24 Tetor 2024, 10:41
Nga r.ll
deputetet e pd
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vijon me vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.
Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, kanë takuar sot eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR).
Lajmi është bërë i ditur nga një postim në Facebook nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Postimin, Bardhi e ka shoqëruar edhe me pamje nga takimi.
POSTIMI I PLOTË:
Gjatë vizitës në Parlamentin Europian patëm mundësinë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR). Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t'i informuar mbi të gjitha shqetësimet tona për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.
Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane.
Me miqtë europianë bashkëndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

grupi parlamentar i pd ne pe
Politike
24 Tetor 2024, 09:48
r.ll
ursula von der leyen
TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian ka zhvilluar sot një takim me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se takimi mes...
Politike
24 Tetor 2024, 08:30
r.ll
von der leyen, rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga takimi i zhvilluar me presidenten e Komisionit ...
Politike
24 Tetor 2024, 08:00
r.ll
ola xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të, Ilir Met&eu...
Politike
24 Tetor 2024, 08:08
N.F
Berisha
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali...
Politike
23 Tetor 2024, 22:32
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë një intervistë në ceremoninë e 80-vjetor...
Politike
23 Tetor 2024, 22:26
E. D
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- Në procedimin e SPAK, është bashkuar edhe padia e avokatit Idajet Beqiri për shërbime...
Politike
23 Tetor 2024, 22:13
E. D
ilir meta
TIRANË- Në inspektimin e realizuar, subjekti nuk ka deklaruar aktivitet për 3 vite, duke i dorëzuar AKEP vetëm evidenca...
Politike
23 Tetor 2024, 21:53
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë vëmendjen e mediave ndërkomb&eum...
Politike
23 Tetor 2024, 22:02
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në fabrikën e avi...
Politike
23 Tetor 2024, 21:59
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Nga veprimet hetimore, SPAK thotë se marrëveshja ishte në interesin direkt të Metës. Ai dyshohet se ...