12 Prill 2023, 22:06
Nga k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë të dhënë për “Milori Live”, Veliaj e cilësoi një raport fantastik, duke shtuar se “kush na ka inot, kështu na paftë përnot”. Ndërsa hodhi kunja edhe mbi Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, duke iu referuar një batutë që kryedemokrati bëri dje me kandidatin e tij për Tiranën.
"Unë kam 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin, në këtë punë, jashtë kësaj pune, kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. Batutat në fakt filluan që tek sheshi Skënderbej. Batuta mund të bëjnë njerëz që e mbajnë batutën. Ne nuk tregojmë racizëm me njëri tjetrin. Pra asnjëri nuk i thotë tjetrit ti je ezmer natyral, jo po këto… Tjetër një parti që e ka fyerjen si një mënyrë për të komunikuar me tjetrin, tjetër gjë dy njerëz sportiv që punojnë fort, po sigurisht edhe dëfrehen fort,"-tha Veliaj.
Ndërkohë që Veliaj shtoi edhe se nuk ka asnjë ambicje për të zënë vendin e Ramës në krye të Partisë Socialiste.
"Dje, pas nisjes së fushatës i them Ramës, plako, kemi dhe këtë pjesën në Farkë se e bëmë shumë serioze. Kshu nisi muhabeti dhe i thashë më duket se ka ngjit kjo kënga. Më çmende tha, unë nga katuni vij, do më çosh prapë në katun. Hajde i thashë se kemi bo i gjo të papame. Po njerëzit ishin më herët aty dhe koha ma donte që të mbaja një fjalim. Raporti është fantasik, kush na ka inot kshu na paft përnotë. S'kam ambicje të jem në krye të PS. Nuk jam delirant. E di që luftojmë në një territor të vështirë për ne. Kamza dhe Kavaja është territor i vështirë për ne. Vora, po ashtu. Rrogozhina ka qenë gjithmonë 50/50. Kemi Kamzën. Jam optimist për fitim në të 5 bashkitë. Kjo është ambicia ime,"-tha Erion Veliaj.
erion veliaj
Politike
12 Prill 2023, 21:46
k.m.
Lajla Përnaska
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, është e vetmja grua mes 6 kandidatëve pë...
Politike
12 Prill 2023, 21:38
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpjeguar se pse transporti publik falas është diçka e pamundur. Du...
Politike
12 Prill 2023, 21:10
Arlind Qori: Nuk ka shprehje më të gabuar dhe çarmatosëse se ajo, sipas të cilës, çdo popull ka qeverisjen që meri...
Politike
12 Prill 2023, 20:19
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me struktura të partis&eu...
Politike
12 Prill 2023, 20:14
k.m.
Idajet Beqiri
TIRANË- Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka zbuluar komunikimin që ka pasur me klientin e tij dhe arsyen pse dyshon se n...
Politike
12 Prill 2023, 19:46
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar mediave një listë me rregulla të përcaktuara nga Kodi...
Politike
12 Prill 2023, 19:31
A.B
Ervin Salianji
SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i pranishëm ditën e sotme në banesën e kreut t&...
Politike
12 Prill 2023, 19:20
k.m.
Edi Rama dhe demokratja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka çelur sot fushatën për zgjedhjet e 14 Majit në qytetin e Durrësit,...
Politike
12 Prill 2023, 19:18
k.m.
Edi Rama dhe doktoresha
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një aksesor të ri sot për "outfit-in" e tij. I ka marrë ç...
Politike
12 Prill 2023, 19:00
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë fitojmë!" për Bashkinë e Tiranës, B...