LIVE UPDATES
Politike

"Veliaj, e di që je shqetësuar nga denoncimi i mbrëmshëm", Këlliçi nga protesta: Kemi nxjerrë fakte të pakontestueshme

Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se policia edhe pse kishte marrë njoftimin zyrtar siç do të javë që do të ketë protestë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje protestuesit me qytetarët e thjeshtë. Ai u shpreh se duhet ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet dhe që ata nuk bien pre e provokimeve.

20 Dhjetor 2024, 12:39 Nga N.F
"Veliaj, e di që je shqetësuar nga denoncimi i
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organizuar para bashkisë. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se policia edhe pse kishte marrë njoftimin zyrtar siç do të javë që do të ketë protestë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje protestuesit me qytetarët e thjeshtë. Ai u shpreh se duhet ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet dhe që ata nuk bien pre e provokimeve. 

Këlliçi shtoi se kryebashkiaku, Erjon Veliaj është i shqetësuar për shkak të denoncimit të bërë mbrëmjen e djeshme. Ai theksoi se dje është zbuluar me fakte të pakontestueshme se si një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Erald Ismaili, mere para nga kryetari i Bashkisë Tiranë përmes shoqatës “Byla” dhe kompanive që ka hapur në 2017 dhe 2018, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Këlliçi: Këta banditë sot, që kanë marrë njoftimin zyrtar siç do të javë, që do të protestojmë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje qytetarët, protestuesit me qytetarët e thjeshtë. Ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet, dhe ta harrojnë se ne do të bien pre e këtyre provokimeve. Është një oficer policie me dy yje, i cili erdhi duke bërë si shpirt i keq. “Ju lutem,” tha ai, “zhbllokoni pak rrugën, lërini autobuzët të kalojnë, të kalojnë dhe këto makina dhe vazhdoni normalisht.”

Asnjë nga protestuesit nuk e besoi, megjithatë vendosëm të fillojmë protestën, ta zhbllokojmë situatën dhe të zhvillojmë protestën. Çfarë ndodhi? Gënjyen, si gjithçka që bëjnë, mashtruan. Pse? Sepse donin të fusnin njerëzit në përplasje. Edi Rama, ti ministër i Brendshëm, ti përdorues droge, ti njeri që je nipi i Enver Hoxhës, ta dish që jo shefat e komisariateve, jo drejtorët e Policisë së Shtetit, po edhe Perëndia të vijë të zbresë këtu, Partia Demokratike, opozita nuk tërhiqet. Ne do të jemi këtu.

Erjon Veliaj, e di që je shqetësuar, Edi Rama, e di që je shqetësuar edhe ti për shkak të denoncimit të mbrëmshëm në Syri TV, për shkak të punimeve që po bëhen në sarajet e Surrelit, ku po hidhen me qindra, mijëra euro beton të fortifikuar për të forcuar shtëpinë tënde.

MOS HARRONI, ka qenë Adriana Kalaja që ka denoncuar në SPAK edhe Edi Ramën, Linda Ramën, edhe Tan Lamen për ndërtimet në Surrel, dhe çfarë bëri SPAK-u? Çfarë bëri Artan Lame? E çoi në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë, ndërkohë që aty pronar gjysmë i kësaj shtëpie është vetë kryeministri.

Erjon Veliaj është shqetësuar, sepse dje është zbuluar me fakte të pakontestueshme se si një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Erald Ismaili, mer pra nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, përmes shoqatës “Byla” dhe kompanive që ka hapur në 2017 dhe 2018, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa.

Ja kemi nxjerrë letrat dje, publike. Olsi Dado, thirrje publike për ty, Altin Dumani, thirrje publike për ty. Mjafton të hyni në QKB, të kërkoni dokumentat online, nëse keni vullnetin i keni dokumentat aty. Nuk kishte pse të zhvillohej kjo protestë e 39-të, nëse SPAK dhe kolegu i Erjon Veliajt, Altin Dumani, do të vendoste të zbatonte ligjin, sepse kreu i bashkisë nuk do të ishte në zyrë.

Nuk ka se bën si i habitur kreu i Policisë këtu, “Oo, paska protestë sot!” Se do të shihni, Bashkia i ka dyert me zinxhir. E kanë ditur mjaft mirë, por skenar për të pasur gjakderdhje dhe për të pasur përplasje, ju sheshtori dhe do t’ju dështojë.

Paralajmërim për ditën e sotme, për protestën e të hënës, datë 23, ora 17:00. Mos guxoni të tentoni të njëjtin skenar. Në orën 17:00, ne do të jemi këtu në protestë dhe nuk do të bëjmë asnjë milimetër pas.

kellici protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet