LIVE UPDATES
Politike

Depozitohet në Kuvend projektligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Tritan Shehu, sipas të cilit projektligji parashikon kufizime në sistemin arsimor parauniversitar dhe universitar, duke ndaluar përfshirjen në kurrikula, tekste dhe aktivitete të koncepteve që lidhen me identitetin gjinor të ndryshueshëm, ndryshimin e seksit apo forma alternative të familjes jashtë modelit tradicional.

1 Maj 2026, 10:11 Nga I.A

Depozitohet në Kuvend projektligji për mbrojtjen e fëmijëve

TIRANË- Është depozituar në Kuvend projektligj i ri që synon mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 22 vjeç nga përmbajtje që lidhen me identitetin gjinor, seksualitetin dhe ndryshimet e karakteristikave biologjike, të cilat konsiderohen të papërshtatshme për moshën dhe zhvillimin e tyre.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Tritan Shehu, sipas të cilit projektligji parashikon kufizime në sistemin arsimor parauniversitar dhe universitar, duke ndaluar përfshirjen në kurrikula, tekste dhe aktivitete të koncepteve që lidhen me identitetin gjinor të ndryshueshëm, ndryshimin e seksit apo forma alternative të familjes jashtë modelit tradicional. Po ashtu, kërkohet që arsimi të mbetet i fokusuar në standarde shkencore dhe zhvillimore të përshtatshme për moshën.

Një pjesë e rëndësishme e draftit lidhet me rolin e prindërve, duke e bërë të detyrueshëm informimin paraprak dhe dhënien e pëlqimit me shkrim për çdo aktivitet edukativ që trajton çështje të ndjeshme, si edukimi seksual apo shëndeti riprodhues. Institucionet arsimore do të duhet të garantojnë transparencë të plotë mbi materialet dhe programet e përdorura.

Projektligji parashikon gjithashtu ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të tilla në media, rrjete sociale dhe hapësira publike kur ato janë të aksesueshme nga të miturit, si dhe kufizime për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete që trajtojnë këto tema.

Në aspektin shëndetësor, drafti vendos kufizime të forta për ndërhyrjet medikamentoze, kirurgjikale apo psikologjike që lidhen me ndryshimin e karakteristikave seksuale për personat nën 22 vjeç, duke i lejuar vetëm në raste të domosdoshme mjekësore dhe me vlerësim të specializuar.

Shkeljet e dispozitave të parashikuara do të shoqërohen me gjoba dhe masa administrative për individët dhe institucionet. Projektligji pritet të diskutohet në komisionet parlamentare përkatëse përpara se të kalojë për votim në seancë plenare./Dosja.al


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje