LIVE UPDATES
Politike

DENONCIMI, Berisha: Kumbaro largoi mësuesen me 30 vite eksperiencë nga puna

Berisha kërkon kthimin e menjëhershëm në punë të mësueses, si dhe u bën thirrje sindikatave të ndalojnë akte të tilla të dënueshme në arsim.

21 Shtator 2022, 11:14 Nga A.B
DENONCIMI, Berisha: Kumbaro largoi mësuesen me 30 vite eksperiencë nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike një denoncim që i ka mbërritur në faqen e tij zyrtare. Berisha bën të ditur se ministrja Mirela Kumbaro ka larguar nga detyra mësuesen me 30 vite eksperiencë, Erena Çobani, nga gjimnazi “11 Shkurti” në Libohovë. Berisha kërkon kthimin e menjëhershëm në punë të mësueses, si dhe u bën thirrje sindikatave të ndalojnë akte të tilla të dënueshme në arsim.

POSTIMI I BERISHËS:

Kumbaro largon nga arsimi, për shkak të bindjeve politike, mësuesen shembullore me 30 vite eksperiencë, Erena Çobani. Vendin e saj e zënë akrabaja e saj, që nuk është fare nga Libohova. Qytetarët e Libohovës protestojnë ndaj padrejtësisë së Kumbaros. Dënoj me ashpërsi largimin nga arsimi për bindje politike pas 30 viteve, të mësueses shembullore nga deputetja kallp, si një akt të papërgjegjshëm dhe hakmarrës të ish drejtoreshës së gjimnazit të Libohovës, mësueses së respektuar në të gjithë sistemin arsimor të qarkut të Gjirokastrës dhe nga qytetarët e Libohovës. Kërkoj rikthimin e saj të menjehershën në punë dhe u bëj thirrje sindikatave të ndalojnë akte të tilla të dënueshme në arsim. Këtu më poshtë keni denoncimin në portalin e njohur “Libohova Post” të kësaj shkeljeje flagrante. sb

Drama e zbrazjes së shkollave dhe e largimit të profesionistëve nga sistemi arsimor.
Publikuar: 14 orë më parë Zbrazja e Shqipërisë nga emigracioni masiv i viteve të fundit, largimi i të rinjve dhe i famijleve, po sjell një dramë të madhe sociale. Shkollat po zbrazen gjithmonë e më shumë, vit pas viti, dhe klasat po ngelen bosh, pa nxënës, pa fëmijë e të rinj. Bashkë me këtë, paralelish, një tjetër dramë po zhvillohet; ajo e largimit të mësuesve dhe profesionistëve të arsimit nga sistemi arsimor. Mësues me 20 apo 30 vjet eksperiencë dhe kontribut në shkollimin e fëmijëve shqiptar po pushohen nga puna me motivacionin e uljes së orëve të mësimit nga pakësimi i numrit të nxënësve dhe klasave nëpër shkolla. I tillë është edhe rasti i mësuese Erena Çobanit në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë. Mësuese Erena ka filluar të japë mësim që në vitin 1992 në këtë shkollë, në shkollën ku ajo vetë kreu studimet e shkollës së mesme. Shkollë të cilën ajo e drejtoi, në cilësinë e drejtoreshës, në vitet 2010-2014. Shkolla e vendlindjes së saj, të cilës i kushtoi jetën e saj profesionale dhe në të cilën kontrubuoi në arsimimin e brezave të tërë.

Pak ditë më parë, pas 25 viteve mësimdhënie në lëndët biologji-kimi, mësuese Erenës i erdhi njoftimi për pushim nga puna dhe nxjerrje nga sistemi arsimor kombëtar. Motivacioni që iu parashtrua ishte pakësimi i orëve mësimore si pasojë e pakësimit të numrit të nxënësve në shkollë.
Në këtë mënyrë mësuese Erena u hodh në rrugë, pa marrë parasysh asgjë nga kontributi i saj shumëvjeçar në arsim. Atë e vunë përballë, në mënyrë të padrejtë, me kolegun e saj, mesues Mejdi Metaj. Edhe mësues Mejdiu është gjithashtu mësues i lëndëve biologji-kimi, dhe është drejtori aktual i gjimnazit “11 Shkurti”, duke zëvendësuar mësuese Erenën në këtë detyrë që prej vitit 2014. Ai ka qënë pjesë e këtij gjimnazi që prej vitit 2007. Dy kolegët, Erena dhe Mejdiu, mësues të të njëjtave lëndë, i vunë përballë njëri tjetrit. Pa treguar asfarë respekti e mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim, dy mësuesve u bënë të ditur se lëndët e biologjisë dhe kimisë që prej këtij viti do duhet që ti zhvillonte vetëm njëri prej tyre. Ky ishte mësues Mejdiu. Mësuese Erena u pushua nga puna.

Kaq thjeshtë! Pa asnjë lloj ndërgjegje e morali. Që sot mësuese Erena mund të shkojë të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk paskemi më nevojë për të! Shqipëria nuk paska më nevojë për profesionistët e vet të arsimit!
Ndërkohë, qytetarët e Libohovës, të indinjuar nga shkarkimi i mësuese Erenës nga puna dhe largimi i saj nga gjimnazi i vetëm i qytetit dhe gjithë bashkisë Libohovë, po kërkojnë që ajo të rikthehet prapë në detyrën e saj.
Ata e kujtojnë me respekt mësuesen e tyre, apo të fëmijëve të tyre, dhe gjithë kontributin e saj të vyer përgjatë 25 viteve. Përmendin pasionin e saj për edukimin, mardhëniet e mira që krijonte me nxënesit, dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të shkollës dhe të nxënesve gjatë viteve që ishte drejtuese, duke krijuar një shkollë model në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, me futjen e uniformave për nxënesit, me zhvillimin e aktiviteteve mesimore e kulturore, rajonale e kombëtare, të cilat i afronin nxënesit më tepër me shkollën dhe zhvillonin talentet e tyre, me punën e saj të perditshme të zhvilluar me nxënësit problematikë, për ti afruar më tepër me shkollën dhe për ti bërë pjesë të aktivitetit mësimor. Qytetarët e Libohovës, nëpërmjet një sondazhi të zhvilluar mes tyre, 90% e tyre i kërkojnë drejtorisë së arsimit që të rikthejë në punë mësuese Erenën në gjimnazin e Libohovës, dhe nëse në këtë shkollë nuk ka orë të mjaftushme për të dy mësuesit, ateherë ata kërkojnë që mësues Mejdiu, i cili është nga Golëmi i Gjirokastrës dhe udhëton përditë për të dhënë mësim në Libohovë, të transferohet në një tjetër shkollë më afër banesës së tij. Qytetarët e falenderojnë mësues Mejdiun për kontributin e tij në gjirhë këto vite në gjimnazin e Libohovës, por ata mendojnë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë.

sali berisha erena cobani

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës