LIVE UPDATES
Politike

Denoncimi i Luan Baçit: Bashkia e Fierit koncert patronazhimi në Greqi, tenderi hapet dhe mbyllet brenda dy ditësh

Në denoncimin e tij, deputeti demokrat thotë se për koncertin në Greqi është shpallur dhe një tender.

8 Janar 2025, 13:49 Nga ZH.LL
Denoncimi i Luan Baçit: Bashkia e Fierit koncert patronazhimi në
Luan Baci

TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi ka denoncuar Bashkinë e Fierit, pasi ka zgjedhur që aktiviteti i parë i vitit 2025 të jetë një koncert festiv në Greqi. Sipas Baçit, bashkia nuk ka menduar ndonjë nismë për lehtësimin e të varfërve e as uljen e papunësisë, apo lehtësimin e jetës së fierakëve. 

Në denoncimin e tij, deputeti demokrat thotë se për koncertin në Greqi është shpallur dhe një tender. Baçi thekson se e gjithë kjo bëhet për të justifikuar turin e patronazhimit te Partisë Socialistë në vendin fqinj. Deputeti thotë se këtë e vërteton pikërisht data e 11 janarit që është zgjedhur për koncertin, datë që përkon me fillimin e regjistrimit të diasporrës për zgjedhjet e ardhshme.

Në fund, Baçi u bën thirrje fierakëve të braktisin cdo përpjekje patronazhimi dhe se përgjigjen e tyre duhet ta japin më 11 maj. 

Deklarata e deputetit të PD, Luan Baçi:

Bashkia Fier, të parin aktivitet të vitit 2025, nuk ka menduar as ndonjë nismë për lehtësimin e të varfërve, as uljen e papunësisë, as përmirësimin e jetës së fierakëve, që ata të mos zgjedhin largimin, por një koncert festiv në Greqi.

Për këtë ka shpallur një tender, me datë 6 janar, pra para 2 ditësh, fituesi i të cilit do të shpallet me datë 8, dmth sot, për një aktivitet që do të zhvillohet me datë 11, pra pas tri ditësh.

Çdo gjë e bërë me ngut, në shkelje të procedurave të një shteti serioz, me qëllimin e vetëm justifikimin e turit të patronazhimit të Partisë Socialiste në Greqi, si koncert festiv patriotik.

Veç kësaj, kjo është një mënyrë për të fshehur milionat e tjerë, që do të trafikohen në mënyrë informale për shpenzimet e këtij eventi dhe të tjerëve, dhe milionave që do t’i mundësojnë bashkisë Fier dhe bashkive të tjera të Rilindjes dhe qeverisjes qendrore për të blerë, joshur, gënjyer dhe vjedhur votat e shqiptarëve në emigracion.

Nën titullin dhe preteksin “Festojmë me emigrantët fierakë në Greqi” fshihet operacioni i patronazhimit permanent të PS.

Kjo zbulon edhe si bëhen, si mbahen, si paguhen dhe si mblidhen njerëzit në turin e Ramës nëpër diasporë. Miliona të takspagasueve që dalin, nga arkat e qeverisë lokale apo qenndrore dhe shumëfishi i tyre në prapaskenë, të gjitha të vjedhura shqiptarëve.

Me pak fjalë, Rama dhe Subashi përdorin paratë që vjedhin këtu, dhe që janë një nga arsyet se pse shqiptarët ikin në Greqi, Itali apo Angli për të manipuluar të njëjtët shqiptarë që kanë përzënë.

Ftesen hileqare për koncertin e shoqëruar edhe me një ndeshje futbolli mes veteranëve të Fierit është refuzuar nga kryetari i shoqatës së lojtarëve veteran të Aplonisë, Pandeli Tole, një lojtar i brezit të Kujtim Majacit. 

Për të vërtetuar faktin se koncerti është një akt patronazhimi i Subashit, nën urdhrat e Ramës, shërben edhe dita kur do të mbahet koncerti më datë 11 janar, pikërisht datën kur fillon edhe regjistrimi i Diasporës në faqen e KZQ për zgjedhjet e 11 majit.

Ne nuk presim që ujku të ndërrojë qimen dhe të harrojë zakonin, por ne u bëjmë thirrje fierakëve të braktisin cdo përpjekje patronazhimi.

Shqiptarët e Greqisë, fierakë apo ngado, e kanë të gatshëm sloganin e famshëm të krijuar nga vetë ata “nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon’.

Përgjigjen jepjuani më 11 maj!

luan baci bashkia fier

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë