Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha iu rikthyer akuzave për të vëllanë, Taulant Alibeaj, për të cilin në vitin 2016 u raportua se ishte arrestuar në Gjermani. Kryedemokrati tha se edhe në ditët e sotme, Alibeaj vijon ta mohojë këtë arrestim, por gjithashtu nuk jep detaje për vendndodhjen e të vëllait.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u është rikthyer akuzave ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deputetit Enkelejd Alibeaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Basha ka vetëm një dosje në prokurori, që është mbyllur, ajo e parave ruse, por që në vërtetë është përfshirë edhe në afera të tjera. Kryedemokrati nuk ka detaje për aferat në të cilat sipas tij është përfshirë Basha, por shtoi se këto deklarata i bën me përgjegjësi të plotë.
Ndërsa përsa i përket Alibeajt, Berisha iu rikthyer akuzave për të vëllanë, Taulant Alibeaj, për të cilin në vitin 2016 u raportua se ishte arrestuar në Gjermani. Kryedemokrati tha se edhe në ditët e sotme, Alibeaj vijon ta mohojë këtë arrestim, por gjithashtu nuk jep detaje për vendndodhjen e të vëllait. Berisha vuri në dukje se nëse një gjë e tillë do të pranohej publikisht, Alibeaj s'do të ishte deputet dhe partnerja e tij, Mrsida Xhaferllari nuk do të ishte bërë gjyqtare.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Në një kohë ku një çift nuk blen dot një shtëpi, mendoni se Opozita ka një farë përgjegjësie të largimit të qytetarëve, gjithashtu dhe për faktin që arenën politike e kanë mbizotëruar 3-4 figura?
Sali Berisha: Përçarja e Opozitës është pengmarrje, nuk është përçarje, gjërat duhet t'i quajmë siç janë. Lulzim Basha është marrë peng me dosjen e larjes së parave me 700 mijë dollarë. Ju e dëgjuat raportin. Paratë s'kanë asnjë lidhje me PD-në, janë të gjitha të Bashës. Raportet e CIA-s, siç thotë Rama sepse unë nuk e kam parë, thonë që janë para ruse. Lulzim Basha është skllav edhe i aferave të tjera, nuk është kjo dosja e vetme me të cilën mbahet peng. Skllavëria e tij është e gjatë, jua them unë me bindje e përgjegjësi të plotë. Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, i arrestuar për pengmarrje me armë, edhe sot e kësaj dite nuk tregon se ku ndodhet, s'e di askush. Për këto rekorde kriminale ai mund të mos ishte zgjedhur kurrë deputet, gruaja e tij nuk do të ishte dot në gjykatë. Kjo nuk është shpikje këto janë të gjitha të bazuara në dokumente. Ky është një akt shumë i rëndë. Alibeaj kur ka një problem të tillë, ose e bën publike dhe e dënon e del mënjanë....por jo të mbahet peng. Nuk ndodh kjo, ke dëgjuar ti që i kanë përjashtuar nga Vettingu vetëm me një nip apo stërnip të akuzuar për diçka. Por ky ka vëllanë e ajo tjetra ka kunatin. Si kriminel atje duke vjedhur e plaçkitur me armë. Por ky e mban të fshehtë me Ramën. Si mund të bëhet kjo? Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguar. Ju thashë edhe njëherë mos mendoni që Lulzim Basha ka vetëm dosjen e larjes së parave, ka dhe shumë të tjera. Ndaj Opozita po bën thirrje që të firmoset ndryshimi.
Kush është vëllai i Alibeajt?
Në vitin 2016 u raportua se vëllai i Enkelejd Alibeajt, Taulant Alibeaj është arrestuar në Gjermani për grabitje me armë. Pas arrestimit, siç u raportua në atë kohë, ai u është prezantuar autoriteteve vendase si një efektiv policie në Shqipëri, duke dorëzuar një dokument që ka rezultuar i falsifikuar me emrin Xhavit Mornica. Policia gjermane ka kërkuar informacion nga homologët shqiptarë, të cilëve u ka nisur fotografinë dhe shenjat e gishtave. Pasi u verifikuan këto të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezultoi se ai person në fakt ishte Taulant Alibeaj dhe se ka qënë pjesë e uniformave blu deri në Qershor të vitit 2013 kur edhe është larguar me dëshirë. Ai ka qënë pjesë e Repartit Special “RES”. Vetë Taulant Alibeaj ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se nuk ka asnjë problem me drejtësinë gjermane. Të njëjtit version i ka qëndruar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar artikullin e EuObserver që vuri në dukje arsyet e largimit të shqipta...
Pasiguria është e plotë. Këtu vriten njerëz kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë.Sepse ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar sot programin për shëndetësinë. Gjatë ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se shëndetësia në Shqipëri është në kol...
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS TIRANE- Rendi dhe siguria publike nuk janë të cënuara. Ky ishte deklarimi i kreut të grupit parla...
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se Kuvendi do të jetë më...
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk do ...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj është shprehur se nuk kanë konstatuar një rritje të çm...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar se vetëm 6 javë na ndajnë nga dita e fitores histo...
Taulant Balla, kryetar i grupit te PS TIRANE- Partia Socialiste e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë Kuçove, Kreshnik Hajdari ...