20 Dhjetor 2024, 13:14
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e kërkimit të ndjesës për qytetarët e Kosovës për veprime të caktuara të qeverisë shqiptare, si sanksionet dhe bashkërendimi me Vuçicin për veriun e Kosovës. Berisha ka bërë apel për të kërkuar ndjesë për përpjekjet për të përmbysur qeverinë e Kosovës dhe për ndalimin e këngës himn të Adem Jasharit, një këngë që ai e ka cilësuar si simbolike dhe domethënëse.
"Nuk do shkoja në asnjë rrethanë pa votuar rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Pa kërkesë ndjese, vërtet qeveria përfaqëson, por janë qytetarët e Kosovës gjithashtu, por duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për sanksionet që vuri Shqipëria. Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për bashkërendimin me Vuçicin që veriu i Kosovës të merrej në dorëzim nga NATO. Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për përpjekjet për të përmbysur qeverinë e vet, gjer te ndalimi i këngës, himnit të Adem Jasharit, akti më simbolik, më domethënës. E lexova tre herë atë këngë, nuk ka asnjë presje që të nxisë armiqësira, racizëm, por ama i këndon një heroi, të cilin bota nuk e ka. Nuk ka një komb tjetër që një luftëtar të luftojë tre ditë e net me të madh dhe të vogël në shtëpi, të mos ikë, ndërkohë që i kisha të gjitha mundësitë që të tërhiqej. Kemi pasur një rast, Oso Kukën me nipin, kurse Adem Jashari kreu këtë akt më madhështorin në hierarkinë e heroizmave dhe Edi Rama i ndalon këngën pasi u lejua, pasi Shkurte Fejza këndoi në stadiumin e Tiranës. Pra janë këto akte. Të shkoja unë në Prishtinë me Pashiqin? Si mund ta bëja unë këtë? Kurrë. Unë nuk shkoja kurrë me Pashiqin në Kosovë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:13
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publik një skandal që ka të bëjë me reformën në drejtës...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:05
r.ll
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme sot në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve. Osmani gjithasht...
Politike
20 Dhjetor 2024, 13:11
I.A
Sali Berisha
"Siç e patë, vetingu lejohet vetëm pas diktaturave kur janë kryer krime kundër njerëzimit, janë kryer kri...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:46
N.F
Kalaja
TIRANË-Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organiz...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:39
N.F
Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij ...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:42
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar terrorizmi i financuar nga Serbia në veri të Kosovës treg...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane r...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:35
I.A
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën dhe Edi Ramën se miratoi një ligj në Kuv...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:24
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ndjenja e vllazërisë dhe përgjegjësia para qyteta...
Politike
20 Dhjetor 2024, 12:26
Dosja.al
edi rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalimit të tij se në këtë fazë vendimtare për rrugën e s...