Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thekson se Europa është ajo pjesë bote, ku pushteti kufizohet me ligj dhe shteti nuk është pronë e një individi.

TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka publikuar një mesazh në ‘Ditën e Europës’, i cili në dukje duket se i është drejtuar kryeministrit Edi Rama por dhe qytetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thekson se Europa është ajo pjesë bote, ku pushteti kufizohet me ligj dhe shteti nuk është pronë e një individi.
Ndërkohë qe ka shtuar se rruga evropiane e Shqipërisë nuk është thjesht një proces negociatash, por një proces qytetërimi.
Postimi i Spiropalit:
Sot është Dita e Europës. Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë. Jo sepse për të tilla ngatërresa ose paradokse e kemi fajin vetë, por sepse i tillë ishte fati ynë historik. Si e tillë, për Shqipërinë dhe shqiptarët Europa nuk ka qënë kurrë thjesht dhe vetëm një destinacion politik, por shumë më tepër, kryesisht një mënyrë për të dalë nga vetmia historike me të gjitha pasojat e saj. Europa për ne nuk është një mal me letra, një pirg me dokumenta. Europa për ne është pjesë e një bote ku pushteti kufizohet nga ligji, ku dinjiteti i njeriut vlen më shumë se forca dhe ku shteti nuk është pronë e askujt.
Rruga europiane e Shqipërisë nuk është vetëm proces negociatash. Është proces qytetërimi. Dhe po, kjo rrugë ka qenë e gjatë, shpesh e padrejtë, shpesh zhgënjyese. Por është ende rruga më e rëndësishme, dhe e vetme, që kemi zgjedhur. Europa nuk është perfekte, Europa nuk është e rënë nga qielli. Europa është vendi i lodhjeve milenare për përsosje të pandërprerë, vendi ku, në kërkim të lirisë, shoqëritë përpiqen parreshtur të korrigjojnë veten. Për ne, kjo është beteja me veten të cilën së shpejti do e fitojmë. Gëzuar Ditën e Europës./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetetit të Javës së Europës, foli edhe për reformën zg...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, u shpreh se nuk ka rrugë të shkurtër dhe pa kriter pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbetet një proces i pakthyeshë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Europa është një djep kulturash dhe historish që bashkëveprojn&...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka theksuar rëndësinë e forcimit t&e...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përcjellë një mesazh në Dit&...
Albin Kurti KOSOVË- Tre ditë para fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgje...
António Costa BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të Evropës, António Costa, ka përcjellë një mesazh në Dit&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë. Veliaj e ka p...