LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTI-ARSYETIMI/ KAS: Emri i Berishës s'vendoset dot në fletën e votimit, s'është regjistruar në zgjedhje, u fut përmes Metës

Për pasojë, sipas KAS, është krejtësisht e mundur dhe e ligjshme që të pranohet kërkesa dhe vullneti i këtij koalicioni, i materializuar nëpërmjet përfaqësuesve të tij në seancë, që emri i z. Sali Berisha të shënohej në fletën e votimit përbri emrit të koalicionit, kjo në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe të zgjedhjeve.

21 Prill 2023, 19:39 Nga F.M
DOKUMENTI-ARSYETIMI/ KAS: Emri i Berishës s'vendoset dot në
KAS

TIRANË- Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar vendimin e plotë, përmes të cilit arsyeton rrëzimin e kërkesës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të vendosur emrin e kryedemokratit Sali Berisha si udhëheqës të këtij koalicionit. Arsyetimi kryesor, siç shihet në dokument është se sipas KAS, Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë regjistruar në zgjedhje. KAS shton se Berisha ka bërë kërkesën për tu regjistruar, por nuk është pranuar.

KAS shton se është fakt i ditur botërisht se Berisha dhe grupimi i tij politik janë në fakt pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por të papërfaqësuar zyrtarisht në të (koalicion) me një logo politike (partie), pra në fakt ata po marrin pjesë në zgjedhje dhe janë një realitet konkret politik. Për pasojë, sipas KAS, është krejtësisht e mundur dhe e ligjshme që të pranohet kërkesa dhe vullneti i këtij koalicioni, i materializuar nëpërmjet përfaqësuesve të tij në seancë, që emri i z. Sali Berisha të shënohej në fletën e votimit përbri emrit të koalicionit, kjo në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe të zgjedhjeve.

Pjesë nga dokumenti i KAS:

Pika 3 e nenit 98 të Kodit Zgjedhor detyron që “Përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë.”. Fakti që ligji nuk ka bërë një urdhërim specifik për koalicionet zgjedhore, nënkupton se fjalia e dytë e pikës 3 të këtij neni është e vlefshme vetëm për partitë politike që garojnë më vete, dhe jo për koalicionet zgjedhore. Në këtë kontekst, referuar edhe faktit që në marrëveshjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të depozituar në KQZ në momentin e regjistrimit, nuk është specifikuar fakti nëse do të ketë një emër të caktuar që do të shënohet në fletën e votimit përbri emrit të koalicionit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka përdorur diskrecion administrativ krejtësisht të ligjshëm në pranimin e kërkesës fillestare të përfaqësuesve të këtij koalicioni që emri në fletën e votimit të mos vendoset. Është fakt botërisht i ditur se ka një konflikt të hapur prej kohësh lidhur me përfaqësimin real të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Vendimmarrja e mëparshme e KAS, e cila u pasua nga një vendim i KSHZ solli si pasojë regjistrimin në zgjedhjet e datës 14.5.2023 të PD me kryetar të komanduar z. Enkelejd Alibeaj. Në këto kushte, “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha ka qenë subjekt themelues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sikurse rezulton nga marrëveshja për krijimin e koalicionit e datës 15.03.2023. Pavarësisht faktit se me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri nuk e ka lejuar subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha të regjistrohet si pjesë e koalicionit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, kjo nuk do të thotë kurrsesi që Komisioneri ka ndaluar z. Sali Berisha të jetë pjesë e këtij koalicioni apo qoftë edhe drejtues aktiv i tij, sikurse po ndodh realisht.

Në këtë kontekst, në opinionin tim nuk qëndron konstatimi i bërë nga anëtarët në shumicë të KAS se: “..me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri e ka përjashtuar nga koalicioni “Bashkë fitojmë” subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha, duke i ndaluar de facto pjesëmarrjen në zgjedhje. Ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.”. Është fakt i ditur botërisht se z. Sali Berisha dhe grupimi i tij politik janë në fakt pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por të papërfaqësuar zyrtarisht në të (koalicion) me një logo politike (partie), pra në fakt ata po marrin pjesë në zgjedhje dhe janë një realitet konkret politik. Për pasojë është krejtësisht e mundur dhe e ligjshme që të pranohet kërkesa dhe vullneti i këtij koalicioni, i materializuar nëpërmjet përfaqësuesve të tij në seancë, që emri i z. Sali Berisha të shënohej në fletën e votimit përbri emrit të koalicionit, kjo në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe të zgjedhjeve. 3. Neni 46 i Kushtetutës, në pikën 1 të tij parashikon se “1. Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.”. Në nenin 1 të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike” i ndryshuar parashikohet se “Partitë politike janë bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, të bindjeve e të pikëpamjeve ose të interesave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.”.

Në nenin 3 të po këtij ligji parashikohet se “Partitë politike shqiptare janë pjesë e një sistemi të lirë e demokratik qeverisës në vend. Krijimi dhe veprimtaria e tyre është e lirë dhe e garantuar nga Kushtetuta.”. Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 32, datë 21.06.2010, ka theksuar se “... pluralizmi është një tërësi rrethanash ku pushteti politik është i shpërndarë në atë mënyrë që asnjë grup interesi ose klasë e caktuar shoqërore të mos mbizotërojë mbi të tjerët. Kushti bazë për pluralizmin janë zgjedhjet e lira, shumësia e interesave, lejimi i hapësirave për organizimin e mekanizmave të presionit ndaj organeve të pushtetit dhe një shtet që është i përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Në çdo sistem demokratik, përfaqësuesit e popullit në qeverisje zgjidhen përmes zgjedhjeve shumëpartiake, të lira, të barabarta dhe të ndershme” dhe “Konkurrimi i lirë ndërmjet partive është një shfaqje e drejtpërdrejtë e natyrës pluraliste të shoqërisë demokratike dhe është pikërisht mbrojtja e pluralizmit në jetën politike që ka kuptim për vetë ekzistencën e kësaj shoqërie. Gjykata thekson se çdo kufizim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë mbi barazinë e partive në konkurrimin zgjedhor nuk duhet të ketë një pasojë diferencuese ose të përbëjë një trajtim preferencial për disa parti, ose të ndalojë pjesëmarrjen e partive politike në konkurrimin zgjedhor”.

kas 21 prill 2023 kolegji zgjedhor 21 prill 2023 sali berisha ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023 fushata 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri