Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-kryeministri ngriti akuza ndaj qeverisë se po i përgatit pashaportën Mërtirit për ta larguar në Zimbabëe pasi këtij të fundit është refuzuar kërkesa për azil në Vjenë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot para mediave ku akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për aferën e inceneratorëve. Në deklaratën e përjavshme për shtyp, ish-kryeministri ngriti akuza ndaj qeverisë se po i përgatit pashaportën Mërtirit për ta larguar në Zimbabëe pasi këtij të fundit është refuzuar kërkesa për azil në Vjenë. Sipas Berishës Zoto është në Vlorë dhe lëviz me makinën e Intigrated Energy, ku publikoi edhe pamje të makinës. Po ashtu, shtoi se "EcoParku" i Porto Romanos, i lidhur me aferën e shekullit. Po ashtu, listoi edhe njëherë me pika se përse kryeministri fshihet pas çështjes së inceneratorëve.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme. Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin. E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere. Dua të ndalem këtu për aferën e Porto Romanos, e cila është një aferë brenda aferës së shekullit ku nxin firma personale, direkte e Edi Ramës, firmë me të cilën ai provon se është përgjegjës kryesor ligjërisht dhe penalisht për shpërdorimin e 19 mln eurove nga buxheti i shtetit. Në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. Të ashtuquajturin ‘EcoPark Durrës’, Edi Rama deklaroi se do ta bëjë me firmën e privatit. Në përputhje me direktivën e tij, me datën 16 tetor 2019, shpallet tenderi për ndërtimin e ‘EcoPark Durrës’. Procedura në mënyrën më paradoksale anulohet në 3 dhjetor 2019, vetëm 3 ditë para se të hapeshin oferta. Anulohet, çka përbën vepër penale dhe penalitet të rënda të autoritetit kontraktues. Në datën 16 dhjetor 2019, Edi Rama firmos një vendim si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe ky vendim ka 2 pika: Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitoheshin në landfillin e Porto Romanos. AKUM ngarkohet për inkapsulimin e zonës së Porto Romanos rijetësimin e kësaj zone me procedurë të përshpejtuar të kësaj zone, për shkak të emergjencës së krijuar. Në datën 21 dhjetor 2019, mes kompanisë ‘Viktoria Invest’ dhe kompanisë ‘De mare SRL’, ndodh 17 maji, lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë në procedurën tenderuese të AKUM. Me datën 27 dhjetor 2019, mes AKUM dhe kompanisë së krijuar si ‘marrëveshja e 17 majit De Mare dhe Viktoria’, lidhet kontrata me negocion të drejtpërdrejtë. E marrin me urdhër këto të dyja, vlerën përsëri të njejtë, 1.9 miliardë lekë. Në datën 14 maj 2020, ky bashkim kompanish ‘De Mare SRL dhe Viktoria Invest’ ose ndryshe ‘marrëveshja e 17 majit’ këto të dyja nënshkruajnë një marrëveshje me kompaninë ‘Arkon ShPK’, në pronësi të Denis Ymerit dhe nënkontraktimi shkon në vlerën 649 milionë lekë. Me datën 23 nëntor 2016, Ilsa Zoto, gruaja e Klodian Zotos, i shet aksionet tek Denis Ymeri. Në datën 4 maj 2020 kompania ndryshon emrin nga ‘Artemis Farm’ në ‘Arkon’. Habia dhe misteri i dytë i Edi Ramës qëndron në faktin se me datën 1 prill 2019, 13 muaj para këtyre marrëveshjeve lidhet një kontratë mes ‘Integrate Energy SHPK’, kompanisë së djegësit të Tiranës dhe studios arkitekturore ‘Casanova Hernandes’ dhe objekti i kësaj kontrate ishte projekti i ‘EcoPark’ Durrës mbi landifillin ekzistues në Porto Romano. Këtu kemi të bëjmë me ëndrra korruptive. Zoto e parashikon që duhet të vjedhin me një projekt, të bëjmë një projekt që të vjedhim edhe në Porto Romano 19 mln. Rama, ky e ka bërë me datën 1 prill, Zoto firmos me Rea Xhillarin dhe ‘Casanovën’ se Rea është nënkontraktore aty, është e pamëshirë, nuk njeh ligj dhe standard. Këta nënshkruajnë, bëjnë projektin dhe tre muaj mbrapa Edi Rama del e thotë se do të ndërtoj një ‘EcoPark’ në Durrës, këta projektin e kanë gati. Zoto ka paguar 225 mijë euro kompanisë dhe nënkontraktores Rea Xhillari, thjeshtrës të themi. Dhe këtu fillon pastaj zinxhiri i tenderave, që ju e dëgjuat. Edi Rama është përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit dhe kjo provohet në mënyrë të pakundërshtueshme nga faktet që vijojnë. 1. Në kundërshtim flagrant me ligjin, ai sapo erdhi në pushtet, për ti hapur rrugën aferës së vjedhjes së shekullit, firmosi vetë shpalljen e emergjencës kombëtare mjedisore dhe hodhi poshtë strategjinë e krijuar së bashku me BE-në. Zëvendësoi këtë strategji me atë të trajtimit të mbetjeve me djegie. 2. Edi Rama me firmën e tij ka miratuar në kundërshtim me ligjin, përfshirjen në buxhetin afatmesëm të djegësit të Elbasanit. 3. Edi Rama është përgjegjës direkt për vendimin e qeverisë të datës 16 dhjetor 2016 me të cilin është vendosur financimi i kontratës antiligjore, të firmos me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj. Në mungesë të tij ai ka autorizuar të firmosë këtë vendim, Niko Peleshin. Por firmosja e këtij vendimi në një kohë rekord prej 12 orës janë firmos 12 akte me 17 firma nën kujdesin direkt të Edi Ramës, ndaj dhe Arben Ahmetaj thotë ‘mbreti nuk jam unë’. 4. Edi Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vjedhjen e shekullit sepse ai ka firmosur me datën 7 dhjetor 2017, dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë ‘Integrate Energy BV SHPK’, një kompani që nuk ekzistonte dhe që ai ishte i informuar nga ministri i tij se kompania në fjalë nuk ekziston. 5. TEC-in e ndërtuar 100% me paratë e buxhetit të shtetit në djegësin e Elbasanit ja ka dhuruar për 25 vite ndërmarrjes së tyre private ‘AlbTek’ nga e cila taksapaguesit marrin vetëm fijën koncensionare prej 2% rregull që ky zbatohet vetëm në rastin e koncesioneve që ndërtohen tërësisht nga privati. 6. Edi Rama është përgjegjës direkt për vjedhjen e shekullit se në kundërshtim të hapur me nenin 2 të ligjit 9000, të funksionimit të Këshillit të Ministrave ai me gjithë qindra e qindra denoncimeve të aferës korruptive të shekullit në media e parlament, ai nuk ka ndërhyrë, por përkundrazi ka bërë avokatin e vendos të vjedhjes së shekullit sepse është vetë sipërmarrësi kryesor i djegësve. Pra, të gjitha këto e bëjnë për qytetarët shqiptarë, të pashpresë hetimin e vërtetë të vjedhjes së shekullit dhe pa asnjë shpresë gjetjen e rikthimin e 200 mln eurove të paktën deri më tani. Por ato vazhdojnë të rrjedhin në llogarinë sepse sekuestrimi nënkupton që llogaritë përsëri janë të Zotos dhe Mërtirit. Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Lajmi censurore nga mediat e Ramës dhe djegësave. Por censurimi është edhe më problematik sepse qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta. E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze. Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës. Franco Tossi dhe Bruno Preseci dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, kanë udhëtuar me çarter disa herë për në Tiranë dhe kanë takuar Erion Veliajn, në të gjitha rastet. Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Problemi është se, po të pyeten ata del që Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata nëse djegësi ishte i Klodian Zotos, ato do të takonin Klodianin, Ilsën apo Denisin. o ata shkonin drejt e te zyra e pronarit, se e dinin se me kë duhet të flisnin. Por këto mund të jenë pjesë e hetimit që po vazhdojnë. Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta. Tani duhet të mblidhet kryesia dhe duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm. Votëbesimi është ligj absolut, kjo është.
Shkëlzen Berisha TIRANË- Shkëlzen Berisha ka reaguar pas ‘çarçafit të gjatë’ të kryeministrit Edi R...
Foto ilustruese KUKËS- Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar 24 shtatorin, si datën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për krye...
Edi Rama dhe Lulzim Basha TIRANË- Kryeministri Edi Rama renditi sot disa prej arsyeve pse mbështet ndërtimin e kullës ikonike “M...
Albin Kurti dhe Edi Rama TIRANË- Gjatë intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën italiane “La Stamp...
Fredi Beleri Nuk dihet nëse e thotë për politikë, por Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës ...
Dorian Teliti TIRANE- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së së Rithemelimit, Dorian Teliti, është shprehur kundër ve...
Edi Rama “Po. Ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Tridhjetë vjet më vonë po i heqim vetes stigmën emigrantit dhe kaq. Por Shqip...
Angelos Syrigos GREQI- Ditën e premte, deputei grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë. Gjat&eum...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur sërish sot për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë p&...
Edi Rama TIRANË- Një postim i kryeministrit Edi Rama, ku ironizon italianët që vijnë me pushime në vendin tonë...