Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha ju bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të ecin në rrugën e sigurtë drejt fitores, teksa deklaroi se, shumë shpejt do të marshohet në rrugët e Tiranës për të vrarë frikën tek qytetarët. Berisha ju bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të ecin në rrugën e sigurtë drejt fitores, teksa deklaroi se, shumë shpejt do të marshohet në rrugët e Tiranës për të vrarë frikën tek qytetarët.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij nga dritarja e banesës për demokratët e mbledhur në mbështetje të tij.
Berisha ju bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të ecin në rrugën e sigurtë drejt fitores, teksa deklaroi se, shumë shpejt do të marshohet në rrugët e Tiranës për të vrarë frikën tek qytetarët.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Nuk ka shqiptar sot që pranon me vullnet, me dëshirë, një qeveri që grabit votën e qytetarëve, një qeveri, e cila ndërsen bandat për të terrorizuar qytetarët.
Një qeveri, e cila vjedh qytetarët nga mëngjesi gjer në darkë. Nuk ka shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, që do një qeveri që boshatis në mënyrën më të pamëshirë Shqipërinë. Por ka shqiptarë që kanë frikë të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie. Ka shqiptarë që kanë frikë të mos i binden bandave që ajo ndërsen kundër tyre. Ka shqiptarë, të cilët ulin kokën, pavarësisht se varfërohen çdo muaj, çdo vit e më shumë. Ka shqiptarë, të cilët ndonëse vendi i tyre tretet para syve të tyre, përsëri nga frika heshtin.
Por ju jeni shembulli i tyre, ju jeni frymëzimi i tyre, ju jeni shumica e vërtetë e kombit. Ndaj dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të frymëzuar nga ju, nga kjo betejë, të bashkohen dhe të ecim të sigurt drejt fitores. Terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës.
Por kjo nuk do të thotë se ata e duan, se ata e pëlqejnë. Përkundrazi, ata njëlloj si ju, urrejnë Edi Ramën, urrejnë regjimin e tij, urrejnë narkoshtetin dhe duan një Shqipëri normale. Nuk është e largët dita kur unë, së bashku me disa prej jush këtu, ose që nuk janë të pranishëm, protestonim në marshim rrugëve të Tiranës me një qëllim të vetëm, të vrisnim frikën te qytetarët.
Dhe kjo së shpejti do të ndodhë përsëri. Se ju jeni të pamposhtur, sepse ju po mbroni një kauzë të drejtë, se ju po u prini shqiptarëve në një betejë pa kthim kundër diktaturës moniste të krimit, drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve.
sali berisha TIRANË Teksa qytetarët janë mbledhur në tubim poshtë banesës së tij kreu i PD-së, Sali Berisha ka p&eu...
foto nga protesta TIRANË- Ka nisur tubimi i qytetarëve dhe mbështetësve poshtë banesës së liderit të Partisë D...
Belind Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë se PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një konfe...
Adriatik Mema TIRANË- Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema është kallëzuar penalisht në SPAK për veprën penale t&eum...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpalosur shtatë propozimet e partisë që ai drejton pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur gjatë tubimit ësht&eum...
Foto ilustruese TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka vendosur 8 me 1 për të refuzuar kërkesën e një të pestës së dep...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin e mbajtur mbrëmjen e sot...
Sali Berisha TIRANË- Gjatë tubimit që po mbahet para shtëpisë së tij kreu i Partisë Demokratiek, Sali Berisha ka mbajtu...
Foto nga protesta TIRANË- Vijon tubimi përpara shtëpisë së liderit të opozitës Sali Berisha. Protestuesit vazhdojnë...