LIVE UPDATES
Politike

Deputeti grek kërkon lirimin e Belerit, analiza e VOA: Arrestimi i kryebashkiakut provokon acarimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke

Arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri, vazhdon të provokojë acarime në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

11 Gusht 2023, 19:04 Nga m.s
Deputeti grek kërkon lirimin e Belerit, analiza e VOA: Arrestimi i
Fredi Beleri

Në Shqipëri, arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri, vazhdon të provokojë acarime në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Një deputet i shumicës qeverisëse në parlamentin grek, Angelos Syrigos, vizitoi në spitalin e paraburgimit z. Beleri. Ai theksoi për mediat se moslirimi i zotit Beleri dhe pengimi i tij për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës do të sjellë një përkeqësim serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe do të ndikojë mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Qeveria shqiptare është shprehur se pavarësia e drejtësisë duhet respektuar, dhe pritet fjala dhe provat e saj. Ndërsa mbushi tre muaj i arrestuar nën akuzën e blerjes së votës, Fredi Beleri, fitues i zgjedhjeve vendore të Himarës të 14 majit, u vizitua në spitalin e paraburgimit nga deputeti i Partisë Demokracia e Re në parlamentin grek, Angelos Syrigos.

Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë fitojmë”, pjesëtar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që përfaqëson pakicën greke, Beleri u ndalua nga policia pas mesnate në restorantin e tij, ndërsa sipas prokurorisë bëhet fjalë për një arrestim në flagrancë teksa ai në bashkëpunim me persona të tjerë, premtonte dhe jepte para me qëllim blerjen e votës.

Por deputeti grek Syrigos theksoi sot se Shqipëria duhet të zbatojë prezumimin e pafajësisë për shtetasit e saj dhe ta lejojë z. Beleri të betohet si kryetar i zgjedhur i bashkisë, sepse ky ndalim përbën një dhunim të drejtës së tij civile.

Ai tha se e vizitoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, në emër të qeverisë greke dhe partisë Demokracia e Re.

“Dështimi i autoriteteve shqiptare për të ndërmarrë masat e nevojshme për lirimin e z. Beleri, ose për ta lejuar atë që të betohet në detyrë po krijon rrezikun shumë serioz të largimit të tij nga zyra e kryetarit. Kjo do të shkaktojë një përkeqësim serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha zoti Syrigos.

Ai theksoi se mbizotërimi i ligjit, prezumimi i pafajësisë për një person të zgjedhur si kryebashkiak dhe respektimi i të drejtave qytetare janë tre çështje po shqyrtohen me seriozitet nga Bashkimi Europian dhe mund të bëhen pengesë serioze në afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe mbi negocitatat që pritet të nisin shumë shpejt.

“Për ne dhe Bashkimin Europian është e pakuptueshme pse një person që është zgjedhur dhe që nuk ka kaluar në gjykim, nuk mund të shkojë në zyrën e tij dhe të bëjë betimin. Kjo është shumë serioze për ne dhe nuk ka të bëjë thjesht me burgosjen. Nga 31 raste të dyshuara për korrupsion zgjedhor vetëm beleri mbahet në burgim”, tha deputeti grek Syrigos.

Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë provokoi një acarrim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ndërsa Greqia kërkoi shpjegime në rrugë diplomatike, Kryeministri Edi Rama deklaroi përmes rrjeteve sociale pas ndalimit nga prokuroria të kandidatit të opozitës për Himarën Beleri se “duhet respektuar pavarësia e organeve të drejtësisë”, dhe bëri thirrje që “të priten me durim provat dhe fjala e drejtësisë dhe askush të mos nxitohet me përfundime politike”.

Ai shtoi se “kjo përbën një sprovë të madhe për drejtësinë lidhur me zgjedhjet, se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha z. Beleri mandatin e drejtuesit të ardhshëm të Bashkisë së Himarës, pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit me një diferencë të ngushtë votash përballë kandidatit socialist, Jorgo Goro, kryebashkiakut të mëparshëm.

Kryetar i këshillit bashkiak të Himarës është zgjedhur një përfaqësues i Partisë Socialiste, e cila ka numrin më të madh të këshilltarëve, një ditë pasi Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e z. Beleri për të qenë i pranishëm në mbledhjen e parë dhe për të bërë betimin.

Edhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe Apeli i Gjykatës së Posaçme kanë hedhur poshtë kërkesat e Belerit për masa më të lehta arresti, duke e lënë në arrest me burg, derisa bëhet fjalë për akuzën e shitblerjes së votave, të kapur në flagrancë. /Burimi i lajmit VOA 

fredi beleri shqiperi greqi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë