LIVE UPDATES
Politike

Dosja 'Buka'/ Ish-drejtori i Ministrisë së Financave dëshmitar i SPAK, tensione në seancë

Duçka, dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës, u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka pasur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën. Dëshmitari tha se vendimet nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit, gjë e cila u kundërshtua nga viktimat në këtë proces, anëtarë të familjes Myderizi.

26 Maj 2026, 19:49 Nga E. D
Dosja 'Buka'/ Ish-drejtori i Ministrisë së Financave
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-drejtor në Ministrinë e Financave, Endri Duçka, ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e fabrikës “Buka”. Ai ka deklaruar se procesi është zhvilluar në përputhje me rregullat ligjore dhe vendimet e qeverisë. Sipas tij, në kohën kur drejtonte zyrën e shitjes së pronës shtetërore, institucioni që ai përfaqësonte kishte rolin e hallkës së fundit në procesin e verifikimit të dokumentacionit.

Ai sqaroi se më pas procedura kalonte në fazën e publikimit të ankandit në faqen e Komisionit të Prokurimeve Publike, duke qenë se ankandi ishte i hapur për pjesëmarrje. Duçka bëri të ditur se për dosjen “Buka” kishte vetëm një ofertues, çka sipas rregullave detyroi institucionin të bënte një ripublikim të ankandit me afat 10-ditor.

“Kam qenë drejtor tek Ministria e Financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore. Ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore për dosjen “Buka”, kemi bërë procedurën normale. Drejtoria e drejtimit të pronës publike është hallka e fundit e procesit, ne kontrollonim të gjitha aktet dhe nëse gjendej në përputhje me VKM, vijonim me procedurën, si publikimi për ankandin në faqen e Komisionit të Prokurimeve, pasi ankandi ishte i hapur. Për dosjen “Buka” kishte vetëm një ofertues, ishim të detyruar të bënim një ripublikim me afat 10-ditor. Fituesi u shpall ofertuesi i vetëm”, tha ai. 

Duçka, dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës, u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka pasur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën. Dëshmitari tha se vendimet nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit, gjë e cila u kundërshtua nga viktimat në këtë proces, anëtarë të familjes Myderizi. Këta të fundit iu drejtuan Duçkës duke thënë se ai gënjen, pasi ka qenë në gjyq dhe ka dijeni për vendimet e gjykatave, megjithatë ndërhyrja e gjykatës shtensionoi situatën në sallën e gjyqit.

Elvin Gokaj: A kishit dijeni që kishte 2 vendime gjykatash për këtë pronë?

Endri Duçka: Nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit. Familja Myderizi u ankua, na sollën edhe vendimet, por nuk kishte lidhje me veprimtarinë e drejtorisë sonë.

Elvin Gokaj: Po kërkesa nga përmbaruesi, a ju erdhën?

Endri Duçka: Nuk i kujtoj specifikisht, por kujtoj që i kemi kthyer përgjigje çdo ankese.

Elvin Gokaj: Ju ka ardhur një ankesë për anulim ankandi, çfarë bëtë ju?

Endri Duçka: Me sa mbaj mend, ne i kemi sugjeruar familjes Myderizi t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë për paketën e vlerësimit të aksioneve.

Përveç Duçkës ka dëshmuar edhe Fatmir Hoxhaj, drejtori i pagesave në Ministrinë e Financave. Ndërsa në seancën e radhës të datës 9 qershor, Prokuroria e Posaçme kërkoi thirrjen e dy ish-sekretarëve të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, ndërsa prokurori Gokaj rezervoi të drejtën të hiqte dorë nga thirrja e disa dëshmitarëve të tjerë.

Dosja “Buka SHA”

Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Për këtë dosje SPAK kërkon dërgimin në gjyq të ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës./Dosja.al

endri duçka arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës