LIVE UPDATES
Politike

Raporti i DASH, Berisha: Këtyre u duhet krimi e bandat për të fituar zgjedhjet, vjedhin miliona euro në punë publike

Bandat, banditët dhe vrasësit, sipas Berishës, janë njerëzit më të preferuar të Edi Ramës dhe ministrave, sepse nëpërmjet tyre, ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligjet.

21 Mars 2023, 18:19 Nga F.M
Raporti i DASH, Berisha: Këtyre u duhet krimi e bandat për të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që vuri në dukje një ditë më parë korrupsionin në qeveri, blerjen e votave dhe abuzimet me fondet. I ndodhur në Selenisë ku prezantoi kandidatin e tij, Berisha tha se DASH foli për lidhjen e qeverisë me bandat dhe abuzimin e zyrtarëve të lartë. Këtu Berisha përmendi emrin e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj dhe Engjëll Agaçit. Bandat, banditët dhe vrasësit, sipas Berishës, janë njerëzit më të preferuar të Edi Ramës dhe ministrave, sepse nëpërmjet tyre, ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligjet.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Sot Edi Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Aliaj në 1991. Sot ne gratë dhe burrat që njohëm diktaturën komuniste, formën më të egër të komunizmit në Europë, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. E dimë se monizmi, prodhon dhunim, shtypje, varfëri, tjetërsim. Dhe ky është monizmi i ri që ne përjetojmë. Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leliniste në të cilën kundërshtari ishte armik për tu burgosur, për tu ekzekutuar, për tu internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe terrorin e tij. Lidhjet e krimit gjer tek Edi Rama dhe ministrat e tij. Çfarë u duhet krimi këtyre do të pyesni ju; krimi u duhet vetëm për pushtetin. Edhe në diktaturë, kishte ligje, ligjet e diktaturës e ndalonin torturën, ligjet e diktaturës kishin dhe ato përcaktimet për kohën e mbajtjes në paraburgim dhe burg. Por në diktaturë ekzistonin hetues xhelatë, ekzistonin njerëz mizorë, që përdorin të gjitha mjetet e dhunës kundër kundërshtarëve politikë.
Udhëheqja e kohës e dinte se ata po shkelmonin ligje, por ata ishin më të preferuarit e saj sepse ata ushtronin ndaj kundërshtarin politik, atë që ligji nuk e lejonte. Nuk e lejonte ligji të internonte fëmijë, kurse këta xhelatë merrnin fëmijë e pleq dhe i internonin në Tepelenë, Kavajë, etj., dhe në këtë mënyrë ata bëheshin njerëzit më të preferuar.
Po kështu sot. Bandat, banditët, vrasësit janë njerëzit më të preferuar të Edi Ramës dhe ministrave, sepse nëpërmjet tyre, ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligjet. Dhe kjo është arsyeja e lidhjes së tyre me krimin, me drogën.
Edi Rama monizmin e tij e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur çdo ditë por vjedhjet e qindra milionë eurove në djegësat, në Durrës, në tendera sekretë, në Portin e Durrësit dhe kudo. Dje Departamenti i Shtetit denonconte në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur thoshte, janë zhdukur në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit, pa asnjë diskutim. Pra këta vjedhin. Por vjedhjet më të mëdha këta i bëjnë në punë publike. Po vija këtu dhe rrugët anësore, Lekaj-Fier, rrugët anësore kushtojnë me Edi Ramën 2.2 herë më shumë se sa vetë autostrada, se sa vetë bajpasi i Fierit, se sa kilometri në autostardën Levan-Vlorë. A mund të imagjinohet kjo. Këta ndërtojmë kilometrin me paratë tuaja, 24 mln euro autostradë në fushë. Këta vjedhin 70 deri në 90% të gjithë fundit të punëve publike. Këta ndërtojnë një shkollë e cila kushton 700 mijë euro në të gjitha manualet e ndërtimit me 5-6 mln euro dhe këto janë realitete.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën