7 Korrik 2023, 16:19
Nga I.A
Ministria e Jashtme
TIRANË- Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë Greke në lidhje me burgosjen e Fredi Belerit. Në njoftimin për media, Ministria e ka quajtur deklaratën e zëdhënësit grek të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik në Shqipëri. Po ashtu ajo i ka bërë thirrje Greqisë që të presin drejtëinë në Shqipëri të bëjë punën e saj.
Njoftimi i Ministrisë:
Kemi ndjekur me keqardhje deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë Greke lidhur me rastin Beleri. Sic e kemi deklaruar në vijimësi, publikisht por edhe gjatë komunikimeve që kemi pasur me kolegët tanë grekë, deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri. Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve.
Theksojmë me këtë rast se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, struktura të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE. Qeveria Shqiptare nuk komenton veprimet dhe vendimet e këtyre strukturave. Ky parim vlen në rastin e z. Beleri ashtu si edhe në rastin e çdo qytetari tjetër shqiptar, në Shqipëri aq sa edhe në Greqi apo cilindo vend demokrarik në Europë e botë, prandaj e ftojmë Qeverinë e Greqisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të presë, ashtu si ne, që drejtësia të bëjë punën e saj.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare./Dosja.al
fredi beleri ministria e jashtme
Politike
7 Korrik 2023, 15:39
I.A
Edison Memolla dhe Shkelqim Hoxha
RROGOZHINË- Fushata elektorale në Rrogozhinë nisë më datë 10 korrik në Rrogozh...
Politike
7 Korrik 2023, 15:20
I.A
Evis Sema
FIER- Këshilli i Qarkur Fier është konstituuar ditën e sotme. Mësohet se Evis Sema mori mandatin e për her&eum...
Politike
7 Korrik 2023, 15:17
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Në ditën e dytë të turit ballkanik, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka takuar kr...
Politike
7 Korrik 2023, 14:55
k.m.
Klevis Balliu
TIRANË- Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas pamjeve të dhunës barbare të ushtruar nga banda e njerëzve të...
Politike
7 Korrik 2023, 14:44
k.m.
Edi Rama në Mal të Zi
PODGORICË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Mal të Zi në kuadër t&e...
Politike
7 Korrik 2023, 14:04
k.m.
Olta Xhaçka
Mazhoranca socialiste kërkoi të premten rikthimin në pikën e nisjes të diskutimit parlamentar për mandati...
Politike
7 Korrik 2023, 13:36
f.i.
Edi Rama dhe Denis Beçiroviç
BOSNJE HERCEGOVINË- Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Republikës së B...
Politike
7 Korrik 2023, 13:19
f.i
Fitore Pacolli
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të turit të ballkanit, do të zhvillojë sot vizit&...
Politike
7 Korrik 2023, 13:21
A.B
Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, kanë të bëjnë...
Politike
7 Korrik 2023, 12:54
A.B
Edi Rama
SARAJEVË- Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për më shumë mbështetje. Gjatë konferenc&...