9 Shtator 2024, 11:05
Nga I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, uroi fëmijët, mësuesit dhe prindërit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se situata në arsim është dramatike. Berisha shtoi se viti i ri shkollor 2024- 2025 e gjen Shqipërinë të zbrazur si asnjëherë më parë, ndërsa shtoi se mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keqtrajtuarit e rajonit.
Postimi i Plotë:
Së pari urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit në këtë ditë të veçantë për ata dhe mbarë kombin. Veças një urim nga zemra vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë ne bankat e shkollës. Një vit plot shëndet dhe të suksesshëm për të gjithë. Por të dashur miq, viti i ri shkollor 2024- 2025 e gjen Shqipërinë të zbrazur si asnjëherë më parë.
Numri i nxënësve këtë vit që ulet në bankat e shkollës nga 610 mijë që ishte 11 vite më parë është 350 mijë. Zvogëlimi dramatik i numrit të nxënësve bëhet çdo vit e më i madh. Këtë vit në Qarkun e Korçës nga 1698 nxënës të regjistruar një vit më parë, këtë vit do të ulen në bankat e shkollës për klasën e parë 1302 nxënës. Pra, 396 nxënës më pak, ndërsa në klasën e dhjetë nga 1779 vitin e kaluar, këtë vit u regjistruan 1277, pra 502 nxënës më pak.
Ky vit nis pasi mbi 730 shkolla të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin gjatë viteve të rilindjes dhe 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 5-7 milionë euro d.m.th 7-8 herë më të larta se në Europë. Viti shkollor nis në kushte ku mbi 120 mijë nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50 000 nxënës që do të mësojnë në klasa kolektive.
Ky vit nis pas rënies në pikiatë prej 62 pikësh, më të madhe në botë në testin e PISA-s të cilësisë së arsimit vlerësuar 9 vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keqtrajtuarit e rajonit. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjendjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihem në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor dhe po zbraz me shpejtësi Shqipërinë.
sali berisha
Politike
9 Shtator 2024, 10:33
I.A
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate ditën e sotme mes deputetes Dhurata Çupi dhe kryetares së kom...
Politike
9 Shtator 2024, 10:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e kryesisë së re të Partisë Socialiste ditën e sotme. P...
Politike
9 Shtator 2024, 09:13
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një mesazh urimi me rastin e nisjes së vitit të ri shkol...
Politike
9 Shtator 2024, 08:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor. Me anë...
Politike
8 Shtator 2024, 21:38
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me votimin që u bë për anëtarët e ...
Politike
8 Shtator 2024, 21:12
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal te Asambleja e PS që u mbajt ditën e sotme, ku sipas tij kryeministri Edi Rama ...
Politike
8 Shtator 2024, 21:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha teksa komentoi emrat që dolën nga Asambleja e PS, tha se Rama vetëm sa riqark...
Politike
8 Shtator 2024, 20:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend me...
Politike
8 Shtator 2024, 20:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria, është i vetmi vend në botë ku pyejtja e hetuesit, ...
Politike
8 Shtator 2024, 20:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal te Asambleja e PS që u mbajt ditën e sotme, ku sipas tij kryeminist...