LIVE UPDATES
Politike

Fushata ndizet, Berisha nxjerr arsenalin e batutave: Rama sot ishte nxirë, jo si ti Belind, ti je esmer!

Sali Berisha komentoi me humor pamjen e kryeministrit Edi Rama.

11 Prill 2023, 21:22 Nga k.m.
Fushata ndizet, Berisha nxjerr arsenalin e batutave: Rama sot ishte nxirë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar fushatën e Partisë Socialiste, që ka nisur sot në Tiranë. Në një takim që ka pasur me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi me humor pamjen e kryeministrit Edi Rama.

"Ai ishte i nxirë sot, ai ishte vrug, po ta shihje. Belind ti je esmer natyral, ai e kishte nga tjetër hall. Ai e ka nga halli, ti e ke për...Lere atë punë, e di ai çfarë e pret,"-tha ndër të tjera Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Ju e patë sot, ai ishte i nxirë. E patë Edi Ramën, në atë recitim të shkurtër që i bëri nomenklaturës së tij ishte i nxirë. Ajo nxirje flet shumë, ua them unë ju, e parandjen, e parandjen humbjen e tmerrshme. Erion Veliaj u tha qytetarëve të Tiranës, se kur Edi Rama ishte kryetar bashkie ju merrnit vetëm 2 orë e gjysëm ujë. Vetëm dy orë e gjysëm ujë. Edhe këtë e gënjeu, se nuk mund të lëshojë një fjalë pa gënjyer, por këtë e tha. Dhe ky po ua kthen me pemë. Po mbjell një muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për ti thënë se ai pylli yt me 1 milionë pemë është 1800 herë mashtrim. Pra, se kanë të bëjnë, se beteja zhvillohet edhe me simbolika. Armiqësia e tyre është shumë e thellë, jo vetëm personale. Edhe klanet i kanë. Kokën ti hanë njëri-tjetrit, populli i Tiranës do të ju japë përgjigjen atyre me 14 maj. Se nuk jemi ne për të qajtë hallet e dy, do të thosha, dy individëve që përbëjnë në shumë aspekte figurat më negative të politikës shqiptare në kohëra. Por meqë jemi te zgjedhjet lokale, unë dy fjalë do them për Erion Veliajn. Në qoftë se ka një njeri, unë nuk po i them atë që i thonë qytetarët, fals dhe mashtrues, por cinik dhe pandjenja, si atë nuk mund të bëhet. Po njeriu i vetëm, që mburret se u rrit çmimi i apartamenteve nga vjet, sivjet me 110%. Po ka ndjenja njerëzore ky njeri. Po pse ndërtohen apartamentet, a ndërtohen për tu strehuar njerëzit. A ndërtohen ata si një mollë e ndaluar për shtresën e mesme, kurrën e kurrës. Kurse në Shqipëri nuk blen do kush më apartament. Dhe e nxorrin, unë tha kam rritur taksën 8 herë. Ti rrit taksën 8 herë, ndërtuesi 2-3 fishon çmimin, dhe qytetari, për qytetarin ajo që është gjëja më thelbësore e jetës, banesa dhe familja bëhen një mollë e ndaluar. Kaq e gjitha puna dhe dominon droga. Ndaj dhe i thoshin mediat e huaja Edi Ramës, se po e shndërron Shqipërinë, në Shqipëri do të mbeten vetëm trafikantët në këtë mënyrë. Dhe ky me mburrje thoshte sot, Tirana është rritur 28 herë. Po njeri më skandaloz se këtë dhe të pacipë nuk ka. Ka një institut statistikash që e drejton Edi Rama dhe ai institut thotë; në vitin 2015, Tirana ishte 834 mijë banorë. Në vitin 2019, Tirana u bë 925 mijë banorë. Si mundet një njeri të flasë pa asnjë lloj përgjegjësie. Imagjinoni tani, krahasoni atë me përgjegjësinë e Belind Këlliçit. Autori i 1 milionë pemëve të mbjella, çfarë do të thotë i vjedhjes, të paktën të vlerës së 990 mijë fidanëve të blera. Ku shkojnë ato, të gjitha në kontot ofshore. Ju lutem, çdo qytetar të Tiranës ta pyesni, a u akuzua ky për djegësat, se qarkullon paratë e Pasdaranit. Ky se hap dot gojën, nuk çel dot gojën se Bruno Presseci, pronari me dokumente i djegësit të Tiranës, është ortak i Ali Aliabatit. Tani e përzunë dëshmitarin, Gabrielin që ishte me ta. Pasi e përzunë pa drejtë kthimi për 5 vite, për shkak të hetimit, tani ai flet, bën detyrën si qytetar dhe flet aty ku është dhe po i zbërthen. Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave nga Bruno Pressezi dhe Ali Aliabati. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit. Njeriu që po vjedh bashkinë çdo ditë, duke asfaltuar me mjete të bashkisë dhe duke ua faturuar firmave të veta private. U ndala në këtë analizë vetëm e vetëm për të zbërthyer pak pse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi. Ka shkaqet e veta pra.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet