4 Qershor 2024, 17:11
Nga B.Z
Sali Berisha, Edi Rama
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pas investigimit të emisionit "Report" të RAI 3, i cili e cilësoi Shqipërinë si një "narko shtet".
Në një reagim në rrjete sociale, Berisha shkruan se Rama, sipas tij i vetmi përgjegjës për shpopullimin e vendit dhe lidhjet e shtetit me krimin, ka nxirë imazhin e Shqipërisë dhe tenton t'jua faturojë fajin të tjerëve.
Berisha shprehet se 35% e shqiptarëve e kanë braktisur Shqiperinë për shkak të drejtimit të Ramës, ndërsa shton se sipas tij emisioni "Report" ka nxjerrë të vërtetat në shesh lidhur me situatën në vendin tonë.
Reagimi i Berishës:
Reagim ndaj sulmeve të shpëlara të Ediskobarit.
Të dashur miq, sot, qelbin e zullumeve të Ramës, shqiptarët nuk e dëgjojnë më vetëm nga opozita dhe mediat ndërkombëtare, por bash nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë! Numrin 2 të qeverisjes së tij. Në fakt e kanë degjuar dhe më parë me veshët e tyre në audiot e dosjes 339 dhe 184 të botuara nga “Bild”!
Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është.
Lidhjet jo vetem të Olsit, por direkt të tij me kartelet e drogës dhe grupet kriminale, kanabizimi i Shqipërisë, narkoshteti, parajsa e larjes së parave me kriptomonedha dhe lejet e ndërtimit që i lëshon veç ai. Të gjitha këto tashmë thuhen dhe shkruhen në të gjitha gjuhët kryesore të botës. 35% e shqiptarëve e kanë braktisur Shqiperinë për shkak të drejtimit të tij.
Po për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj!
Për të gjitha këto Edi Rama e di mirë që ka ardhur koha kur shqiptarët do ta braktisin dhe do ta degdisin aty ku e meriton, në koshin e turpit të historisë.
Së fundmi i them, Edi Rama ti që zëvendësove flamurin e Skenderbeut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës, nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit shqiptar. Verdikti i historisë është dhënë, do ndryhesh në banesën e turpit të saj!
Pak më herët në një mesazh drejtuar shqiptarëve kryeministri Edi Rama u shpreh se nga RAI 3 është hedhur një baltë e pamerituar për Shqipërinë. Edhe pse emisioni Report nxorri fakte mbi korrupsionin dhe njerëzit e inkriminuar në shtet, Rama ka deklaruar se ky është një sulm, për shkak të zhvillimit të vendit tonë. Rama gjithashtu iu drejtua qytetarëve shqiptarë që të mos e falin më opozitën. Ai u bëri thirrje atyre që t'i braktisin përgjithnjë në vetimë e ujërave të zeza. Ndërsa shtoi se Opozita do të marrë përgjigjen e saj në zgjedhjet e vitit 2025.
sali berisha edi rama
Politike
4 Qershor 2024, 15:55
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS, aty ku është thirrur për të dëshmuar ...
Politike
4 Qershor 2024, 15:42
M.B
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan marrëveshjen për migrantët n&e...
Politike
4 Qershor 2024, 15:41
B.Z
Komisioni Hetimor
TIRANË - Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS. Ditën e sotme janë thirrur për t&e...
Politike
4 Qershor 2024, 15:35
I.A
Ceno Klosi
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Ceno Klosi është dorëhequr nga detyra që...
Politike
4 Qershor 2024, 15:27
B.Z
Gledis Nano, Edi Rama
TIRANË - Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka fitur gjyqin ndaj qeverisë, të cilën e...
Politike
4 Qershor 2024, 15:11
B.Z
Gazmend Bardhi, Edi Rama
TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të k...
Politike
4 Qershor 2024, 14:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot akuzat e bëra nga ish-krahu i tij i djathë Arben Ahmetaj në emisionin e RA...
Politike
4 Qershor 2024, 14:24
I.A
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri dhe me k&...
Politike
4 Qershor 2024, 14:14
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Gjatë nj&...
Politike
4 Qershor 2024, 14:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Me...