28 Tetor 2024, 12:20
Nga M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, mori pjesë sot një konferencë për shtyp ku u fol në lidhje me punën e komisionit parlamentar Anti-Korrupsion. Xhafaj tha se përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kanë pritur me 'padurim' këtë moment sepse donin, sipas tij, të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë.
Ai shtoi se sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit janë në fazën e parë, atë të përpilimit të dokumentit analitik. Po ashtu Xhafaj tha se po projektojnë një proces të gjerë konsultimi. Xhafaj tha se janë 12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj. Sipas tij, do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete.
“Përkundër çdo kritike që nuk ka munguar këto kohë, kemi pritur me padurim këtë moment sepse donim të dilnim me një bilanc konkret të punës së bërë. Sipas parashikimit në rezolutë për ngritjen e komisionit jemi në fazën e 1, përpilimi i dokumentit analitik. Draft për mirëqeverisje, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi. 12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj.
Do të organizohen forumet e dialogut qytetar për problemet e ndjeshmet për ta, që do zhvillohen në nivel vendor dhe në universitete. Drafti do të konsultohet me grupet e interesit dhe institucionet. Draft- dokumenti analitik do u jepet edhe ekspertëve dhe konsulentëve ndërkombëtar për të konsultuar përputhshmërinë me rekomandimet e BE dhe legjislacionin.
Në përfundim, gjithçka e konkluduar do u jepen grupeve të ekspertëve për ti pasqyruar në draft, që do t’i kalojë më tej komisionit për diskutim. Një proces kaq kompleks ka nevojë për ekspertë vendas e të huaj. Ekspert i nivelit të lartë që do funksionojë si i pavarur. Aktualisht 670 ekspertë të propozuara nga institucionet e pavarura, universitetet, shoqëria civile dhe biznesi”, tha ai.
fatmir xhafaj
Politike
28 Tetor 2024, 12:17
ZH.LL
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka kallëzuar penalisht në SPAK, Edi Ramën p&e...
Politike
28 Tetor 2024, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar raportin e World Justice Project për drejtësinë dhe...
Politike
28 Tetor 2024, 11:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje sa i përket organzimit të protestës së opozitës q&eum...
Politike
28 Tetor 2024, 11:54
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa ka kërkuar tërheqjen nga qeveria të ...
Politike
28 Tetor 2024, 11:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialist ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Mësohet se diskut...
Politike
28 Tetor 2024, 10:34
M.B
Kuvendi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e radhës plenare në orën 17:00. Në rend dite ës...
Politike
28 Tetor 2024, 10:09
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet s...
Politike
28 Tetor 2024, 08:25
M.B
Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali dhe trupa e Gjykatës kushtetuese
TIRANA- Në Shqipëri, dorëheqja e anëtares së Gjykat...
Politike
27 Tetor 2024, 20:21
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve...
Politike
27 Tetor 2024, 20:12
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve...