7 Shkurt 2025, 11:46
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar, u shpreh se partitë politike, pavarësisht dallimeve mes tyre, duhet të lënë mënjanë problemet e brendshme dhe të bashkohen për të luftuar kundër qeverisë aktuale. Lideri i opozitës gjithashtu shprehi shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi, duke thënë se kjo sjell boshatisjen e Shqipërisë. Po ashtu Berisha theksoi se është detyrë e opozitës tu kërkojë atyre të regjistrohen dhe të votojnë për një Shqipëri më të mirë.
"Ne kemi në dorë bashkimin tonë, ndaj dhe ne duhet të bashkohemi me të gjithë potencialin që kemi. Edhe partitë e tjera janë të ftuara, të lënë problematikat me njëri-tjetrin, të bashkohen me ne, se çdo problem që kanë me njëri-tjetrin nuk krahasohen kurrë me problemet që kanë shqiptarët me Edi Ramën. Ato janë probleme të ekzistencës së kombit shqiptar sepse këta 1 milion e 99 mijë që u larguan në hapësirën e BE për 10 vite, 4 vite do marrin edhe 1 milion të tjerë dhe Shqipëria do boshatiset plotësisht. Ndaj, duke shprehur kënaqësinë për këtë takim, vlerësimin tim për ju, partitë tuaja, u ftoj të bëjmë çdo përpjekje për një front sa më të gjerë.
Të gjitha kushtet për një front ekzistojnë. Të këqijat apo të zezat që ky regjim u ka bërë shqiptarëve janë një thirrje për ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar të bashkohet kundër tij. Të gjithë potencialet që kemi si parti, të bëjmë çdo gjë me shqiptarët jashtë vendit, janë 1.5 milionë votues. Është e domosdoshme që të kontaktohen, nuk janë njerëz pa adresë ata. Ata të gjithë kanë një adresë. Nuk janë njerëz që kanë shkëputur çdo lidhje me Shqipërinë. Jo, kush më shumë e kush më pak, të gjithë i kanë ruajtur lidhjet me Shqipërinë.
Është në detyrën tonë t’ua gjejmë ato lidhje, t’i kërkojmë që të regjistrohen dhe të votojnë kësaj here për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Ndaj dhe unë po e mbyll përsëri me thirrjen time për forcat e tjera politike, por të gjithë faktorët, të gjithë ata që mbrojnë kauza të drejta, të bashkohemi në një front të përbashkët kundër kësaj të keqe që ka pllakosur Shqipërinë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
7 Shkurt 2025, 11:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar kritikoi ash...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:39
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federat&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:26
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se është paditur nga Mirel Mërtiri në lidhje me deklaratat q&eu...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:10
M.B
Hashim Thaçi
HAGË- Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ndodhet në gjendje të rëndë sh&e...
Politike
7 Shkurt 2025, 11:02
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetet soci...
Politike
7 Shkurt 2025, 10:58
I.A
Enton Punavija
TIRANË- Ish-drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë Tiranë, Enton Punavija është sëri...
Politike
7 Shkurt 2025, 10:38
M.B
Mbreti Felipe VI dhe Edi Rama
SPANJA- Kryeministri EdiRama është pritur në takim nga Mbreti Felipe VI i Spanjës. Rama ka shpërnda...
Politike
7 Shkurt 2025, 10:13
M.B
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANA- Realtori i çështjes së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për rekursin e tyre në&...
Politike
7 Shkurt 2025, 09:12
M.B
Albin Kurti dhe Richard Grenell
KOSOVA- I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell i është përgj...