LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama i lëpihet Gysit"/ Berisha ngre akuza ndaj Ramës: Dekoroi babanë e Ergys Agasit sepse është peng i arkivave të tij të krimit

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë vlerësim si një 'akt lëpirjeje publike'.

26 Maj 2026, 12:19 Nga D.S
"Edi Rama i lëpihet Gysit"/ Berisha ngre akuza ndaj Ramës:
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, pas një aktiviteti të zhvilluar në Durrës, ku u dekorua ish-deputeti socialist Bardhyl Agasi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë vlerësim si një 'akt lëpirjeje publike'.

Sipas liderit të opozitës, dekorimi i Bardhyl Agasit është bërë vetëm për të fshehur veprimtarinë kriminale të djalit të tij, Ergys Agasi, i cili sipas Berishës është një koordinator i kartelave të drogës dhe drejtues grupi të strukturuar kriminal.

Postimi i Berishës:

"Edi Rama i lëpihet Gysit. Miq, pas përgjërimit disa ditë më parë për "virgjëreshën e korrupsionit", Lindën e gjorë të AKSHI-t, Edi Rama kreu dje në Durrës një tjetër akt të rëndë lëpierje publike. Këtë herë ndaj vetë Ergys Agasit, duke dekoruar me pompë dhe salltanet babanë e tij, Bardhyl Agasin, si "qytetar shembullor" të Durrësit, me meritë të vetme ndaj qytetit, kapo-mafian Gysi.
Socialisti i dekoruar nga Rama është babai i Ergys Agasit, koordinatorit famëzi të kartelave më të fuqishme të drogës në Evropë dhe kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t. Gysi famoz akuzohet si organizator i pengmarrjeve dhe zhdukjeve të biznesmenëve e punonjësve në AKSHI —kopshtit privat të Edi Ramës. Ai është autori i krimeve më të rënda shtetërore, që nga vjedhja dhe eksportimi i të dhënave më private të qytetarëve shqiptarë, e deri te zhvatja e qindra milionë eurove në tendera publikë dhe pasuri publike.

Ky është njeriu që mban qindra e mijëra video, regjistrime, foto dhe dokumente komprometuese për Ramën, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit, baxhanakun Armand Frangu e të tjerë. Në fakt, nuk dihet nëse Bardhyl Agasi ka përfituar nga pronat dhe pasuritë e vjedhura prej Ergysit, apo nëse ka hapur ndonjë shishe 36 mijë euro Romanée-Conti si Rama me të birin. Por, deri më sot, ai nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka kërkuar kurrë falje që rriti një nga monstrat më të mëdhenj të krimit dhe as nuk ka dënuar krimet e të birit. Prandaj, dekorimi i tij është një fyerje dhe poshtërim i rëndë. Është fyerje për çdo socialist të ndershëm që sheh se dekoratat e qeverisë shkojnë për familjet mafioze, dhe njësoj është fyerje për qytetarinë durrsake e për çdo shqiptar.
Këtë kreu i meduzës së krimit, Edi Rama, e di shume mirë. Ai e di gjithashtu se kjo dekoratë do të përbënte lajm botëror. Sipas kodit të mafies, ky dekorim u thotë qytetarëve të Durrësit se elitë bëhesh vetëm kur je mafioz, duke u dhënë mesazhin: "Mos guxoni të përçmoni Agasët, sepse ata janë paria e qytetit".

Ky është gjithashtu një paralajmërim i fortë dhe serioz për prokurorinë: "Mos guxoni të hetoni apo të kërkoni pasuritë e krimit të Agasit Junior te Agasi Babë (fisniku mafioz i PS-së), sepse do të ndëshkoheni rëndë". Pavarësisht këtij turpi, Edi Rama e ndërmori këtë akt sepse ai dhe familja e tij janë pengje të krimeve të veta, të faktuara dhe të dokumentuara mirë në arkivin e Gysit. Rama beson gabimisht se duke e ngjitur më lart në shtyllën e turpit Agasin Babë, do të arrijë t'i mbyllë gojën Agasit Junior. Drejtesia vonon por nuk harron!", shkruan Berisha./Dosja.al

sali berisha pd ergys agasi bardhyl agasi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje