LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec. Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE për mjedisin

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se gjatë kohës kur udhëhiqte vendin, nën qeverisjen e tij miratoi një ligj që mbronte investimet e huaja.

3 Qershor 2026, 14:25 Nga E.d
Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec. Ndërtimet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha se shteti duhet të ishte garanti në Zvërnec, ndërsa theksoi se ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE për mjedisin. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se gjatë kohës kur udhëhiqte vendin, nën qeverisjen e tij miratoi një ligj që mbronte investimet e huaja.

Sipas tij, Zvërneci e bën Shqipërinë të famshme në botë, por me kusht që mos ta shëmtosh, mos ta shkatërrosh, me kusht që ta zhvillosh në përputhje me të gjitha standartet.  

"Për çdo investim të huaj bëmë një ligj. Bëmë një ligj, sipas të cilit kur qeveria miratonte projektin, jo projektin, planin, idenë e investimit, bazuar kjo në dokumente shtetërore zyrtare të kadastrës, origjinale jo të falsifikuara, atëherë asnjë njeri nuk mund të kishte asnjë pretendim ndaj investitorit, përveçse ndaj shtetit. Të gjitha pretendimet ndaj qeverisë. Pse e bëmë këtë? E bëmë këtë se i merrnin peng. Vinte i huaji, investitori i huaj, edhe blinte tokën, i bënte të gjitha veprimet, i dilte i forti. I thoshte 'jo s'janë të tuat këto, o kaq ose këtu s'mund të ngulësh dot ti'.

Që kur bëmë këtë ligj, i forti nuk i thotë më tokën, nuk i afrohet dot asnjë investitori. Kishte pretendim, mund të ndodhi që vërtet ka parregullsi në dokumente, hajde tek ne. Të paguajmë, të dëmshpërblejmë me çmimin e tregut çdo metër katror. Çfarë ka bërë ky zotëria? Ky e injoron këtë. E injoron, prandaj dhe ikin investitorët njëri pas tjetrit. Absolutisht asnjë investitor i rëndësishëm, përveçse një në kushte ultrakorruptive, është tjetër ai do të dalë kjo. Nuk ka investuar në Shqipëri gjatë 13 viteve. TAP-i është gjithçka kontratë e qeverisë së mëparshme, Devolli është kontratë e qeverisë së mëparshme, Fani është kontratë e qeverisë së mëparshme, Ashta e ndërtuar. Pra ikin.

Ky zotëria në këtë proces që duhet të ishte një zhvillim, ta quajmë festiv për shqiptarët, që investoheshin dy miliardë apo tre miliardë sa thotë tani, ky e ka shtruar këtë në procesin më të mbyllur. Më të mbyllur. O zotëri, aty është, pavarësisht se si e ndryshon ti ligjin, po aty është peizazh i mbrojtur. Ç'është kjo që sa të duash ti, natyra ashtu e ka atë. Atëherë do ulesh me mjedisorët dhe do u japësh garanci. Do t'u thuash që ju nuk jeni që të ndërtohet fare, ne do ndërtojmë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Hajde t'i bëjmë llogaritë, ka pra, 'Natyra 2000' përcakton qartë ato. Se ky jep e thotë jo ajo, Porto kjo, Porto ajo.
Ka të përcaktuara, më kupton apo jo?

Dhe kjo zonë e bën Shqipërinë të famshme në botë. Absolutisht e bën. Jua them unë se është një zonë fantazi natyrore. Është një mrekulli, mrekulli. Po e bën të famshme me kusht që mos ta shëmtosh, mos ta shkatërrosh, me kusht që ta zhvillosh në përputhje me të gjitha kushtet. Nuk flet ky. Herën e fundit, në fjalën e tij tha, 'Unë' tha 'ju kam thënë atyre që të zgjidhin problemet me pronarët'. A e dini si është puna e pronarëve është aty t'ju them unë ju? Dy burime më thonë, që në qoftë se merr pretendimet e njerëzve për pronësi në atë zonë, t'i marrësh të gjitha në sipërfaqe bëhen nja 28 mijë kilometra katrorë. E si mund ta zgjidhi i huaji këtë a më thoni mua? Si mund ta zgjidhë atë? Me hajdutë si Pëllumb Petriti, Alket Hyseni. Kur unë i thosha kryemafiozi i Jugut, Ergys Agasi, e të tjerë, ku janë ata? Aty ligji dhe shteti duhet të jetë garanti.

Ndaj dhe me ato frazat që kishte futur ai pardje, që 'atyre u kam thënë që ato çështjet e pronësisë duhet t'i zgjidhni ju'. Aty s'ka njeri që i zgjidh çështjet e pronësisë. Po shko atje pyesni njëherë, s'i zgjidh dot kush. Po pse s'i zgjidh dot kush? Sepse kanë ndryshuar 17 drejtorë kadastre në Vlorë. Vetëm për këtë arsye, nuk ndodh në botë, je në Guiness. Kryen porosinë, ik. Merr një strajcë me para. Emëro tjetrin, kryen porosinë, ik, merr një shpërblim me para. Atëherë, aty duhet të jetë shteti që duhet të garantojë. Nuk i thuhet fare siç thotë ai që 'unë ja u ktheva këtë projekt'. Jo, jo, qeveria ka detyrim. Kur vendos, të thotë 'ndërtimet në këtë zonë, peizazh natyror, do bëhen në përshtatje të plotë me peizazhin'." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd zvernec

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës