LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Sot Shqipëria lëngon në të 4 anët e saj, sot Shqipëria ka një thirrje: Mos më braktisni

Teksa po prezantonte kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bulqizën, Dëfrim Fiku, Berisha u shpreh se sot Shqipëria po langon nga të katëra anët e saj për largimin e qytetarëve.  

1 Prill 2023, 18:21 Nga I.A
Berisha: Sot Shqipëria lëngon në të 4 anët e saj, sot
Sali Berisha

BULQIZË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur plagën e largimit të shqiptarëve nga vendi gjatë një takimi me demokratët në Bulqizë. Teksa po prezantonte kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bulqizën, Dëfrim Fiku, Berisha u shpreh se sot Shqipëria po langon nga të katëra anët e saj për largimin e qytetarëve. Berisha tha se vendi sot ka një thirrje, që të mos e braktisin më. 

"Unë jam sot këtu për të bërë thirrje ju, të mendojnë për një moment, pse ne po shkretohemi në këtë mënyrë. Pse Bulqiza, pse Shqipëria në 8 vite ka humbur mbi 1 mln qytetarë, më shumë se 1/3 e saj. Cilido që njeh historinë e Bulqizës, historinë e Dibrës dhe të Shqipërisë konstaton se kurrë në historinë tonë, ne nuk kemi patur shkretëtim të tillë. Asnjë pushtues, asnjë pushtim, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi natyrore nuk na kanë pakësuar ne në këtë mënyrë sa na kanë pakësuar në 8 vite.
Jo vetëm ne, por në historinë e botës nuk do të gjeni kurrë një komb, një vend që të ketë humbur 1/3 e popullatës, në 8 vite. Polonia vendi më i dëmtuar nga lufta që ishte lufta e dytë botërore, që u sulmuar nga të gjitha anët, humbi 20% të popullatës, kurse ne kemi humbur nga 2014 e gjer sot, 35% të popullatës. Atëherë a është jetike, a është e domosdoshme që secili nga ne të bëjë pyetjen; ku po shkojmë ne kështu, çfarë duhet të bëjmë ne, duhet të pranojmë këtë rrokullisje, pothuajse këtë shfarosje. Po pse them shfarosje? Po nëqoftëse në 8 vite humbëm 1/3, duhet vetëm 16 vite për të humbur të tretat e tjera që kanë mbetur dhe kjo do të ishte, akti më i pafalshëm i yni, më i pafalshëm për vendin, për kombin, për fëmijët, por më i pafalshëm edhe për ata të cilët në kushte pakrahasimisht më të vështira se ne, ranë, u flijuan, vdiqën, vetëm e vetëm që Bulqiza, Dibra, Shqipëria të mbijetojë, vetëm e vetëm që shqiptarët të mbijetojmë. A mund të dorëzohemi ne në këtë mënyrë? A na falet ne kjo gjë. Kurrën e kurrës. Sot Shqipëria lëngon në të 4 anët e saj, sot Shqipëria ka një thirrje dhe vetëm një thirrje; mos më braktisni., mos më braktisni. Sot nuk ka komb tjetër mbi tokë që braktis kombin e vet si ne shqiptarët dhe ju garantoj, se nuk ka tokë dhe vend tjetër më të pasur se Shqipëria. Se këtu ku jemi ne, pak, disa qindra metra ndodhen 25 milionë ton krom, rezervë botërore kromi. Se në të 4 anët e Dibrës, rezervat janë përrallore në çdo aspekt, në turizëm, bujqësi, ujëra në çdo gjë," tha Berisha.

sali berisha dëfrim fiku

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë