All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: Sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund të na rezistojë ne në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim.

Berisha tha se, të gjithë sot si demokratë dhe demokrate, jemi 33-vjeçarë, por betejën e fitojmë me 20-vjeçarët dhe të rinjtë shqiptarë.

11 Dhjetor 2023, 20:35 Nga I.A
Berisha: Sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund t’i rezistojë betejës së opozitës me mosbindje civile pa kthim. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se sot e duam lirinë 33 herë më shumë se në vitin ’90, kur nuk e njihnim. Berisha tha se, të gjithë sot si demokratë dhe demokrate, jemi 33-vjeçarë, por betejën e fitojmë me 20-vjeçarët dhe të rinjtë shqiptarë.

"Më 21 dhjetor të vitit 1991, në një Ballkan që akoma ishte nën diktatura dhe regjime të vjetra, ne u ngritëm nga ai shesh dhe deklaruam se çështja jonë kombëtare do të ishte ylli ynë polar. Shpallëm interesin kombëtar si yllin polar të PD-së. Nuk ishte e thjeshtë, u them unë ju se të tjerë përreth nesh këtë nuk e pranonin kurrë. Por ne nuk duhet të ishim në qoftë se nuk shpallnim çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar si yllin tonë polar. Nuk u trembëm, i qëndruam këtij parimi dhe në bashkëpunim të ngushtë me ish-presidentin e Kosovës, të pavdekshmin Ibrahim Rugova, udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëvë në rajon, ne ia dolëm që çështjen kombëtare ta shndërrojmë në çështje axhende të gjithë kancelarive dhe institucioneve të madha të botës. PD pas vitit 2013, i ra vizë kësaj çështje dhe ndoqi me përpikmëri qëndrimet antikombëtare, antishqiptare të Pashiqit të Tiranës, Edi Rama. Përsëri forcë politike e idealeve, në kushte shumë të vështira, jashtëzakonisht të vështira, unë jam dëshmitar se sa e zorshme ka qenë për secilin prej jush të mbështesni rithemelimin në kushtet kur korrupsioni transnacional u përdor për t’i dhënë colpo di grazia PD-së. Kjo nuk ndodhi se ju ishit besnikë të idealeve tuaja. U ngritët dhe sot jemi në këmbë.

Sot jemi më të vendosur se kurrë për të bërë këtë betejë gjer në fitoren e PD-së. Sot jemi 33-vjeçarë që të gjithë, jemi në moshën më të fuqishme të betejës pa kthim. Sot jemi 33 herë më të dijshëm, më vizionarë, më të vendosur, për të ecur të sigurt drejt fitores. Sot ne e duam Shqipërinë 33 herë më shumë se ç’e kemi dashur në vitin 1990. Sot e duam lirinë 33 herë më shumë se në vitin ’90, kur nuk e njihnim. Kështu që sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund të na rezistojë ne në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim. Por sot, ne të gjithë demokratë dhe demokrate, kudo që jemi, jemi 33-vjeçarë, por betojën e fitojmë me 20-vjeçarët, me 22-vjeçarët, e fitojmë me të rinjtë shqiptarë. Ata kanë ikur shumë, kanë ikur këto 10 vite qindra e mijëra nga Shqipëria, por prapë qindra e mijëra janë në Shqipëri. Nga t’ia nisim? Tek fëmijët tanë, kudo që janë, në ballë të kësaj beteje. Nga t’ia nisim? Tek fëmijët e popullit opozitar, në ballë të kësaj beteje. Nga t’ia nisim? Te çdo i ri dhe e re e këtij vendi që beson në një Shqipëri europiane. Pra, beteja pa kthim që ka nisur në parlament është drita në fund të tunelit, që duhet të ndriçojë mendjen, zemrën, shpirtin e çdo demokrati dhe demokrateje. Duhet të bëjmë çdo gjë, t’i marrim me vete, t’i vendosim në piedestal të rinjtë e këtij vendi. Nuk ka forcë në botë që u reziston atyre. Ndaj dhe njëherë, duke u uruar gëzuar këtë 33-vjetorin, u bëj thirrje të jetë kjo një ditë betimi për ne dhe për çdo demokrat, betejë pa kthim deri në fitoren tonë," tha Berisha.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet