LIVE UPDATES
Politike

Berisha thirrje emigrantëve: Ejani firmosni ndryshimin, OSBE e denoncoi Ramën si njeriu që ka 200 mln euro të fshehura, 14 maji do e rrëzojë dhe do trondisë themelet e krimit

Berisha ftoi çdo qytetar që t'i bashkohet në këtë betejë.

6 Prill 2023, 20:14 Nga F.M
Berisha thirrje emigrantëve: Ejani firmosni ndryshimin, OSBE e denoncoi
Sali Berisha

KUKËS- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati. Teksa fliste nga Kukësi, Berisha u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe për të votuar më 14 maj në mënyrë që të sjellë ndryshimin në vend. Sipas Berishës, votat e qytetarëve do të bëjnë që të rrëzohet qeveria e kryeministrit Edi Rama. Ai kujtoi dhe protestën dhe tha se Rama nuk e donte as Rrugën e Kombit. Berisha ka theksuar se ka qenë pikërisht OSBE ajo që në 2014 ka denoncuar në një raport se Rama ka 200 mln euro të vjedhura, të fshehura.

Fjala e Berishës: 

Admir Sinamati me një grup shokësh në 1997, nisi betejën në grevën e urisë, qëndruan, i mposhtëm me votën e lirë, fituam, qëndruam tani, do ti mposhtim, do të fitojmë. Kam ardhur shpesh tek ju, por kësaj here vij tek ju më krenar se kurrë, sepse paraqes para jush kandidatin për kryetarin për bashkinë e Kukësit, jo të propozuar nga Sali Berisha, jo të propozuar nga kryesia e partisë, por të propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë. Ata që jetuan në diktaturë, ata e dinë mirë se liria po të kishte një emër të dytë do të quhej dinjitet, se dinjiteti është thelbi i lirisë. Me Admir Sinamatin, ne kemi respektuar dinjitetin tuaj, lirinë tuaj. Me Ismail Ukën, me Myftar Dautin, me Besnik Dushën, me Arjan Hoxhën me të gjithë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Krahasoni ata, krahasoni këta me kanditatët me shumë emra. Tani që po vija tek ju, përtej tunelit në Fanë, takova një grup mirditorësh të cilët kishin takim elektoral me Albert Melyshin, kandidatin tonë. Një çift nga Kosova u ndal dhe kërkoi të bënim një fotografi, më falënderuan për rrugën; u thashë falënderoni edhe këta burra që janë këtu me mua. Dhe u rikujtova se si Edi Rama, i nisi deputetët me jorganë e batanije, e jastëkë, për të shpallur grevë urie në tunel, por ata i përzunë, i përzunë, shkoni i thanë se nuk jeni shqiptarë ju që doni të bllokoni ndërtimin e tunelit. Sot kudo ka një atmosferë të jashtëzakonshme, sot kudo demokratët dhe mbështetësit e tyre janë në këmbë, sot epërsia morale është me besimtarët e Zotit, besimtarët e lirisë. Ndaj dhe ju ftoj ju me 14 maj, ftoj çdo qytetare dhe qytetar i këtij rrethi, ftoj emigrantët tanë nga ky qark, kudo që janë, nga Shqipëria kudo që janë, të vijnë në 14 maj dhe të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin. Ftoj çdo socialist, çdo paparti të bashkohet me ne në këtë betejë. Falënderoj para jush, Arif Rexhmatin, demokratët të tjerë të cilët refuzuan, dhe i dhanë mbështetjen dhe do i japin mbështetje kandidatit të primareve, liria na bashkon, liria na bashkon, liria na bashkon. Kukësi, Shqipëria, shqiptarët e dinë më mirë se kushdo tjetër se, çfarë drame, se çfarë fatkeqësie është monizmi. Monizmi i parë stalinist shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim i huaj në të gjitha kohërat. Monizmi i dytë i Edi Ramës, bazohet në vjedhjen tuaj, në varfërimin tuaj, bazohet në dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, bazohet në krimin, drogën dhe është për tu përmbysur, përbën formën më të keqe të monizmit të kohërave.

Ky monizëm, përzë shqiptarët, përzë kuksianët, hasjanët, tropojasit, dibranët, të gjithë shqiptarët në mënyrë të pamëshirë nga trojet e tyre. Ky monizëm, këto troje të bekuara, ky truall i bekuar me pasuri përrallore, e ka shndërruar në një tokë të mallkuar për bijtë e saj.  Po pse si ndodh, çfarë ndodh kështu? Sepse buxheti, të ardhurat që krijohen në këtë vend, të ardhurat që ju paguani, taksat që ju paguani, të gjitha shndërrohen, shndërrohen në depozita bankare të fshehta të qeveritarëve të Edi Ramës me kompani. Në vitin 2014, OSBE do të ishte e para në raport që do të denonconte Edi Ramën si njeriu që ka 200 mln euro, të fshehura, të vjedhura, dhe tani, si kryeministër ka vendosur mbi ju, mbi qytetarët shqiptarë, sistemin më të pamëshirë të vjedhjes së taksave, të të ardhurave, të pasurive publike.  Të ndalemi pak. Ju jeni dëshmitarë se nga 2005-2013, rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan. U ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, ndër të cilat Rruga e Kombit, u ndërtuan 1300 shkolla, Shqipëria erdhi në moshën digjitale. Të gjitha këto u arritën duke rritur borxhin, nga 58.2 % të prodhimit të brendshëm në 62.6 % të prodhimit të brendshëm. Çfarë ka ndodhur nga 2014 e deri më sot. Në qoftë se në 2005-2013, ne ja dolën të ngjitemi dhe te dalim në krye, të popujve të rajonit përfshirë bullgarët dhe rumunët, për rrogat e pensionet, për të cilat nuk them se ishin të mëdha, nuk them se ne dolëm, u ndamë përfundimisht nga varfëria, por prap se prap  ne ishim në ngjitje të shpejtë dhe dolëm të paguar më mirë se të tjerët. Dolëm sepse ajo qeveri kishte një vullnet, një vendosmëri që të mirat, të ardhurat të ua kthente ju, se ato të qytetarëve, nuk janë të qeverisë. Qeveria është thjeshtë administratori i tyre dhe ato mjaftuan për të dyfishuar rrogat, për të ndërtuar rrugë, e për shumë qëllime të tjera.  Më falni, 2007-2014 numri i popullsi në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë, rritej nga viti në vit.

sali berisha admir sinamati zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet