LIVE UPDATES
Politike

Berisha takim me mësuesit në Kamëz: Cilësia e arsimit pas 2014 ka pësuar rënie që nuk është konstatuar në asnjë vend

Duke u kthyer në vitet e qeverisjes së PD-së, Berisha tha se gjatë atyre dy mandateve, u rindërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte dhe këtu në Kamzë, nga 3 apo 4 turne u kalua në mësimdhënie normale.

7 Mars 2025, 19:56 Nga r.ll
Berisha takim me mësuesit në Kamëz: Cilësia e arsimit pas
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Departmenti i Arsimit dhe Inovacionit në PD dhe Dega e PD në Kamëz me rastin e 7 Marsit, ditës së Mësuesit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ditën e sotme nderohet figura e mësueses dhe mësuesit dhe kontributeve të tyre. Kryedemokrati u shpreh se që pas vitit 2014 cilësia e arsimit ka pësuar një rënie e cila nuk është parë dhe nuk është konstatuar në asnjë vend tjetër. 

Duke u kthyer në vitet e qeverisjes së PD-së, Berisha tha se gjatë atyre dy mandateve, u rindërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte dhe këtu në Kamzë, nga 3 apo 4 turne u kalua në mësimdhënie normale. Po ashtu ai shtoi se numri i mësuesve pa arsim përkatës u reduktua.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur mësuese e mësues, prindër, demokrate e demokratë të qytetit të Kamzës. Të dashur drejtues të PD-së në qendër dhe Kamzë, kandidatë të kësaj partie për deputet të Kamzës dhe kryeqytetit. I dashur Mediu, të dashur miq, të pranishëm në këtë takim, në një ditë nderimi, në një ditë do të thosha edhe më shumë se nderimi të mësueses, mësuesit, të kontributit të tyre, të përpjekjeve të tyre të mëdha në fushën e dijes, të edukimit qytetar, të atdhetarisë, por dhe njerëz që sot përballen me vështirësi të mëdha dhe të pamerituara.

Sot ne nderojmë këtë ditë, nderojmë figurën e mësueses dhe mësuesit, në një kohë që nuk meritonim kurrë këtë gjë. Kur vështron disa tregues, kur konstaton se pak muaj më parë, fëmijët tanë të mrekullueshëm renditen të fundit në botë për mendimin kreativ, në testin e cilësisë. Kur kujton se arsimi ynë në cilësi nga një ngjitje vertikale që pati në vitet 2007-2014, pësoi një rënie dramatike vertikale, një rënie e cila nuk është parë, nuk është konstatuar në asnjë nga vendet e planetit, një rënie me 69 pikë në njërën prej shkencave më themelore të njeriut dhe njerëzimit, që është matematika.

Këto tregues nuk janë rastësor. Këto tregues janë dëshmi e një rrokullisje të madhe të sistemit të arsimit në këto vite të narkodiktaturës, të narkoshtetit. Në rast se kthehemi së bashku mbrapa, në vitet 2005-2013 gjatë atyre dy mandateve, u rindërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte dhe këtu në Kamzë, nga 3 apo 4 turne u kalua në mësimdhënie normale.
Në Kamzë dhe Shqipëri, interneti dhe kompjuteri që ishte mollë e ndaluar, u vu në dispozicion të nxënësve në të gjitha shkollat e vendit. Nga 48 shkolla që ishin në vitin 2005 me internet dhe laborator informatike, me 940 kompjutera gjithsej, 24500 kompjuter u ndanë në të gjitha shkollat e vendit.

U krijuan laboratorët e informatikës në shumicën dërmuese, apo në të gjitha shkollat e mesme. Por mbi të gjitha, të jemi këtu, ne vendosëm mësuesin në piedestalin që e meritonte. Rrogat e tyre u rritën më shumë se të gjitha rrogat e tjera.
Shqipëria në piramidën e rrogave vendosi mësuesit në 1/3 e epërme të saj. Nuk janë kaq shumë vende që e kanë atë pozicion për pagat e mësuesve. Numri i mësuesve pa arsim përkatës u reduktua, pasi arsimi tashmë u bë një profesion i vlerësuar, profesioni i mësuesit. Dhe të gjitha këto së bashku bënë të mundur disa arritje shumë të rëndësishme.

U bë e mundur që nga 68% që ishte përqindja e nxënësve që kalonin nga shkolla 9-vjeçare në shkollën e mesme, të arrihet në 90% dhe jo me detyrim, por me mirëorganizim dhe investime. U bë e mundur që Shqipëria nga 12 studentë që kishte për 1 mijë banorë, në një kohë kur mesatarja Europiane ishte 43 studentë, të kalonte në 50 studentë për 1 mijë banorë. U bë e mundur një ngjitje vertikale në testin e PIZA-s. Pra, u shënuan arritjet e para serioze, u shumuan programet me qindra.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet