bën vjedhjeve të tij dhe të rrethit të tij, për shkak të sulmeve të egra, kërcënimeve të mëdha që i bëri sistemit të akuzës, vetëm e vetëm sepse e di që radha është e tij. Në ekspozenë e tij, ai fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel, qoftë në Parlamentin Europian, qoftë në raportin e miratuar nga zyrtarët e lartë të Komisionit Europian.
Në fjalën e tij ai fshehu sulmin e shëmtuar që i bëri Gjermanisë, vendit donator dhe mik që i ka dhënë Shqipërisë 1 miliardë e 500 milionë euro, vetëm e vetëm sepse ky vend nuk pajtohet me vjedhjet e Edi Ramës dhe anturazhit të tij, dhe kërkon nga Shqipëria të respektojë shtetin ligjor, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk foli për sulmet e tjera që bëjnë grupin parlamentin, por u tha shqiptarëve se Lubia ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke dëshmuar se është skllav total i saj, mbasi në çdo firmë vjedhje të Lubisë është porosia e tij me shkrim dhe me gojë.
Po kështu, ai mashtroi në mënyrë të paskrupullt për shembjen e rrugës, aksit kombëtar Dragostunjë-Përrenjas, e cila është totalisht e shkaktuar nga dora e njeriut, nga lejet e tij të dhëna për të rrënuar shtratin e Shkumbinit në kundërshtim të çdo lloj kondicioni. Dhënë Salillarëve dhe miqve të tij. Dhe tani që prej 1 jave, juglindja e vendit është e përjashtuar nga Shqipëria, përpiqet të lajë duart si Pilati, duke akuzuar motin dhe jo korrupsionin. Por ai nuk dha asnjë shpresë dhe asnjë datë se, kur do të rivendoset komunikimi normal i juglindjes së vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë.
Por sa i përket solidaritetit që shprehu me Emiratet e Bashkuara Arabe, solidariteti ynë shkon me të gjitha vendet e Gjirit Persik. Arabinë Saudite, Katarin, Bahrein, Kuvajtin, Emiratet për shkak të këtij agresioni barbar të Iranit ndaj tyre. Por ajo që të bën përshtypje, nuk gjeti një fjalë për të përgëzuar vrasjen, eliminimin e Ayatollah Khamenei, diktatorit më mizor që Irani ka njohur në historinë e vet dhe njëri nga më mizorët mbi tokë. Se pse Edi Rama shmangu këtë moment, e kuptoni vetë. Ndjehet vetë i pasigurtë nga shqiptarët, ndjehet vetë i pasigurtë nga bota./Dosja.al
Foto ilustruse KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka mbajtur të shtunën vonë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshill...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas sulmit të Iranit, ndaj vendeve tëGjirit Persik. Përmes një p...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Arabisë Saudite, Katarit, Kuvajtit dhe Bahreinit....
Foto ilustruse TIRANË- Protesta e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka nisur para ambienteve të Kryeministrisë. Dhjetra ...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të protestuesve ndaj rezidencës së artistëve në ish-...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë podcast-it të tij “Flasim” se, ekon...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se mbi 36 mijë persona përfitojnë nga rritja e pagav...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa eme...
Foto ilustruse TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka folur për shembjen e aksin rrugor Librazhd – Përrenjas. Gjatë podcast-it t&...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme gjatë podcast-it të tij “Flasim” se, do t...