LIVE UPDATES
Politike

“Do të bëhen gradaçela”, Muçollari: Dhënia e godinave shtetërore, një aferë e re, ja si përcaktohen fituesit

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se sa do të merrte një pronar toke, në këto zona.

6 Korrik 2024, 11:30 Nga M.B

 

“Do të bëhen gradaçela”, Muçollari:
Grigels Muçollari

TIRANA- Anëtari ikryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se qeverinë Rama, po jep godina shtetërore për miqtë e vetë. Muçollari tha se disa godina do të shndërrohen në grataçela, dhe mes tyre janë ajo e ATSH-së, e Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave. Ai ka shtuar se bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se sa do të merrte një pronar toke, në këto zona.

DEKLARATA:

Plani jo transparent që ka Edi Rama për godinat shtetërore, i fshehur pas një emërtimi si; energjizimi i qytetit, është në fakt një aferë e re, një farsë me fitues të paracaktuar, një mundësi pasurimi për miqtë e tij. Të parat godina shtetërore që janë në listën e Ramës për t’u shndërruar në grataçela, janë ajo e ATSH-së, e Aviacionit Civil, e Kadastrës dhe e Trajtimit të Pronave. Sipas thirrjes qe Korporata e investimeve me një njoftim gjysmak dhe jo me të dhëna të plota, katër zonat më të shtrenjta në trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa garë. Bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se sa do të merrte një pronar toke, në këto zona.

Shteti përfiton më pak se 35 përqind të ndërtimit. Sot, në Tiranë, ne këto zona të lakmuara ajo që pronari i tokës përfiton është të paktën 45 përqind. E para gjë që bie në sy në këtë projekt jo transparent, është se Kryeministri sillet si pronar i këtyre godinave. Ato nuk janë prona të Edi Ramës. U përkasin qytetarëve, janë ngritur nga puna, nga mundi, nga taksat që ata kanë paguar në vite. Nuk gjendet dot interesi publik në këtë plan. Sipas njoftimit, përfiton administrata, se merr zyra dhe ambiente të reja.

Po mirë, zyrat aktuale e kanë penguar administratën që të ketë sukses. Është për faj të këtyre zyrave që ka korrupsion dhe qytetarët nuk gjejnë të drejtën që u takon. Zyrat e reja do ta bëjnë Kadastrën të ndershme dhe funksionale? Përfituesi i madh është ndërtuesi, i cili dihet se është i paracaktuar, se konkurs nuk do të ketë, do të ketë farsë. Është një mik personal i Edi Ramës.

Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë grataçelë në këmbim të ndërtimin të zyrave për qeverinë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro. Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, në këmbim të zyrave për qeverinë, do të fitojë mbi 40 milionë euro. Ku është qytetari në këtë mes? Ku është përfitimi i publikut, i taksapaguesit? Askund. Sepse këto kulla nuk do të zgjidhin aspak nevojën për strehim, pasi çmimet do të jenë të larta, të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm. 

Është pra e gjitha, një mundësi e mirë pasurimi për miqtë e Edi Ramës dhe një lavatriçe e re e pastrimit të parave në Tiranë. Partia Demokratike e cilëson këtë projekt një aferë korruptive. Ftojmë qytetarët që të reagojnë të bëhen pjesë e aksionit për ta ndalur këtë zhvatje. Bashkohuni me 11 Korrik në Bulevard të ngremë zërin ndaj hajdutërisë qeveritare, ndaj shkeljes së të drejtave, ndaj nëpërkëmbjes së shqiptarëve.

grigels muçollari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj