LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Uroj që Macron të mbajë parasysh se realiteti që i paraqet Rama nuk është realiteti që ekziston në bulevardin e Tiranës

Gjatë një konference për mediat, lideri demokrat tha se Rama ka përzënë nga vendi shqiptarët, më shumë se çdo pushtues i egër i mëparshëm i kësaj toke.

22 Qershor 2026, 13:10 Nga E.d
Berisha: Uroj që Macron të mbajë parasysh se realiteti që i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se uron që presidenti i Francës, të mbajë parasysh se realiteti që i paraqet Rama nuk është realiteti që ekziston në bulevardin e Tiranës. Gjatë një konference për mediat, lideri demokrat tha se Rama ka përzënë nga vendi shqiptarët, më shumë se çdo pushtues i egër i mëparshëm i kësaj toke.

Kryedemokrati uroi që ky takim në Elize, të bëjë që Edi Rama të marrë mesazhin e duhur në interesin më të mirë të Shqipërisë, të rajonit, por dhe të miqve të Shqipërisë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Nisur nga fakti që kreu i qeverisë Edi Rama është sot në një takim zyrtar në Francë me presidentin Macron, cila mendoni se është tashmë pozita në arenën ndërkombëtare të kreut të qeverisë në një kohë që Bashkimi Europian ka miratuar një rezolutë në mbështetje të kërkesave të protestuesve dhe protestat kanë bërë jehonë në mediat e huaja?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Po, është njoftuar një takim, drekë, në Elize midis presidentit Emmanuel Macron dhe Edi Ramës. Normalisht mund të përgjigjesha që nuk kam ndonjë koment dhe vërtet unë nuk di qëllimin. Por di një gjë. Në traditën e pallatit të Elizesë, drekat janë, si të themi, eventet për t'i shprehur haptas mendimet e veta Franca ndaj të ftuarit, që në rastin e drekës i jep privilegjin e një të ftuari në drekë. Më kujtohet si sot në këtë traditë, kur i ndjeri presidenti Zhak Shirak ftoi ish-kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Dhe e ftoi për një drekë në Elize. Pas tre orësh drekë dhe bisedimesh, Koshtunica i paraqiste presidentit Shirak një realitet që nuk ekzistonte.

Dhe në një rast të pazakontë, presidenti Shirak, i ndjeri presidenti Shirak lëshoi një komunikatë në të cilën thotë: 'Edhe si një transparencë ndaj francezëve që kanë një miqësi tradicionale me kombin serb- është e njohur kjo- që unë ftova kryeministrin e një kombi mik, por pashë që absolutisht ai nuk besonte realitet tjetër përveç atij që kishte në kokë dhe që nuk ekziston'.
Tani a do jetë kjo komunikatë apo tjetër, unë nuk mund të them se çfarë do jetë, por ky është një variant. Varianti tjetër është edhe për të shprehur mbështetje.

Nuk e di se cili do jetë, por unë uroj dhe dëshiroj që presidenti Macron të mbajë parasysh se realiteti që përshkruan Edi Rama, për bajlozin e zi, algoritmin, për agjenturat e huaja, greke, iraniane, ruse, serbe tani së fundi, nuk është ai realitet që ekziston në bulevardin e Tiranës ku qindra mijëra qytetarë protestojnë prej 22 ditësh në mënyrën më civile dhe më të qëndrueshme ndaj një regjimi që i ka plaçkitur ata në mënyrën më të pamëshirë. Që i ka përzënë ata nga vendi i tyre nga viti 2015 deri në vitin 2024 në 10 vite, më shumë se çdo pushtues i egër i mëparshëm i kësaj toke.

I ka pakësuar ata edhe më shumë se murtaja e zezë e viteve 1300. Prandaj do dëshiroja që në atë bisedë presidenti Macron ta kishte të qartë se bajlozët e zinj që ai quan algoritmet; se shtojzovallet dhe shtrigat që ai konsideron blogerë e influencierë, janë që të gjitha fantazi e sëmurë e një njeriu të lidhur me pushtetin më keq se mishi me thoin për shkak të krimeve të tij të panumërta që ka kryer, dhe që nuk pranon në asnjë mënyrë ta dorëzojë atë, po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Uroj nga zemra që ky takim në Elize, të bëjë që Edi Rama të marrë mesazhin e duhur në interesin më të mirë të Shqipërisë, të rajonit, por dhe të miqve të Shqipërisë, mbasi sigurisht presidenti Macron e ka ftuar atë si një mik të Francës./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës