LIVE UPDATES
Politike

Edi Rama 'josh' investitorët grekë: Nëse investoni në Shqipëri, do keni trajtim të veçantë dhe privilegje, po na ikin njerëzit!

Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis, nënvizoi se Greqia dhe Shqipëria kanë një histori të përbashkët të lavdishme, por edhe një të ardhme më të ndritur të përbashkët. Ai tha se nën drejtimin e Edi Ramës, ekonomia shqiptare ka treguar potencial të madh dhe progres të madh. 

21 Mars 2023, 21:27 Nga F.M
Edi Rama 'josh' investitorët grekë: Nëse investoni
Edi Rama

GREQI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar privilegje dhe trajtim të veçantë për kompanitë greke që duan të investojnë në Shqipëri. Newsbomb.gr shkruan se I pranishëm në Forumin Greko-Shqiptar në Athinë, një diskutim me anëtarë të qeverisë greke dhe kompanitë greke, Rama tha se ka ndërmend të zhvillojë një nismë të veçantë për bizneset e shtetit helen.

“Duam të nisim një nismë të veçantë për bizneset greke. Ne po mendojmë të bëjmë diçka shumë radikale dhe të ftojmë kompanitë tuaja që të vijnë dhe të kenë një trajtim shumë të veçantë atje për disa vite, në zona ku kemi probleme, sepse njerëzit po largohen, por ku ka ende shumë potencial," tha Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nga skena e Forumit Greko-Shqiptar, organizuar në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi.

Në debat morën pjesë nënkryetari i qeverisë greke, Panagiotis Pikrammenos, ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis dhe nga pala shqiptare e përbërë nga Ministrja e Financave e Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Zëvendësministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike të Republikës së Shqipërisë, Besart Kadia, si dhe Kryetari i Forumit Ekonomik të Delphi, Symeon Tsomokos e një sërë kompanish dhe organizatash greke që janë aktive në Shqipëri.

Mediat greke shton se Rama vuri në dukje se investimet nuk kanë të bëjnë vetëm me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut apo vendet e tjera fqinje, por është një treg më i gjerë që po formohet përmes bashkëpunimit të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.

“Ne po shkojmë drejt një tregu të vetëm në rajon. Dhe është një treg serioz. Në të kundërt jemi tregje të vogla”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të nevojshëm për marrëdhëniet ekonomike greko-shqiptare. 

“Politikisht jemi në një nivel shumë të mirë, çështjet tona trajtohen me përkushtim nga të dyja palët, me një mirëkuptim të përbashkët sepse ne duhet t'i zgjidhim dallimet tona dhe askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ne”, theksoi ai, duke shtuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve thellon marrëdhëniet mes njerëzve e bizneseve mes dy vendeve.

Ai theksoi se kryeministri grek e ftoi të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi, i cili do të mbahet në datat 26-29 prill në Delphi, ndërsa gjatë fjalës së tij shprehu interesin për zhvillimin e mëtejshëm të Forumit Ekonomik të Tiranës që do të mbahet në Tiranë në qershor.

“Greqia, në shumë mënyra, është rikuperuar. Kriza financiare dhe të gjitha pasojat e saj traumatike janë kapërcyer. Një epokë e re ka ardhur për jetën sociale dhe ekonomike greke. Ekonomikisht, Greqia sot është e shëndetshme. Pra, është koha që të fokusohemi më shumë në rajon dhe të bëjmë më shumë për rajonin. Dhe mendoj që kompanitë greke sot kanë aftësinë për ta bërë këtë”, tha zoti Rama.

Kryeministri shqiptar foli dhe për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane dhe nënvizoi se klima ka ndryshuar pozitivisht në Evropë, veçanërisht nën presionin e agresionit rus. 

“Na duhej një luftë jo vetëm për të thënë, por edhe për të kuptuar thellë se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për pjesën politike të vizionit dhe strategjisë evropiane”, tha ai.

Ai tha se hendeku midis vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve joanëtare po zgjerohet në vend që të ngushtohet, duke shtuar se kjo gjë u vu re gjatë krizave (një prej tyre pandemia e Covid-19), pasi vendet anëtarë të BE-së kishin shumë më tepër mjete në dispozicion, siç është Fondi i Qëndrueshmërisë, i cili mbështeti qytetarët dhe qeveritë. 

“Evropa duhet të bëjë më shumë. Tani po përpiqemi të hapim një debat për diçka të re sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes Ballkanit dhe Evropës. Duhet një lloj financimi për vendet tona pa pritur anëtarësimin e tyre. Sepse kam frikë se mund të jetë tepër vonë. Por krahasuar me atë kur patëm takimin tonë të parë për Ballkanin Perëndimor, është një frymë krejtësisht ndryshe,”- vuri në dukje ai.

Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis, nënvizoi se Greqia dhe Shqipëria kanë një histori të përbashkët të lavdishme, por edhe një të ardhme më të ndritur të përbashkët. Ai tha se nën drejtimin e Edi Ramës, ekonomia shqiptare ka treguar potencial të madh dhe progres të madh. 

“Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kalon nga Greqia”, tha ai dhe vuri në dukje se Greqia mbështet anëtarësimin e saj.

Në diskutim mori pjesë Presidenti i Forumit Ekonomik Delphi, z. Symeon Tsomokos, i cili në fjalën e tij hyrëse theksoi se bashkëpunimi midis Greqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të lulëzojë, duke sjellë prosperitet dhe zhvillim për vendet dhe qytetarët. 

“Forumi Ekonomik Delphi ka kultivuar lidhje të forta me Shqipërinë për këtë detyrë fisnike për të zhvilluar më tej marrëdhëniet tona në Forumin Ekonomik të Tiranës duke u bërë një nga takimet më me ndikim midis liderëve politikë, të biznesit dhe intelektualëve që nga Shqipëria dhe Evropa,”- tha ai.

edi rama forumi i delfit ne athine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet