Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përfaqësues të biznesit dhe të opozitës në Kukës thonë se vota kundër qeverisë vjen për shkak të diskriminimit të banorëve të kësaj zone në shërbime dhe investime.
KUKËS- Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, qarku i Kukësit u ngjyros sërish blu në këto zgjedhje, duke refuzuar me votë Partinë Socialiste në pushtet. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka dalë fitues në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit, përfshi qytetin e Kukësit dhe dhjetë njësi administrative- mes të cilave edhe vendlindjet e kandidatit të PS-së, Ali Hallaçi apo të kryetarit të bashkisë së Kukësit, Albert Halili.
Komisioni Zonal Zgjedhor e shpalli të mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që po fillon numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur. Në bazë të tabelës përmbledhëse të shpërndarë nga zyrtarë të KZAZ nr.11 të Kukësit, numri i zgjedhësve që kanë votuar në ZAZ nr. 11 është 20.932 persona, nga këto 10.045 femra. Nga 19,950 vota të vlefshme, 9331 vota i përkasin koalicionit PD-ASHM, ndërsa 6229 vota janë për Partinë Socialiste dhe 3880 vota i përkasin Partisë SocialDemokrate.
Koalicioni PD-ASHM ka siguruar një epërsi prej 3102 votash ndaj Partisë Socialiste në pushtet, duke marrë dy nga tre mandatet e qarkut. Vota ndëshkuese ndaj PS-së në pushtet, sipas Petrit Lleshit, përfaqësues i biznesit në Kukës vjen si pasojë e diskriminimit që i është bërë zonës nga ana e qeverisë, por edhe një fushate elektorale të socialistëve që nuk ka pasur në qendër elektoratin.
“Rrugë të paasfaltuara, shërbim mjekësor i mangët, administratë që nuk i shërben qytetarit, por edhe mungesa e hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit nga ndërtimi i urës së re, janë disa nga faktorët që PS-ja të refuzohet masivisht në Kukës,” thotë Lleshi.
Ndërkohë që Flamur Hoxha, drejtuesi politik i PD-së në këtë qark thotë se dhënia e besimit ndaj opozitës është një sfidë për deputetët e ardhshëm të kësaj force politike.
“Kjo votë refuzuese është si një pakënaqësi edhe ndaj administratës vendore, por edhe ndeshkim ndaj qeverisë për diskriminimin që i ka bërë Kukësit në investime, pasi ky rajon jep një kontribut të qenësishëm në të ardhurat kombëtare,” tha Hoxha për BIRN.

“Ne si opozitë do i dalim për zot me mundësitë tona elektoratit që na ka besuar duke bërë avokatinë e tij në parlament,” shtoi Hoxha.
Partia Socialiste në Kukës nuk arrin të fitojë asnje palë zgjedhje pas 31 marsit të vitit 1991, me përjashtim të dy rasteve ku deputetet Namik Dokle e Shyqyri Duraku kanë fituar në vitet 1997 e 2001 me përballje mazhoritare, por pa arritur që marrin shumicën e numrit të deputetëve që përfaqësonin këtë zonë./ Reporter.al
Edi Rama SHBA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka siguruar një mandat të katërt të paprecedentë në pushtet, nd...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kan&e...
foto ilustruese TIRANË- Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Sipas rezultateve të publiku...
Agron Shehaj dhe Ervin Hoxha TIRANA- Gjatë natës, pas ankesave të Partisë Mundësia për parregullsi në KZAZ 32, ku sipas ...
Foto ilustruese LEZHË- Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45...
TIRANË- Ka rinisur sot procesi i rinumërimit të votave të ardhura nga diaspora, një procedurë e gjatë dhe e ndërl...
Foto ilustruese KORÇA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Korçë ku Partia Socialiste rezul...
Fleta e votimit ELBASAN- Një rast interesant është regjistruar nga procesi i numërimit të votave në Elbasan ku duket se nj&eu...
foto ilustruese TIRANË- Në Tiranë deri më tani janë numëruar 1120 kuti votimi nga 1282 gjithsej. Sipas rezultateve të pu...
Foto ilustruese BULQIZË- Procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Bulqizës ka përfunduar. Sipas rezultateve të ...