Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryedemokrati, e cilësoi këtë protestë si një moment të rëndësishëm për të treguar se opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do të mposhten nga narkokratura.
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, ka theksuar se skenari i protestës së sotme është një kryengritje të fuqishme paqësore. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, Berisha tha se kjo protestë ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë, si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetet e tjera evropiane dhe perëndimore.
Kryedemokrati, e cilësoi këtë protestë si një moment të rëndësishëm për të treguar se opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do të mposhten nga narkokratura. Berisha theksoi se kjo protestë vjen pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit, dhe pas "kartonit të zi" të dhënë nga Bashkimi Europian për Ramën.
"Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore që do të përcjellë, sot më shumë se kurrë, në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, Uashington, Berlin dhe qendra të tjera kryesore, se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Dhe jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim, vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe botë.
Skenari sot zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit menjëherë të fazës tjetër të grushtit të shtetit, nga Edi Rama. Por zhvillohet edhe pas kartonit të zi, që i nxorrë mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që për vjedhjet e tij, është i gatshëm ti vërë fjalën një procesi aq jetik, integrimit Europian të Shqipërisë, ëndërrës më fisnike të shumë e shumë gjeneratave, ëndërrës së Shqipërisë, zonjë në Europë. Në këtë kuadër dua të theksoj këtu, thirrjen time për shqiptarët kudo që janë. Është jetike, vendimtare kontributi i tyre.
Shumë e shumë prej tyre, fluturojnë nga vendet ku janë dhe vijnë në Shqipëri, por ftoj ata, të organizohen për protestët më të fuqishme që janë zhvilluar ndonjëherë, para përfaqësive të narkoshtetit në vendet ku jetojnë. Këto protesta të cilat PD do japë kontributin e saj me anëtarët dhe mbështetësit, janë sot të domosdoshme dhe jetike, në këto çaste, në këto momente kur Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji, standardi, norme morale në qëndrimet e tij, si kryeministër ndaj shqiptarëve. Pra, kjo protestë shënon, hap dhe siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narkoshtetit, për të ju thënë popujve të atyre vendeve se, kjo përfaqësi përfaqëson narkoshtetin, kurse ne në rrugë përfaqësojmë kombin shqiptar," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën e organi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzën e Prokurorit në Hagë ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Hashim Th...
Komisioni i Ekonomisë TIRANË- Debate të forta janë shënuar sot në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti i PL-së ...
Erion Veliaj TIRANË- Studiot ligjore ndërkombëtare që kryebashkiaku Erion Veliaj i ka pajtuar për të kryer mbrojtjen e tij, k...
Ervin Salianji TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të raportit të Transparency International për vitin 2025 duke e q...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka thirrur për të mërkurën, 11 shkurt, seancën për ...
Edison Memolla DURRËS- Policia e Durrësit ka ekzekutuart sot vendimin për kryebashkiakun e Rrogozghinës Edison Memolla. Ditën...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh disa orë përpara protestës kombëtare. Në ...
Marash Logu TIRANË- Gjykata Kushtetuese po mban seancën për shqyrtimin e kërkesës së PD-së e cila kërkon shfuqizimi...
Matt Hawling HOLLANDË- Gjatë seancës në Gjykatën Speciale në Hagë, prokurori Matt Hawling ka lëshuar një ...