LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Rikthehen bastet sportive, ndërsa Kuvendit i hiqet Lotaria Kombëtare

Me 72 vota pro, dy abstenime dhe amendamente të minutës së fundit, deputetët socialistë miratuan projektligjin për rikthimin e basteve online pesë vjet pasi qeveria “Rama” vendosi ndalimin e tyre. Deputetet e opozitës e kundërshtojnë procesin si jotransparent.

15 Shkurt 2024, 13:03 Nga r.ll
BIRN: Rikthehen bastet sportive, ndërsa Kuvendit i hiqet Lotaria
taulant balla, belinda balluku

TIRANË- Mazhoranca socialiste miratoi të enjten projektligjin për rikthimin e basteve sportive online, duke bërë një amendim të minutës së fundit që i heq të drejtën Kuvendit për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare. Me 72 vota pro dhe 2 abstenime, ligji do të rikthejë bastet sportive pas më shumë se 5 vitesh që u mbyllën nga qeveria.

Deputetët Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe abstenuan, por pa e argumentuar qëndrimin e tyre. Braçe si anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku nisma e qeverisë u shqyrtua për 4 muaj rresht, ka shprehur rezervat e tij për efektet e ligjit.

Projekligji pësoi disa ndryshime nga versioni i miratuar nga ky komision, pasi disa deputetë depozituan amendamente në seancë. Sipas këtyre amendamenteve, licensa për Lotarinë Kombëtare nuk do të miratohet më nga Kuvendi, por nga Komisioni i Licencave, një strukturë e ngritur me këtë ligj për licencimin e kompanive që do të futen në tregun e basteve online.

“Licenca për të drejtën e organizimit të lojërave të Lotarisë Kombëtare është një e vetme dhe i jepet për një periudhë 10-vjeçare subjektit aplikues, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nëligjore të dala në zbatim të tij. Licenca miratohet me vendim të Komisionit të Licencave dhe bëhet efektive pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet të licensuarit, Drejtorit të Përgjithshëm të AMLF-së dhe kryetarit të Komisionit të Licencave,” thuhet në amendament.

Po ashtu sipas propozuesve, në anëtarësinë e Komisionit të Licencave hiqet ministri i Sporteve dhe zëvendësohet me ministrin e Brendshëm, me arsyetimin se është i rëndësishëm për verifikimin e dokumentacionit të kompanive që do të garojnë për këto licenca.

Opozita e ka kundërshtuar rikthimin e basteve online duke kërkuar që para se të bëhet kjo të ketë një analizë për lulëzimin e këtij sektori në mënyrë informale dhe që kriteret të jenë më të forta për kompanitë që do të futen në treg. Deputetja Jorida Tabaku i tha BIRN se ligjin e Lojërave të Fatit e shoqëroi një proces  jotransparent vendimmarrës, ku një pjesë e madhe e diskutimeve kanë ndodhur jashtë dyerve të komisionit.

“Askush nuk e kuptoi pse u tërhoq disa herë nga votimi dhe si përfundim në një amendament të fundit i hoqi parlamentit mundësinë e dhënies së licensës së Lotarisë Kombëtare dhe ia kaloi atë Komisionit të Licencave,” tha Tabaku pas votimit.

Sipas Tabakut, ligji ka shumë mangësi në kontrollin e flukseve të parasë, në vërtetimin e dhënies së licencave dhe ka kritere shumë të lehta për të hyrë në treg.

“I vendos vulën gjithë dështimit të gjithë operacionit për informalitetin dhe që ka qenë një nga tre mënyrat se si janë pastruar deri më sot paratë,” shtoi Tabaku.

Duke bërë krahasimin me operacionin e qeverisë  për mbylljen e tyre, Tabaku theksoi “mund t'i vendos vetëm një emër asaj që ndodhi: Marrëzia s'ka fund”.

Edhe deputetja demokrate Dhurata  Çupi e ka kundërshtuar këtë projekligj  si klientelist. “Duhej të bëhej një analizë e qeverisë për sektorin ilegal dhe për dështimin për t'a ndaluar këtë aktivitet,” tha Çupi për BIRN.

“Dështuan të japin shpjegime bindëse për situatën faktike të subjekteve që e ushtrojnë aktualisht këtë veprimtari konform ligjit dhe licencave përkatëse,” shtoi  ajo.

Varianti i ardhur nga qeveria pësoi shumë ndryshime gjatë shqyrtimit në komisionin parlamentar të Financave dhe Ekonomisë. Drafti final parashikon vendosjen e kritereve kushtëzuese për të marrë pjesë në garë, duke caktuar kuotën limit 30 për qind të aksioneve për aksionerët e huaj në kompanitë konkuruese, si dhe mekanizmin e ankandit për të përzgjedhur fituesit.

Po ashtu vendos përjashtimin e organizatorëve të “Basteve sportive online” nga sponsorizimi i skuadrave sportive, ndërkohë që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i Komitetit Olimpik u hoqën nga anëtarësia e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve. Këshilli i Mbështetjes së Projekteve menaxhon të ardhurat që vijnë nga bastet.

Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtarinë e kompanisë koncensionare që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qëndror të monitorimit online. Ky kontroll do të bëhet nga Komisioni i Licencave nëpërmjet auditimit. Ndryshime u bënë dhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të lotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”./BIRN

bastet sportive seance plenare 15 shkurt 2024

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë