Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Unioni shpreh solidaritetin me gazetaren dhe shton se ajo në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit.

TIRANË- Kamerat e televizioneve kapën momentin kur Rama zgjat dorën dhe prek në fytyrë gazetaren, veprim që organizatat në mbrojtje të gazetarëve e kanë cilësuar si cënim të integritetit fizik dhe sjellje anormale nga ana e kryeministritit.
“Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares”- thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Unioni shpreh solidaritetin me gazetaren dhe shton se ajo në të drejtën e vet profesionale këmbëngulte për një përgjigje konkrete prej kryeministrit
“Kryeministri jo vetëm që nuk jepte një përgjigje konkrete për pyetjen specifike, por me një gjuhë replikuese dhe nga pozita e edukuesit moral shmangej nga detyrimi për të dhënë një shifër konkrete për përfitimet e mundshme publike prej njerit nga projektet më të mëdha në fushën e turizmit shqiptar”.
Edhe organizata për sigurinë e gazetarëve “Safe Journalists Albania” shprehu solidaritet me gazetaren që sipas organizatës, “u përball me intimidimin e kryeministrit vetëm pse po kërkonte transparencë dhe llogaridhënie”.
Sjellja e kryeministrit ndaj gazetarëve në vijëmësi ka ngritur shqetësim për organizatat e mediave për arrogancën e përgjigjeve, refuzimin për t'iu përgjigjur pyetjeve apo “dënimin” e gazetarëve duke mos i lejuar të marrin pjesë në konferencat për shtyp.
Gazetarja Ambrozia Meta i tha BIRN-it se “fatkeqesisht arrogancen e zakonshme ndaj gazetareve kryeminsitri Rama, tani po e demonstron edhe me prekje fizike”. Duke komentuar incidentin ajo shtoi se i vinte keq që “shefi i qeverise nuk arrin të kontrolloje dot veten, kur pyetet për çështje të interesit publik”.
Incidenti solli dhe reagimin e politikanëve të opozitës, të cilët dënuan aktin e Ramës duke shpërndarë videon e incidentit.
“Akt i shëmtuar prej gangsteri, dhunë fizike e Edi Ramës ndaj gazetares” shkruajti në facebook ish-kryeministri Sali Berisha, që aktualisht drejton grupimin më të madh opozitar.
Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e quajti “sjellje kafshërore”.
“Ky e ka mbushur kupen dhe duhet të shtyhet dhe duhet përzënë me forcë siç e meriton sjella e tij kafshërore”- shkruan ai në facebook.
Agjencia për Media dhe Informim pranë kryeministrisë nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it se si e justifikonte kryeministri dhunën fizike ndaj gazetarëve.
Përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri është ngritur si shqetësim i vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit.
Kryeministri Edi Rama po përballet me pyetje nëse projektet e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Sazan dhe Zvërnec dëmtojnë apo jo mjedisin, cënojnë zonat e mbrojtura dhe sjellin apo jo përfitim për qytetarët. Qeveria pranon se ka marrë një ofertë për zhvillim në ishullin e largët të Sazanit ndërsa mohon që të ketë dijeni për projektin tjetër të deklaruar nga Jared Kushner, për ndërtimin e dhjetëmijë banesave në zonën e mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit në veri të Vlorës.
Marrë nga Reporter.al
Kreu i PD-së në Greqi dhe Vangjel Dule FIER- Kreu i Partisë Demokratike në Greqi, Andreas Lloverdhos, ka mbërritur në Shqip&e...
Alda Klosi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ditën e sotme për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministris&...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Gjykata e Apelit duhet që ...
Athina GREQIA- Greqia ka publikuar në fletoren zyrtare rregulloren sipas së cilës emigrantët shqiptarë do të lejohen t&e...
Tod Robinson dhe Altin Dumani TIRANA- Ndihmës Sekretari në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve të SHBA-ve, Tod...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po bën pye...
Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço TIRANA- Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili u paraqit në SPAK pa...
Avokati Genc Gjuokutaj TIRANA- U shty seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje n&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimi që po bëhet për Portin e Durrësit është aset. ...
TIRANA- Është shtyrë seanca në Apelin e Posaçëm për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca do të mbahej pasi Be...