Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministria njoftoi se Kurti vlerësoi kontributin e OKB-së në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj parimit që askush mos të lihet prapa, duke vendosur drejtësinë sociale në qendër të politikave shtetërore.

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim ditën e sotme koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence. Gjatë takimit mësohet se ata kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qeveritare dhe agjencive të OKB-së.
Kryeministria njoftoi se Kurti vlerësoi kontributin e OKB-së në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj parimit që askush mos të lihet prapa, duke vendosur drejtësinë sociale në qendër të politikave shtetërore.
“Në takim u diskutua edhe mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar domosdoshmërinë e trajtimit të kësaj çështjeje si krim lufte dhe detyrimin për të garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale për të mbijetuarat. Po ashtu, u trajtua çështja e verifikimit të diplomave, ku Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për zgjatjen e mandatit të Komisionit për këtë proces të rëndësishëm, duke siguruar që çdo qytetar të ketë mundësinë e barabartë për të ushtruar të drejtat e tij akademike dhe profesionale”, thuhet në komunikatë.
Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi rëndësinë e digjitalizimit për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administratën publike në çdo cep të vendit, një prioritet i Qeverisë së Kosovës në rrugën e modernizimit të institucioneve shtetërore.
Qeveria e Kosovës tha se ka mundësuar mekanizma ligjorë për bashkëpunimin e rregulluar dhe efektiv me agjencitë e OKB-së në vend, duke thelluar partneritetin në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Foto ilustruese KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë më 11 mars Kosovën. Vizita e Rutte ...
albin kurti KOSOVË- Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka dalë me një deklaratë ku shpjegohen arsyet se përse kreu i qeveri...
Foto ilustruese SHKUP- Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar më 7 mars lidhur me mungesën, për ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Pallati...
alqi bllako TIRANË- Seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako është shtyr...
erion veliaj TIRANË- Maks Haxhia dhe Ermir Beta, avokatë mbrojtës të kryetaritë të bashkisë Tiranë, Erion Veliajt,...
andi bushati TIRANË- Analisti Andi Bushati ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një studio...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pallatin e Br...
Foto ilustruese KOSOVË- Kosova ka qenë nikoqire e takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, si kryesuese e kët...
Nenad Rashiç SERBI - Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se...