LIVE UPDATES
Politike

‘Durana, shpikja e fundit e kreut të organizatës’, Ahmetaj: Parku virtual në Xhafzotaj u është dhënë 26 kompanive

Këto kompani, ndonëse operojnë në zona të tjera si Tirana, regjistrojnë adresën e tyre në këtë park për të përfituar nga përjashtimet fiskale, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

8 Janar 2026, 23:31 Nga I.A
‘Durana, shpikja e fundit e kreut të organizatës’,
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike, duke vënë në shënjestër figura të larta qeveritare dhe duke ekspozuar skema të dyshuara që prekin sektorë strategjikë dhe infrastruktura kombëtare.

Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe parkun teknologjik në Xhafzotaj. Ky projekt përshkruhet si një "park virtual", një mekanizëm mashtrimi për të lejuar rreth 26 kompani, të cilat pretendohet se janë të lidhura me pushtetin dhe grupe kriminale, të shmangin taksat.

Këto kompani, ndonëse operojnë në zona të tjera si Tirana, regjistrojnë adresën e tyre në këtë park për të përfituar nga përjashtimet fiskale, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.

"Ke një shpikje të re tash që quhet Durana. Çfarë është kjo? Çfarë është kjo? Kjo është pra, Durana është një park teknologjik. Ku e di ti sa kam punuar si ministër? Unë iki nga ora 11:00 e natës në shtëpi Ku është maja e ajsbergut tash. Ky prandaj më do mua të vdekur që bën edhe mallkon edhe shan e... Po patjetër. Se unë depozitë s'kam qenë ndonjëherë i këtij. S'kam qenë ndonjëherë. Po do ishte do ishte turp i madh sikur të më kishte mbrojtur ky mua. Sot, do ishte turpi më i madh për mua, po të më kishte mbrojtur ky. Të isha mbrojtur nga një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në kopshtin e karteleve të drogës. Kopshtin e karteleve të drogës. Dhe aty s'ka ilaçe për onkologjikun. 50 milionë atje, 250 milionë këtu. Kopshti i Edenit se duhet që të... Zoti Peka po të lutem dua që të flas edhe me qytetarët se unë e di që ti do t'i marrësh këto edhe do t'i bësh... Durana duhet të ishte një park siç e thotë ligji 58 i 2022-shit e thotë në mënyrë eksplicite çfarë është park teknologjik dhe shkencor. Është një sipërfaqe e përcaktuar trualli dhe ose ndërtesash e cila me vendim të Këshillit të Ministrave shpallet park dhe gëzon status të veçantë të zhvillimit ekonomik dhe fiskal me kuptim të zonës së lirë sipas kodit doganor.

Pra, parku duhet të ketë kufij gjeografik, duhet të ketë porta hyrëse dhe dalëse dhe funksionim të pikës doganore. Ç'ndodh në Xhafzotaj? Tani, shkurt do t'i bie. Për çfarë është përdorur kjo? Kjo është përdorur për të gënjyer shqiptarët që një grup kompanish të mos paguajnë taksa, kompani të lidhura me pushtetin. Unë kam këtu 26 kompani që kanë përfituar autorizime. Dhe i ftoj shqiptarët të shkojnë në Xhafzotaj të shohin a ekziston apo nuk ekziston ky park. Është park virtual. Ligji nuk flet për park virtual. Që ti me demek regjistron adresën në Xhafzotaj dhe punon te blloku në Tiranë dhe nuk paguan taksa. Mashtrim ndaj shqiptarëve. Dhe ja ku i ke kompanitë. Kompanitë, urdhëro. Ky është model virtual.

Prapë të njëjtët me pushtetin. A janë këta? Ja ku e ke listën e kompanive. Urdhëro. Po ta jap. Prit t'ia u tregoj shqiptarëve njëherë listën se filloi pastaj, fillojnë pastaj e thonë siç e ka zakon një i paguar nga të gjitha anët... Ja, lista e këtyre që përfitojnë përjashtim. Janë të lidhur me AKSHI-n. Kanë paguar taksa zero. Kanë gënjyer shqiptarët në kurriz dhe nuk ka para për onkologjikun. Nuk ka para për pensionet. Jo. Po si do ketë? 50 atje, 50 këtu, 250 atje, 300 këtu. Merr nja ca roni andej, merr ca të tjera ik si këtej dhe Lidl pastaj bëhet fuqi gjeografike, logjistike në portin e ri të Durrësit. Çfarë i ngeli shqiptarëve? Apo koston e portit. Ja kjo i ngeli. Më jep të ta sistemoj pak zoti Peka. Kjo është, kjo ishte Durana, shpikja e fundit e 40 biznese. E shpikja e fundit e Elirës së bashku me kreun e organizatës. Kjo është Durana. Urdhëro, merreni. Le ta investigojnë. Se unë dua, unë dua që të mos ketë fare, sa më pak nga këto. S'dua të kem të drejtë. Në raport me të gjitha këto, është interesante, shikoni një çikë.

Me këtë standard, zoti Dumani duhet t'i kishte të gjithë këta në foto duhet t'i kishte akuzuar, po këta s'janë Ben Ahmetaj. Armiku i kreut. Kombinimi për një nga tenderat sekret ku Igli Tafa i jep Firsit 15 milionë dhe pjesërisht thotë në open data, se mund të ketë akoma dhe unë nuk arrita ta shikoja dot, tender sekret të cyber security, një kompanie e cila praktikisht është akuzuar nga SPAK-u për pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Dhe kontrata është 7/10/2024, pagesa pjesore thotë kontratë numër 4837. Kjo është një nga fotografitë. Fotografia tjetër është kur kanë bërë ligjin Durana, ligjin e Duranës, ja ku e ke Ilira Kokonën me Ermal Beqirin, promovim interes. Dhe te lista e kompanive, ke dy kompani të Ermal Beqirit këtu, tek Durana, ja u tregoj për ilustrim shqiptarëve. Promovon këtë burrin që ju jep tendera, që ju ka dorëzuar AKSHI-n. Kopshtin privat të  vetin. Këtë e bën Ermal Beqiri, shoqata. Ky i jep tendera, këta i bëjnë promovim. Kjo s'ka vlerë se është Bashkia e Tiranës e dikurshme. Dikujt i prish shtëpinë, dikujt i prish hotelin, dikujt i prish biznesin, të ka e fut në burg. Dikujt shpronëson tokën një pronari privat me 2.9 milionë dhe i jep Karlos. Ndërkohë këtu kam një shkresë për të treguar që sa herë që kam ikur unë, e para njëherë që s'kam pranuar, dhe sa herë që kam ikur unë ka ndodhur e kundërta," tha Ahmetaj./Syri.net

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë