LIVE UPDATES
Politike

Malltezi sfidon SPAK a kanë apo jo përgjegjësi Agaçi dhe Metani për Inceneratorët?

Në një deklaratë për mediat, Malltezi thekon se landfilli i Sharrës është kthyer në një bombë ekologjike.

17 Qershor 2024, 12:31 Nga I.A
Malltezi sfidon SPAK a kanë apo jo përgjegjësi Agaçi dhe
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka sfiduar Prokurorinë e Posaçme për Engjëll Agaçin dhe Artur Metanin, nëse kanë përgjegjësi për Inceneraotorët. Në një deklaratë për mediat, Malltezi thekon se landfilli i Sharrës është kthyer në një bombë ekologjike.

Gjatë deklaratës për mediat, Malltezi u shpreh se në Sharrë nuk ka më vend për të derdhur plehra, ndërsa vendgrumbullimi i ri ende nuk është miratuar. Sipas Malltezit, përgjegjës për këtë situatë janë Engjëll Agaçi dhe Artur Metani.

Deklarata e Plotë:

12 milion € i kalohen çdo vit inceneratorit të Tiranës, dhe pse as nuk djeg plehra dhe as ekziston. Mungesa e tij ka gangrenizuar jo vetëm vjedhjen, por ka krijuar një bombë ekologjike në zonë e Sharrës, pak km larg qendrës së kryeqytetit. Zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve. Duke parë gjendjen, u kërkua me urgjencë leje për ndërtimin e një qelize shtesë për depozitimin e mbetjeve të ngurta urbane. Mirëpo qeliza e re ende nuk ka marrë dritën jeshile. Kjo nënkupton se aktualisht Sharra është tej kapaciteteve të menaxhimit të mbetjeve Gazetaret e Faktoje.al kane kërkuar informacione që prej muajit mars mbi këtë çështje, por përpjekjet e tyre kanë dështuar. Qartazi, ata që nuk bëjnë transparencë për qindra miliona euro të hedhura për inceneratorë inekzistentë s’kanë pse e vënë ujin në zjarr për rrënimin e mjedisit dhe ajrit të Tiranës.

Në maj 2018 Edi Rama, teksa prezanote projektin e Sharrës në video 3D mburrej se ishte krenar për inceneratoret e thoshte: ‘Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin.’ Sot Inceneratori i Elbasanit nuk punon, ai i Fierit nuk arriti të përfundonte, ndërkohë që në Tiranë inceneratori nuk ekziston. Aktualisht inceneratorët janë nën sekuestro. SPAK bën sikur heton por pa guxuar të shkojë te akuza ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe duke hetuar për cikerrima si vjedhje të TVSh, vjedhje për të justifikuar punimet me fatura sheqeri e orizi, blerjen e një linje birre, apo pllakat e banjos dhe dhurata për bileta hoteli e avioni.

Në fund, dua të theksoj se ka 4 vite që PD e ka kallzuar këtë aferë duke argumentuar shkeljet e një ‘grupi të strukturuar kriminal’. Por, SPAK nuk ka pranuar të (1) hetojë për grup të strukturuar kriminal ndonëse i dalin të njëjtët personazhe (2) nuk ka hetuar procedurat (3) nuk ka guxuar të shprehet për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Erion Veliaj etj që kanë luajtur rol vendimtar për procedurat. Ja një pyetje që i duhet bërë SPAK pas 4 vitesh zvarritje: A ka përgjegjësi apo jo Engjëll Agaçi & Artur Metani për:

(i) injorimin e shkresës se APP që procedura ishte e paligjshme,

(ii) kalimin e kontratës së Elbasanit kinse u kryen 9 procedura brenda ditës,

(iii) nenin ‘pamundësia e ndërprerjes se kontratës’, &

(iv) 8 pike bonus për kompaninë që nuk ekzistonte fare?

jamarbër malltezi engjëll agaçi artur metani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj