LIVE UPDATES
Politike

Berisha u premton fermerëve lushnjarë: Do 5-fishohen subvencionet, do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

Kryedemokrati tha gjithashtu se qeveria do ketë fondin e kompensimit me çmimin bazë të të gjithë dëmtimeve që vijnë nga faktorë natyrorë ose stoku i mbiprodhimit dhe mosshitja e tyre.

9 Prill 2025, 20:18 Nga E. D
Berisha u premton fermerëve lushnjarë: Do 5-fishohen subvencionet, do
Sali Berisha

LUSHNJE- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Lushnje, deklaroi se qeverisja e Partisë Demokratike do të subvencionojë fermerët. Berisha u shpreh gjithashtu se me ardhjen e PD-së në pushtet pensionistët do kenë të drejtë të bëjnë analiza të plota falas 2 herë në vit. Kryedemokrati tha gjithashtu se qeveria do ketë fondin e kompensimit me çmimin bazë të të gjithë dëmtimeve që vijnë nga faktorë natyrorë ose stoku i mbiprodhimit dhe mosshitja e tyre.

"Të dashur miq, PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen tek ju me programin më të mirë, me programin të cilin kurrë ndonjëherë nuk e kanë paraqitur më parë para shqiptarëve. Me programin që shqiptarët nuk e kanë njohur kurrë, programin e Shqipërisë Madhështore. Dua t’u garantoj se ky program fillon nga zemra, dhembshuria e njeriut. Sepse ne në një mënyrë ose në një tjetër, jemi një vend sot, ku qindra e mijëra qytetarë derdhin lot të ftohta nga mjerimi. Jemi një vend në të cilin dhjetëra në mos qindra mijëra familje nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre sepse paratë e tyre vidhen nga qeveritarët. Sot ne jemi një vend ku me qindra e mijëra të sëmurë nuk marrin dot ilaçet.

Sot jemi një vend ku nuk janë të pakta familjet që shtrojnë sofrën por nuk kanë ushqimin për fëmijët e tyre dhe detyrohen t’u thonë, paç fatin, merr rrugët, gjej fatin. Dhe fëmijët vetëm largohen nga Shqipëria. Sot jemi i vetmi vend nga i cili u larguan mbi 45 përqind e shqiptarëve nga Shqipëria, ndaj dhe ne do fillojmë aty ku është dhimbja. Ne kemi vendosur që 3 muajt, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Çdo shqiptar nuk do firmosë nën 200 euro në borderotë e këtij vendi. 200 euro nuk janë shumë, por në standardin ndërkombëtar, 200 euro janë jashtë varfërisë ekstreme. Janë 6.3 euro në ditë dhe ai që merr kaq, nuk është në varfëri ekstreme.

Por mjerimit, numërimit të kafshatës i japim fund. Jo vetëm me këto, përkundrazi të gjithë këtyre do u japim kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit do të thotë që ata ushqimet do i blejnë 20 përqind më lirë se sa të tjerët me rroga të mesme dhe të larta. Të gjithë këtyre do u rimbursohen 100 përqind ilaçet. Pensionistët do kenë të drejtë të bëjnë analiza të plota falas 2 herë në vit. Lista e barnave do të jetë identike, 1 për 1 me Italinë. Nuk matemi ne me Italinë, por në ilaçe do matemi. I sëmuri në Shqipëri do mjekohet po me ato ilaçe që mjekohet italiani në Itali. Pra, do vendosim disa standarde të tjera sepse është krijuar një hendek i tmerrshëm midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë.

Rroga të ulëta në Shqipëri nuk do të ketë në asnjë rrethanë nën 500 euro. Garantoj sipërmarrësit se do t’u kompensohet me ulje taksash rritja e rrogave në 500 euro të punonjësve. Ekziston një e drejtë, e cila duhet të respektohet. Rroga mesatare do jetë 1200 euro. Mësuesit do arrijnë në rrogën 1500 euro gjersa ata të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan. Energjia, bizneseve do t’u shitet me 6 lekë nga 18 që u shitet sot. Familjarëve do u shitet me 7 lekë. Tarifa e ujit do përgjysmohet. Pra, me këto masa ne besojmë se e lehtësojmë në një shkallë ët caktuar jetën e qytetarëve tanë që janë në nevojë. Kjo sigurisht nuk është Shqipëria

Madhështore, por e ka thënë Gandi se madhështia e një kombi matet me qëndrimin që ata kanë ndaj atyre që janë në nevojë. Dhe ne do kemi një ndryshim rrënjësor në qëndrimin ndaj tyre. Nuk ka të varfër nga dembelizmi. Të varfrit i ka bërë politika të varfër dhe ne këtë politikë do e ndryshojmë. Miqtë e mi, nuk ka rreth, nuk ka qytet, nuk ka qark që mund të bëhet më madhështor se qarku i Fierit, se rrethi i Lushnjes. Gjithçka në këtë rreteh natyra e ka bërë madhështore. Lushnja ka potenciale të jashtëzakonshme bujqësore. Lushnja ka fermerë të mrekullueshëm, njerëz të zotë të punës, të djersës. Lushnja ka brigjet turistike ndër më të bukurat.

Ka çdo potencial. Pra, Made in Lushnja, Made in Albania, krenari kombëtare, krenari lushnjare. Miqtë e mi, askush nuk mund të prodhojë më shumë se fermeri lushnjar në qoftë se ti i largon atij të këqijat që i ka brë regjimi. Në qoftë se ti i garanton atij kushtet që djersa e tij të japë prodhimet, suksesin që meriton. Dhe ne këtë do bëjmë. Së pari, do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë.
Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti. Po, atëherë të maten fermerët e tjerë me fermerin e Lushnjes dhe të shohin kush prodhon më shumë dhe më lirë.

I Lushnjes do jetë i pari. Sot, ky regjim për t’i hapur dyert shkatërrimit të prodhimit bujqësor, ka vendosur TVSH-në asimetrike te grumbulluesit dhe përpunuesit e prodhimeve. Unë iu jap fjalën ju se tre muajt e parë do vendoset taksa simetrike, e cila bën që përpunuesi t’i kthejë fermerit, të marrë ai TVSH-në 20 përqind për prodhimet që shet. Ballkani i Hapur, kjo marrëveshje që shkatërroi me mijëra ferma, që solli vërshimin e prodhimeve të subvencionuara 8 herë më shumë se prodhimet në Shqipëri për shkak të vëllazërisë Rama-Vuçiç, do hidhet në kosh të plehrave javën e parë të qeverisjes së PD.

Linjë krediti të butë, në të cilën qeveria do paguajë 80 përqind të interesit, do u ofrohet fermerëve të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë. Nuk ka tokë më pjellore se toka shqiptare askund. Ky vend nuk ka asnjë pëllëmbë tokë pa frut. Lushnjes po i kripëzohen tokat se nuk ka investime në asgjë. Vaditja, kullimi dhe mbrojtja e tokës do jenë tre përparësi madhore të qeverisë së ardhshme. Kudo në botë që ndodh mbiprodhimi, ndodh që fatkqësitë dëmtojnë. Edhe tani më informuan se janë dëmtua prodhimet.

Qeveria do ketë fondin e kompensimit me çmimin bazë të të gjithë dëmtimeve që vijnë nga faktorë natyrorë ose stoku i mbiprodhimit dhe mosshitja e tyre. Ndonëse u them këtu, e deklaroj këtu botërisht se do mbrojmë në çdo sezon prodhimet tuaja. Çdo vend e bën këtë, përveç Shqipërisë sot. Po, do t’i mbrojmë ato. Çdo vend i mbron. Përveç Edi Ramës që i shkatërroi prodhimet. 2 mijë ton patate iu kalbën një fermeri në Pogradec për shkak të Ballkanit të Hapur. Mijëra ferma falimentuan. Kjo merr fund," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet