LIVE UPDATES
Politike

"Do kërkojmë Komision hetimor parlamentar për “McGongial”"/ Blushi: Raporti i Departamenti të Drejtësisë, akuzë për Ramën dhe SPAK

Duke folur në një deklaratë për shtyp Blushi e ka cilësuar atë një akt-akuzë të re zyrtare shumë të rëndë për kryeministrin Edi Rama.

5 Shtator 2025, 13:04 Nga E. D
"Do kërkojmë Komision hetimor parlamentar për
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve për çështjen McGonigal. Duke folur në një deklaratë për shtyp Blushi e ka cilësuar atë një akt-akuzë të re zyrtare shumë të rëndë për kryeministrin Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së theksoi se raporti fakton se Kryeministri është diskredituar ndërkombëtarisht, ilegjitim, i inkriminuar dhe de facto i rrëzuar nga pushteti.  Blushi gjithashtu akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, për bllokim të qëllimshëm të hetimeve, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për tre vite lidhur me këtë aferë.  Ndër të tjera Blushi theksoi se do kërkojnë Komision hetimor parlamentar për “McGongia. 

Deklarata e Plotë e Blushit: 

Raporti tronditës i Departamentit të Drejtësisë për çështjen McGonigal është një akt-akuzë e re zyrtare shumë e rëndë për Kryekorruptuesin, Edi Rama, qartësisht tanimë një Kryeministër i diskredituar ndërkombtarisht, ilegjitim, i inkriminuar dhe “de facto” i rrëzuar nga pushteti. Ndërkohë që në SHBA publikohen fakte të reja për kreun e Ramaduros, në Shqipëri ka mëse 3 vjet që Altin Dumani bllokon qëllimisht dhe me vetëdije dhe nuk bën asnjë veprim për të hetuar çështjen McGonigal.

Ky bllokim nuk ka qenë i rastësishëm sepse të gjithë e dinë shumë mirë që Altin Dumani, qysh kur të gjitha faktet dhe provat u bënë publike në mediat amerikane, deklaronte se nuk kemi se ku t’i gjejmë fakte dhe se nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Edhe pse me një kallëzim penal mbi tavolinë, Altin Dumani për 3 vite me rradhë ka penguar me vetëdije dhe qëllimisht që Edi Rama zyrtari kryesor përgjegjës për korruptimin e Charles McGongial, të dalë para drejtësisë, deri duke mos guxuar as ta thërrasë njëherë të vetme për ta marrë në pyetje, ndërkohë që të gjitha faktet janë tanimë në dritë të diellit.

Ndërkohë është po i njëjti SPAK që thërret 200 fshatarë për të dëshmuar për një autokombajnë të blerë 30 vite më pare dhe përdor lloj-lloj dëshmitarësh të rremë dhe me probleme me drejtësinë për të sajuar hetime farsë dhe politike kundër liderëve të opozitës dhe që mbështetur mbi hiç-dëshmi, por thjesht dhe vetëm mbi urdhra politikë të Edi Ramës burgos liderët politikë, rrëmben në mënyrë terroriste Presidentin e Partisë së Lirisë dhe vijon ta mbajë atë në izolim ekstrem, pa prova dhe pa fakte penale, prej më shumë se 10 muajsh.

Zbardhja në detaje nga drejtësia amerikane të një prej aferave më të rënda dhe të paprecedenta në historinë politike të një vendi anëtar të NATO-s, fakton katërcipërisht komplotin e mirëfilltë të Edi Ramës kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe asgjeson çdo alibi të SPAK-ut për të mos vepruar.

Çdo sekondë e humbur nga SPAK rrënon përfundimisht integritetin moral dhe ligjor të këtij institucioni të kapur, e shpall zyrtarisht Altin Dumanin si mbështetës dhe mbrojtës të krimit shtetëror të nivelit të lartë, si edhe e bën pluhur e hi të ashtëquajturën “Reformën në Drejtësi”, të shpërfytyruar në “Ramaformën” kriminale me 69 vota, të denoncuar botërisht nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, qëndrimet e drejta të të cilit sot konfirmohen edhe nga gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë.

Vet komunikimet e Charles McGonigal të publikuara në gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë, fakti se më 9 shtator 2017, ai i dërgoi një mikut të tij personal një fotografi me Kryeministrin Rama, ndërsa një tjetër miku i shkruan se “Kryeministri po reformonte drejtësinë dhe kjo paraqet shumë mundësi”, konfirmon se “Ramaforma” nuk është gjë tjetër veçse një plan i mirëorkestruar për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe përdorimin e saj si mjet politik nga Edi Rama për eliminimin e kundërshtarëve politikë.

Konsiderimi nga vet McGonigal i “Ramformës” si një “mundësi” për përfitime personale të kundraligjshme konfirmon tanimë botërisht se Edi Rama nëpërmjet organizatës kriminale SPAK dhe gjyqtarëve nën shantazh po e përdor atë si armë politike për të asgjesuar pluralizmin politik dhe sunduar me metoda mafioze. Çështja McGonigal është një skandal i qartë korrupsioni ndërkombëtar, ku përzihen interesa personale, përdorim i paligjshëm i funksioneve shtetërore dhe shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar.

Përdorimi i McGonigal për të porositur hetime dhe sulme ndaj opozitës shqiptare përbën shkelje të rënda të Kushtetutës së Shqipërisë, të ligjit dhe të parimeve demokratike mbi të cilat duhet të funksionojë një shtet i lirë.
Tanimë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se sulmet ndaj liderëve të opozitës, shpallja “Non grata” e Sali Berishës, rrëmbimi terrorist dhe mbajtja në izolim ekstrem i Presidentit Meta, procesi farsë kundër Fatmir Mediut, janë urdhëruar personalisht nga Edi Rama, janë mundësuar falë korruptimit nga Charles McGonigalët dhe janë zbatuar verbërisht nga Altin Dumanët.

Edi Rama ka tejkaluar çdo kufi të konfliktit të interesit, duke u bërë promotor i një regjimi të korruptuar që synon shkatërrimin e pluralizmit politik dhe instalimin e një narkoshteti kleptokratik. Rama permendet 14 here ne akuzen e drejtësisë amerikane ndaj McGonigal, që sot ndodhet pas hekurave, por asnjë akuzë nuk ka ndaj tij nga SPAK-u! Edi Rama është faktuar se e ka shndërruar zyrën e Kryeministrit në një strofull të sigurt për mafian vendase dhe ndërkombëtare, nga Ndrangheta e deri te Sinaloa, ku interesat kriminale të pushtetit të tij mbrohen deri duke korruptuar zyrtarë të niveleve të larta në SHBA.

Edi Rama është faktuar se në mënyrë mafioze ka keqpërdorur informacioneve zyrtare të Qeverisë për të goditur opozitën, duke paguar si mafioz në garazhdet e bodrumet e hoteleve në Amerikë, 225 mijë USD për të korruptuar një zyrtar të larte të FBI për trafik influence dhe për të goditur opozitën, në shkëmbim të përfitimeve financiare, deri duke falur prona publike të shqiptarëve, si në rastin e koncesioneve për oligarkun rus Deripaska, që ishte nën sanksionet amerikane por u shpall investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh dhe pronar licencash hidrocentralesh.

Edi Rama tanimë është nën akuzë për akte shumë të rënda korruptive të provuara nga drejtësia amerikane, është një kryeministër i diskredituar, ilegjitim dhe i rrëzuar, që qëndron në pushtet për shkak se “Ramaforma” e ka shndërruar SPAK-un në një patericë të regjimit, që afërmendsh nuk heton asnjë dosje ku provat e inkriminimit të Kreut të Organizatës janë në dritë të diellit.

Me publikimin e raportit të Departamentit të Drejtësisë, provohet se Shqipëria jo vetëm nuk ka sot Kryeministër por nuk ka as SPAK, por thjesht një organizatë mafioze që ka kapur për fyti drejtësinë dhe e përdor atë si armë për të vrarë opozitarizmin, pluralizmin politik dhe demokracinë në vend. Departamenti i Drejtësisë përfundimisht e shpall Edi Ramën një kufomë politike mafioze dhe Altin Dumanin një mercenar të diskredituar dhe të kapur në shërbim të verbër të Kreut të Organizatës.

Asnjë përpjekje për të bllokuar të vërtetën nuk do ta ndalë zbardhjen e plotë të çështjes McGongial dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar deri në shpërfytyrim institucionet shtetërore për interesa të ulta personale, korruptive dhe kriminale. Edi Rama, Altin Dumani, Irena me 5 mbiemra, Dvoranët dhe ortakët e tyre, të kapur me presh në duar si armiq të shtetit të së drejtës dhe opozitës shqiptare në veçanti, do të mbajnë përgjegjësi shumë të rënda përpara ligjit dhe popullit shqiptar.

Në kushtet kur edhe pas raportit të Departamentit të Drejtësisë dhe pas më shumë se dy vite pas burgosjes së Charles McGonigal, Altin Dumani ende nuk ka nisur hetimin e kësaj çështje atëhere lind detyra e Kuvendit të ri që me nisjen e sesionit parlamentar të miratojë me urgjencë ngritjen e një Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal. Më shumë se tre vjet bllokim nga Altin Dumani është fytyra e vërtetë e SPAK-u që shpik dhe sajon të gjitha llojet e shpifjeve dh gënjeshtrave për të dënuar liederët e opozitës, por akuzat e McGonigalit nuk i prek me dorë.

Që pas publikimit të dosjes i tërë SPAK-u, me Altin Duman dhe dreq e të bir duhet të mos rrinin në zyrat e veta por të sekuestronin, bllokonin dhe të kontrollonin derimë një zyrat e Edi Ramës, për ta marrë të pandehur.
Në të njëjtin SPAK që sillen si persona në dijeni për shou mediatik kushedi sa njerëz, persona të kapur me presh në dorë siç është Edi Rama nuk thirren asnjëherë.

Ndaj dhe raporti i Departamentit të Drejtësisë nga dje e ka zhbërë përfundimisht edhe SPAK-un, krijesën më të shëmtuar të “Ramaformës”. Asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar e Altin Dumanit për mbrojtur Edi Ramën, për të fshehur të vërtetën dhe për të relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk mund të ndalojë nevojën ulëritëse për dënimin e merituar ligjor jo vetëm të Kryekorruptuesit por edhe të kujtdo prokurori të shndërruar në vegël qorre të tij. Faleminderit!

tedi blushi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi