Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke e konsideruar deklaratën për Boshkun si tërësisht të paprecedentë dhe të papranueshme, shoqata e vlerëson sulmin ndaj gjyqtarëve të veçantë si sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe si një tentativë të kryeministrit për uzurpimin e këtij pushteti.

TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi të martën sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Marko Boshku, duke e cilësuar atë “në kufijtë e veprës penale”, ndërsa paralajmëroi se do të ushtrojë çdo mjet ligjor në fuqi për mbrojtjen e gjyqtarëve të veçantë dhe pushtetin gjyqësor në tërësi.
Duke e konsideruar deklaratën për Boshkun si tërësisht të paprecedentë dhe të papranueshme, shoqata e vlerëson sulmin ndaj gjyqtarëve të veçantë si sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe si një tentativë të kryeministrit për uzurpimin e këtij pushteti.
Pas një serie sulmesh ndaj gjyqtarëve, Rama targetoi të hënën gjyqtarin e Gjykatës Administrative Marko Boshku për një vendim që lidhej me rikthimin në detyrë të një drejtuesi rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të kapur me ndërtim pa leje në Ksamil.
“Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik,” shkroi Rama përkrah fotos së gjyqtarit Boshku në faqen e tij në Facebook.
Pasi shpreh mbështetjen e plotë për Boshkun dhe duke e përshkruar atë si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, i pyetur për koment, nuk bëri me dije ndonjë qëndrim lidhur me këto rrethana deri në publikimin e këtij shkrimi.
Në vijim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, duke i’u kërkuar që të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga “ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm”.
Po ashtu, shoqata i kujton kryeministrit Edi Rama se, çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit. Në pikën 3 të nenit 145 të Kushtetutës përcaktohet se “Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”.
Shoqata shprehet në deklaratë se u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Gjithashtu, thekson se nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor.
“Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast”, citohet në deklaratë, ku shtohet se sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor.
“Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë, por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër”, përfundon gjykata.
Veç Boshkut, gjatë dy muajve të fundit, kryeministri Edi Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu dhe ka kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.
Më herët, kryeministri sulmoi edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për pushimin e një hetimi që lidhej me kabinat turistike në Theth. Deklaratat e kryeministrit u dënuan më parë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, si dhe nga Unioni i Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve./Reporter.al
Edi Rama dhe Fatos Nano TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim të veçantë ndaj liderit historik të P...
James Rubin HAGË- Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, u pyet në Gjykatën Speciale nëse ishte në dijeni për nj&eum...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca e radhës gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj është caktuar më datë 29...
TIRANË- Jozefina Topalli është paraqitur ditën e sotme në Kuvend, pas mungesës së një jave më parë. Pas...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit për shkelje f...
Kuvendi TIRANË- Emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren janë...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Opozitës nuk i është ...
Niko Peleshi TIRANË- Tre deputetët që nuk kanë qenë në seancën e kaluar në Kuvend, janë betuar ditën e so...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Bashkimi Evropian është bekim për vende si i yni. Gjatë fjalës së tij në...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos ka theksuar se sfida nuk është që të çelësh ...