LIVE UPDATES
Politike

Berisha: SPAK-u që nisi procesin e shekullit, do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre

Po ashtu Berisha ka deklaruar se i vetmi ligj i shkelur në atë dosje është ligji i urbanistikës i shkelur nga vetë Edi Rama.

27 Tetor 2023, 19:54 Nga I.A
Berisha: SPAK-u që nisi procesin e shekullit, do të përballen me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se SPAK nisi procesin e shekullit kundër tij, por kanë gabuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ata do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Po ashtu Berisha ka deklaruar se i vetmi ligj i shkelur në atë dosje është ligji i urbanistikës i shkelur nga vetë Edi Rama.

"Përgjigja që mori nga opozita e bashkuar siç e patë javën e kaluar, e detyroi Edi Ramën të ulë dritat e Kuvendit të anulojë seancën. Ai u alarmua shumë, kështu që ne duhet ta sigurojmë se në rast se javën e kaluar ule dritat e kuvendit, shpejt do të ulim edhe dritat e qeverisë dhe do të japim vendin që meriton. Pas kësaj përdori përsëri breshërinë e Radhës, por kësaj here me dacibaon e skapit të partisë. Por këtu do të ndalem të them dy fjalë, jo për nga rëndësia por vetëm e vetëm se është zhvillimi i ditëve të fundit. Dosjen ndaj Sali Berishës e kam quajtur dacibao. Dacibao është fletërrufe që shënjestrimin e dikujt me urdhër nga lart. U përhapën në periudhën e revolucionit kulturor kinez, periudhën më të zezë në historinë e njerëzimit, pas luftës së dytë botërore.

Të jemi qartë, unë kam qenë president 5 vite, kryeministër 8 vite. Të jesh kryeministër dhe president në 13 vite, instinkti i parë dhe më i rëndësishëm i yti, është kushtetuta dhe ligji sepse ti jeton nga mëngjesi deri në darkë më kushtutën dhe ligjet. Me këtë ndjeshmëri që kisha dhe kam ndaj ligjit, ju garantoj ju se do të respektoj çdo hetim që do të kryejnë për mua, që kanë bërë edhe në të shkuarën. Por si mund të mos i them unë dacibao, kur në 200 faqe nuk paraqitet asnjë provë e vetme, asnjë fakt që unë apo Jamarbër Malltezi ka shkelur qoftë edhe një ligj. I vetmi ligj i shkelur në atë dacibao rezulton ligji i urbanistikës i shkelur nga Edi Rama. Në 200 faqe ka vetëm dyshime të bazuara në praktika që janë, të gjitha pa përjashtim në përputhje të plotë me ligjin dhe këtë e tregon vetë dosja. Si mund të mos i them dacibao unë, kur skap që supozohet të garantojë ligjin, shkel vetë ligjin më suprem, mbi të gjitha kushtetutën e Shqipërisë. Ata i njohin procedurat, por zbatojnë urdhrat, dhe me urdhrat zbatuan të më heqin lirinë pa kaluar së pari nga kuvendi. Unë nëse do të ndiqej procedura, shkoj absolutisht në çdo moment ku do që të më thirrin organet e drejtësisë.

Kam kërkuar vetë në vitin 2012 të hiqet imuniteti i deputetëve, por s’mund të bëhem unë bashkëpunëtor me SPAK në shkelje të kushtetutës. Kjo është si ti kërkosh një njeriu të ndërrojë bindjet e tij fetare. Unë të miat nuk i ndërroj. SPAK-un e votuam për të garantuar respektimin e ligjit, jo për ti dhënë një autoritet mbi ligjin, përndryshe pastaj kemi të bëjmë me një republikë banditeske prokurorësh vasalë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Ata më kërkojnë të shkel kushtetutën me procedurë kushtetuese, sepse në mentalitetin e Edi Ramës, Kushtetuta nuk e mbron armikun opozitar, por mbron vetëm qeveritarët dhe deputetët e qeverisë. Ndaj kur për një deputet të qeverisë, bazuar për një dosje të ardhur nga antimafia italiane, për lidhje me klanet e trafikut të drogës, apo për vjedhje me inceneratorët etj., në përputhje me kushtetutën, skapi i partisë kërkon autorizimin e parlamentit për procedimin ndaj tyre. Kurse në rastin e armikut opozitar kushtetuta nuk ekziston, për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij ndaj dhe skapi dhe gjykata popullore e partisë vendos sanksione të cilat kushtetuta nuk i lejon ato pa marrë miratimin e parlamentit. Ju garantoj unë ju se ata që nisën procesin e shekullit, do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do të ua bëj në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, nga ai gjyq ata do të dalin të mundur siç janë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion