LIVE UPDATES
Politike

Edhe një iku! Tërhiqet nga gara kandidati i PD-së së Alibeajt në Gjirokastër: Nuk dua t’i shërbej përçarjes

Shemsho Lamaj, kandidat i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt është tërhequr nga gara për Bashkinë e Gjirokastër.

12 Prill 2023, 22:21 Nga k.m.

 

Edhe një iku! Tërhiqet nga gara kandidati i PD-së së
Foto ilustruese

 

GJIROKASTëR- Një tjetër mbështetës i "rrëshqet" nga duart Enkelejd Alibeajt. Shemsho Lamaj, kandidat i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt është tërhequr nga gara për Bashkinë e Gjirokastër. Lajmi është bërë me dije nga vetë Lamaj përmes një postimi të gjatë në faqen e tij në Facebook, i cili shkruan se nuk dëshiron që të përçajë edhe më tek të djathën, ndaj edhe tërhiqet nga gara.

“Nuk dua që t’i shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka pasur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa. Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për të veçuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë). Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe t’i vendosim epitete të paqena njëri -tjetrit. Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin, por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët”, shkruan mes të tjerash Lamaj.

Reagimi i plotë i Shemsho Lamajt:

Kam kontribuar prej vitit 1991 si student dhe vazhdoj edhe sot të kontribuoj pranë PD-së, për vlerat që kanë individët, por edhe për lirinë e fjalës dhe si e vetmja forcë që vrau frikën. Rrugëtimi ka qenë i vështirë, ai ka patur ulje e ngritje. Me miqtë e mi demokrat kemi kaluar shume sfida, megjithatë sot jemi në një përballje që nuk e kishim menduar dhe që nuk e meritojmë! Duke marrë shkas nga situata politike dhe gjendja ku sot ndodhet forca politike e PD-së, shumë nga miqtë e mi nga e djathta por edhe të pa kënaqur të elektoratit gri më kërkuan të kandidoj për postin e Kryetarit të bashkisë, gjë e cila më bëri të hezitoj per vete situaten politike ku jemi, por më vuri edhe para përgjegjësisë përball këtyre njerëzve që kërkojnë shpresën, të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika, të zhytur në varfëri ku përditë përcjellin familjare për në perëndim. Dara e pushtetit nuk ka limte.

Arsyet pse duhet te kandidoja :

– Aderimin në këtë forcë politike prej 1991, ku kam qenë dhe jam pjesë e strukturave dhe kam qenë pranë cdo demokrati edhe ne vitet e vështira

– Kam eksperiencen administrative pasi jam formesuar në kohën që PD-ja ishte në qeverisje.

– Jam në kontakt cdo ditë me demokratët dhe me qytetarët qe nga Dunavati, Manalati deri në fshatin më të largët të Gjirokastres .

– Kam njohje te konsiderueshme dhe gëzoj respekt si profesionist por edhe si intelektual.

– Përballë kemi nje person nën petkun e pushtetit dhe që e përdor atë kudo dhe mbi këdo.

– Shpresa e vrarë te qytetarët e Gjirokastrës që cdo ditë ndjejnë bastisje në qytetin e kthyer në kështjella të heshtura me drynin në porta.

Arsyet pse nuk do të marrë pjesë në këtë garë ( kjo edhe me miratimin e deges se PD Gjirokaster):

– Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa.

– Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te vecuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).

– Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit.

– Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.

Duke qenë se cdo gjë do kohën e vet për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri ,me nderim për cdo demokrat ju bëj thirrje që të lini emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike.

I bindur se dualiteti i kandidaturave te djathta do te avantazhonte te majten, por edhe ju te nderuar demokrat nuk duhet ta mbartni turpin e mos votimit te PD-se dhe te votoni nje parti te majte, pasi ishte kjo force politike qe na nxorri ne opozite ne 2013, qe largonte pa meshire demokratet nga puna, ishte kjo force politike bashkepergjegjese per represionin ne 2014 mbi fshatin Lazarat qe me nje brutalitet te pashoq terrorizuan popullin atje duke u shkaterruar pronen, duke I burgosur djemte e fshatit edhe me Burgim te perjetshem ( kujtojme qe PS ne ate periudhe nuk mund te qeveriste e vetme si dhe Ministria e drejtesise drejtohej nga LSI ), per kanabizimin e vendit , miratimin e reformes per ndarjen administrative e cila favorizon teresisht PS dhe te tjera mekate qe kane rene mbi kurrizin tone. Nuk mund të bujtni te nderuar demokrat në shtëpinë e tjetrit e ta ndjeni veten zot. Cdo shtëpi ka probleme, por ti zgjidhim te shtëpia jonë e cila është vetëm një – PD. Koalicione janë bërë edhe më parë, para dhe pas zgjedhore, por PD-ja nuk ka lëvizur. Kanë ardhur dhe ikur, por jo demokratet; Nuk është në dinjitetin e tyre tjetërsimi dhe aq më keq vota e tyre majtas! Terheqja nuk eshte braktisje e frontit por nje mundesi per te konceptuar te gjithe te ardhmen dhe nuk eshte lufte per pushtet por vizion . Do vazhdoj te udheheq betejen elektorale per te mbledhur vota per Partine Demokratike.

Emrat e PD së Alibeajt për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Patos- Pranvera Rizai
4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
5. Poliçan - Florian Qamo
6. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
7. Kamëz - Bilbil Bajraktari
8. Dibër - Naim Gazidede
9. Dimal- Dritan Sula
10. Sarandë- Skënder Muço
11. Vau i Dejës- Klomentina Drini
12. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
13-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
14-Bashkia Finiq- Leonidh Papa

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar

1. Lezhë - Sandër Marku (tërhequr)
2. Krujë - Sabah Sheta (I tërhequr)
3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)
7. Mirditë-Mark Ruçi (i tërhequr)
8. Gjirokastër-Shemsho Lamaj (i tërhequr)

shemsho lamaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet