Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Politike
Dhunuese ndaj gazetarëve/ Kryebashkiakja Majlinda Bufi në krah të ambasadorit të BE-së
Në të njëjtën kohë, tre shoqata të gazetarëve, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) dhe Safe Journalists Albania, në bllok e kanë dënuar dhunën e dirigjuar nga Majlinda Bufi ndaj gazetares Lorena Resulaj.
22 Nëntor 2024, 13:53Nga I.A
Silvio Gonzato dhe Majlinda Bufi
All - Paragraf - 1
TIRANË- Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, një përsëritëse në rastet e dhunës dhe korrupsionit, siç është faktuar nga Piranjat, qëndron në krah të ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato në një konferencë mbi rrugëtimin drejt BE-së. Në të njëjtën kohë, tre shoqata të gazetarëve, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) dhe Safe Journalists Albania, në bllok e kanë dënuar dhunën e dirigjuar nga Majlinda Bufi ndaj gazetares Lorena Resulaj.
Ne nuk i dimë detajet mbi ftesat në këtë konferencë apo diskutimet e bëra por do ishte për të ardhur keq nëse përçohet mesazhi që përmes këtij modeli qeverisjeje kalon rruga drejt BE-së. Përkundrazi, transparenca ndaj mediave, llogaridhënia dhe respekti ndaj gazetarëve do duhet të ishin në bazë të vlerave integruese që ne aspirojmë dhe që duam të arrijmë.