LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rruga e vetme mbetet protesta dhe ne nuk do të dorëzohemi

Lideri i opozitës tha se 20 resorte prej të cilave dhe 135 hektarë njëra, në vargmalet e Shetelit, Rubjekës dhe të Maminasit, janë miliarda euro të botës së krimit.

15 Dhjetor 2025, 15:03 Nga E.d
Berisha: Rruga e vetme mbetet protesta dhe ne nuk do të dorëzohemi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se 20 prona u janë dhënë klaneve të drogës si paketa malesh në lartësi nga 10 metra nga niveli i detit, ku shumica janë 30, 40 metra dhe më i larti 100 metra. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se banka offshore e Bitcoinit që ka për protagonistë kryesorë shqiptarë, Amant Josifin dhe Olsi Ramën, u licencua pas një rezistence disa vjeçare të guvernatorit të Bankës. I cili, sipas Berishës ka kundërshtuar dhënien e kësaj licence.

Lideri i opozitës tha se 20 resorte prej të cilave dhe 135 hektarë njëra, në vargmalet e Shetelit, Rubjekës dhe të Maminasit, janë miliarda euro të botës së krimit. Në fund, Berisha tha se rruga e vetme për ti dhënë fund kësaj situate mbeten protestat.

"Para se të vija këtu, të dashur deputetë, lexova vendimin ku 20 prona që shkonin qindra e qindra hektarë, u janë dhënë klaneve të drogës si paketa malesh në lartësi nga 10 metra nga niveli i detit, shumica 30, 40 metra dhe më i larti 100 metra. Alpet e Maminasit, vargmalet e Rubjekës, e Shetelit, po kjo sepse ka humbur çdo formë vetëkontrolli apo vetëdije se ligjet duhet zbatuar. Pra tani narkotrafikantët i thanë atij jo jo, atje në male nuk shkojmë se s'kemi rrugë, s'kemi këto, i duam këtu, rreth bregdetit dhe i morën të gjitha. Me prestanome.

Banka offshore e Bitcoinit që ka për protagonistë kryesorë shqiptarë, Amant Josifin dhe Olsi Ramën, u licencua pas një rezistence disa vjeçare të guvernatorit të Bankës, i cili ka kundërshtuar dhënien e kësaj licence. Nuk po ndalem më tej, por këto zhvillime janë një kushtrim. Janë një kushtrim për ndërgjegjen politike të çdo politikani, të çdo demokrati, të çdo qytetari, se çdo orë dhe ditë që kalon konsolidon pushtetin e krimit të Edi Ramës, dhe se krimet e tij shndërrohen në represion ndaj qytetarëve dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Krimet shndërrohen në votë, vota shndërrohet në krim. 20 resorte prej të cilave dhe 135 hektarë njëra, në vargmalet e Shetelit, Rubjekës dhe të Maminasit, janë miliarda euro të botës së krimit të Frank Çopjave, Dritan Rexhepëve, e të tjerë që vijnë këtu, lahen, por natyrisht ushtrojnë terror mbi shqiptarët, ju grabisin votat dhe i përzënë nga vendi. Në këto rrethana, mbetet rrugë e vetme protesta. Mbetet rrugë e vetme që çdo deputet, çdo politikan t'i shtrojë vetes pyetjen, çfarë kontributi do japë ai në organizimin, në konsolidimin e një lëvizje permanente protestuese. Absolutisht asnjë zgjidhje tjetër nuk ka, përveç dorëzimit tonë de facto pa kushte, por ne s'kemi pse dorëzohemi. Jo." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha protesta pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet