21 Nëntor 2025, 18:19
Nga E.d
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi u shpreh se Kos ka dal kundër raporteve të Bashkimit Europian dhe OSBE-ODIHR.
Deputeti opozitar tha se raporti i ODIHR ka përcaktuar qartë se në zgjedhjet e 11 Majit, partia në pushtet përfitoi gjërësisht nga burimet administrative dhe se konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë. Ai tha se këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat, të cilat Europa mbështet në Shqipëri. Ne fund, Këlliçi deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të denjë, ndërsa Europa ka nevojë për partneritet me një shtet serioz, të pakorruptuar dhe burim stabiliteti për Unionin.
Reagimi i plotë
Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit, thyen rekord me qëndrimin e saj absurd në mes të Tiranës. Del hapur kundër raporteve të vetë Bashkimit Europian dhe OSBE-ODIHR!Deklarata e Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, se zgjedhjet në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”, është hiç më pak se skandaloze dhe qokë politike për kryeministrin më të korruptuar dhe autoritar të Europës! Vetë raporti i ODIHR ka përcaktuar qartë se në zgjedhjet e 11 Majit, “partia në pushtet përfitoi gjërësisht nga burimet administrative” si dhe që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
Pa harruar edhe influencën e krimit të organizuar dhe shitblerjen e votës, e cila është vërtetuar si në këtë raport ashtu edhe në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria. Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për shoë politik dhe Europa nuk ka nevojë për bluzat me emrin e Edi Ramës. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të denjë, ndërsa Europa ka nevojë për partneritet me një shtet serioz, të pakorruptuar dhe burim stabiliteti për Unionin. Deklarata të tilla nuk i ndihmojnë as njërës e as tjetrës. Ato thjeshtë nxjerrin zbuluar politikanët europianë të cilët vijojnë ti shërbejnë qorrazi agendës së Fondacionit Soros! Turp!/Dosja.al
shqipëria marta kos belind këlliçi
Politike
21 Nëntor 2025, 18:09
M.L
Foto ilustruese
FIER- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku takoi...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:57
M.L
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryeqyteti shqiptar, Tirana, u bë sot epiqendra e politikës europiane, duke mirëpritur liderët dhe përfaq&...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:47
M.L
Belinda Balluku, foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka bërë të ditur kërkesën zyrtare lidhur me çë...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:21
M.L
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:17
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër komisioneren e BE-s&eu...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:03
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor m...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:58
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar steriotipet për familjet shqiptare në Britani. Nga çelja e Vi...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:53
E.d
Sali Berisha
BRAZIL- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është mentor i "narkoshtetit" t...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:46
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në çeljen e Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit t&eum...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:11
M.L
Foto ilustruese
BRAZIL- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deput...